• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimi, inspektorët e tatimeve ‘rrjepin’ bizneset e rregullta

23:21 : 13/11/2018
në AKTUALITET

Kamera e fshehtë e emisionit Stop, sjell me zë dhe figurë “rrjepjen” periodike që u bëhet qytetarëve, që kanë një biznes të rregullt. Një qytetar me një biznes të tillë bisedon me inspektor tatimesh dhe ky i fundit i merr 100 mijë lekë të vjetra, për ta lënë të punojnë.

Qytetari i thotë, se i paguan çdo gjë shtetit dhe kjo nuk është normale, pasi i bie të lerë rrogë mujore nëpër kontrolle. Por inspektori tatimor e bind, se kështu është në çdo sektor. Ai i thotë, se me t’i marrë “kafenë”, për një vit nuk do të shihen më bashkë. Edhe nëse në derë i vjen një koleg, ai vetë, do t’i thotë, ta lerë të qetë, se e njeh.

 

Qytetari me biznes – Ça bone ti?

Lexo edhe:

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

Punonjësi i tatimeve – Ça bone ti? U lodhe? Si të kam? Si dukesh?

Qytetari me biznes– Eeee mos të them ndonjë gjë unë tani, të jetë e para dhe e fundit!

Punonjësi i tatimeve – Po…

Qytetari me biznes – Që mos të rri më kshu!

Punonjësi i tatimeve – Ti, a bone ndonjë denoncim, o burrë?

Qytetari me biznes – Po s’e kam bërë unë, o burrë!

Punonjësi tatimeve – Po pse, o vëlla?

Qytetari me biznes – Me bo denoncim?

Punonjësi tatimeve – Po në telefon mo! 08001414 kush mendon, që ty të prish punë o **, kush subjekt?

Qytetari me biznes – Del direkt atje ëëë…?!

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo! Del një vajzë atje, si me marrë Ministrinë e Shëndetësisë, o burrë. Filan qendër shëndetësore nuk po më shërben. Mjeku i familjes është zënë keq me mua. Ajo të thotë: Do të identifikohesh? Ti i thua: jo! Jam qytetar anonim, se s’do. Mirë – thotë ajo. Faleminderit!

Qytetari me biznes – Ju japin urdhër ju direkt, si është problemi?

Punonjësi i tatimeve – Eëëë…

Qytetari me biznes – U japin urdhër?

Punonjësi i tatimeve – Direkt denoncim, o burrë! Direkt, o vëlla, po jo mo, nuk është puna në tatime, doganë, polici, AKU, bashki, Inspektorat Mjedisi. Kushdo qoftë, o vëlla, kushdo qoftë edhe kryesisht.

Qytetari me biznes – Unë nuk e di, o vlla, nuk më të saktë e më kshu për mu, s’ka!

Punonjësi i tatimeve – Po pse shumica s’janë të sakta? Kush ma ka bo tha ky, ça e ka ky Artisti te Vorri Bamit?

Qytetari me biznes – Pse dhe atij i erdhën?

Punonjësi i tatimeve – Eeee kush ma ka bo tha? I thashë: Sa ke ktu i thashë, rresht? Po më tha, janë 5. Kush? Mundet tha ai i dyti. Pse? Ai është mërzit shumë tha, kur e kam hap unë. Boja ti, i thashë: nema numrin, bjer një stilolaps! Ti rri këtu brenda! Si boj tha? O vëlla! Filan kafe nuk lëshon kupon tatimor. Edhe po të pyti ajo vajza, s’di gjo thuj! Ku është? Te Vorri Bomit. Si e ke emrin? S’di gjo, thuj! Kaq! Ça t’i bësh ti tash? S’ke ça i bën. Ça t’i bësh?!

2.

Punonjësi i tatimeve – Kush mendon ti, që mund të prishë punë?

Qytetari me biznes – Tashi, këtë punë, kjo do vazhdojë gjatë ndoshta, or ti! Duhen lekë. Jep, jep, jep, si pa të arsyeshme.

Punonjësi i tatimeve – Pse gjatë e *

Qytetari me biznes – Po gjatë, o burrë, se në Korrik e bëmë ne.

Punonjësi i tatimeve – Pse?

Qytetari me biznes – Në korrik domethënë, ne mbaruam punë. Korrik ishte apo jo?

Punonjësi i tatimeve – O * ,jo nuk e di, ishim Qershor, Maj apo Korrik.

Qytetari me biznes – Korrik ka qenë, jo Korrik ka qenë. Gushti, Shtatori, Gushti, jemi me pushime, jemi andej nga jugu.

Punonjësi i tatimeve – O *.

Qytetari me biznes – Nuk kam qejf kshu, për Zotin e madh!

Punonjësi i tatimeve – Për sytë e ballit! Përsa kam pas unë mundësi me shokë, di me të ndihmu. Ndërsa ta dish, 80% dun me të prish punë.

Qytetari me biznes – Vari lesht, o ti, ku di unë, ça të them?!

Punonjësi i tatimeve – Ça me të thënë tani shoku jot?! Ti ndaç beso, ndaç mos e beso, ndaç…, të paktën kshu janë bërë praktikat.

Qytetari me biznes – Po mirë, o mirë! Po s’e shoh të arsyeshme, të paktën tani.

Punonjësi i tatimeve – O * me të thënë…, ça me të ashtu tjetër?!

Qytetari me biznes – E marrim për këtë radhë. Tani do të vazhdojmë kështu më duket, pa arsye.

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo, jo!

Qytetari me biznes – Po vazhduam kshu, më mirë ma thuaj o * dhe unë s’kam ca me të bo. Edhe ca më sugjeron tani ti mua, se vjen ndonjë tjetër nesër dhe vari leshtë, o burrë!

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo, o * ! Ta kesh parasysh një gjë! Nuk je ti i pari, as i fundit në Tiranë, as në Shqipëri.

Qytetari me biznes – Unë i paguaj, i bie të paguaj domethënë dopio gjobë. Në qoftë se më bie gjoba mu nesër, ti prapë s’më del mua garant, që ore, unë të mbrojta, po s’të mbrojta.

Punonjësi i tatimeve – Si për denoncim?

Qytetari me biznes – Eee…

Punonjësi i tatimeve – Jo mo, për denoncim s’bëhet fjalë! A i ke bo atë, që i ke thënë nji ashtu?!

Qytetari me biznes – Unë, jo dua të lavdërohem, po nesër me më ardhë kontroll shteti…

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo, jo, jooo…

Qytetari me biznes – Për Zotin! Ja po ta them me sinqeritet, për kokë të gjithëve! Nesër le të më vijë mua kontroll shteti, në qoftë se mu, unë e kam ekonomisten në punë njëherë tani, ndonjëherë, pa le sesi po mund të ndodhi ndonjëherë, a më kupto?

Punonjësi i tatimeve – Më fal pak! Nuk bohet fjalë fare!

Qytetari me biznes – Jam shumë i rregullt o burrë, me shtetin. Kjo më acaron tashi, kafet kshu.

Punonjësi i tatimeve – Po s’je i pari, o * er burrë, as i fundit!

3.

Qytetari me biznes – Nuk lej o burrë, për kshu, se jam i detyruar të pres kupona.

Punonjësi i tatimeve – * ne jena mundu me të ndimu, jo me të prish punë, se me të prish punë…

Qytetari me biznes – Mirë, na ta mbyllim këtë të pjesës tënde! Shifeni njëherë, ça bëhet, o burrë i dheut, se i bie si rrogë mujore!

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo!

Qytetari me biznes – Për Zotin e madh! Po i bie të jetë Korrik, tani Shtator, bën vaki tani para vitit të ri, duhen prapë ndonjë gjo, do vish!

Punonjësi i tatimeve – Jo ne ndoshta s’shifna një vit, o burrë!

Qytetari me biznes – Po jo, mor burrë jo, ku di unë ca të them tani!

Punonjësi i tatimeve – Unë me shokët e mi jo, po të erdhën të tjerë, ku di ca të them, po edhe të tjerëve një fjalë të mirë për filanin, ja thona.

Qytetari me biznes – Tani unë po të them.

Punonjësi i tatimeve – Tani seriozisht, më shumë se kaq, ça do tashi me të ndihmu, më shumë tani, ça don tashi, veje ti veten në vendin tonë, o vlla!

Qytetari me biznes – Po shqetësim është kjo, domethënë, që çdo 1 muaj e gjysmë – 2 muaj, pfff…

Punonjësi i tatimeve – Jo, me thënë tani..

Qytetari me biznes – Jo më duket edhe mua, sikur.., ore edhe nesër me më ardhë kontrolli, nuk më mbron dot. Atë e di.

Punonjësi i tatimeve – Jo me qenë vetë fizikisht, po!

Qytetari me biznes – Unë mundohem të rri korrekt me shtetin, sepse…

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo me qenë vetë, o shok… O vlla, filani, po lëre, o burrë lëre! Pse e njohim, lëre!

Qytetari me biznes – Si do e lejmë, po jo, se dhe kshu s’mund ta vazhdojmë për Zotin!

Punonjësi i tatimeve – Ça me vazhdu?

Qytetari me biznes – Me vazhdu prapë kshu, çdo 3 –4 muaj…

Punonjësi i tatimeve – Absolutisht jo!

Qytetari me biznes – Mirë!

Punonjësi i tatimeve – Jo, jo, jo! Mu s’s’s’s ça s’ke punë, ça me vazhdu mo *?!

Qytetari me biznes – Mirë!

Punonjësi i tatimeve – Ç’punë ke me vazhdu? Më jep dorën, je në rregull! Për ça me vazhdu?!

Qytetari me biznes – Ok! U kry!

Punonjësi i tatimeve – Ç’punë ke me vazhdu, ti je në rregull.

Qytetari me biznes – Gjithë të mirat! Ciao!

Punonjësi i tatimeve – Subjekti * je në rregull!

Lajme të lidhura

BOTA

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025
AKTUALITET

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

11:54 : 18/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

11:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

11:44 : 18/06/2025
AKTUALITET

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025
AKTUALITET

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër

11:35 : 18/06/2025
Para

Ndërron jetë boksieri

TË GJITHA

BE tepër e ngadaltë në shmangien e luftës tregtare me Donald Trump

11:56 : 18/06/2025

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

11:54 : 18/06/2025

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, arrestohet piromani (EMRI)

11:45 : 18/06/2025

Ishte në kërkim nga policia, kapet në kufi 51-vjeçari

11:44 : 18/06/2025

Po zhytemi në varfëri! Në 2024-ën u mbyllën 27 biznese me mbi 50 punonjës, shumica në Tiranë e Elbasan

11:43 : 18/06/2025

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër

11:35 : 18/06/2025

Dhunë ndaj motrës dhe “tapë” në timon, arrestohen dy persona në Elbasan

11:23 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com