• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A shpërdoroi detyrën gjyqtarja Liljana Baku për të “ndihmuar” Geron Xhafen?

09:46 : 13/11/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku, u rrëzua dy herë, nga dy gjykata të ndryshme brenda pak javësh, për vendimin e dhënë prej saj në disfavor të gazetarit Jetmir Olldashi. Baku mbështeti një hetim anti-procedurial, madje edhe tejkaloi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda kundër ndaj gazetarit, i cili kreu detyrën e tij, duke intervistuar një person që denoncoi përfshirjen në trafik të Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Prokuroria për Krime të Rënda, pasi u vu në shërbim të Fatmir Xhafaj, vendosi të mos hetonte vëllain e ministrit, por të ndiqte penalisht denoncuesit-shtetasin Albert Veliu dhe gazetarin Jetmir Olldashi, të dyshuar për “kallëzim të rremë”. Në kërkesën e saj drejtuar gjykatës për Krime të Rënda, prokuroria kërkoi që ndaj Olldashit të caktohej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore” një herë në dy javë.

Gjyqtarja Liljana Baku, në kundërshtim me procedurën penale dhe praktikën gjyqësore, vendosi që jo vetëm të pranojë kërkesën e Prokurorisë, por edhe të dyfishojë penalitetin ndaj gazetarit. Ajo vendosi që Jetmir Olldashi të paraqitej në prokurori çdo javë.

Në këtë vendimmarrje të Bakut, identifikohen të paktën dy shkelje të rënda proceduriale. Së pari, vepra penale e “kallëzimit të rremë” nuk është kompetencë e Gjykatës për Krime të Rënda. Ndaj, më së paku, gjyqtarja Baku duhet të kishte shpallur mos-kompetencën. Por ajo zgjodhi që të ndjekë lojën e prokurorisë dhe caktoi masa sigurimi për dy persona që akuzohen për “kallëzim të rremë”.

Lexo edhe:

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

Nuk mjaftoi me kaq. Gjyqtarja Baku vendosi që gazetari Olldashi të paraqitej çdo javë para prokurorit, pavarësisht se vetë prokuroria kishte vlerësuar që nuk ishte i nevojshëm ky intensitet takimesh me “personin nën hetim”, Jetmir Olldashi. Por, gjyqtarja e dha vendimin e saj, në shkelje flagrante të ligjit procedurial, i cili përcakton se gjykata nuk mund të japë një masë më të rëndë sesa kërkesa e Prokurorisë.

Por, për zonjën Baku, shkeljet në këtë rast duket se nuk përbënin problem. Gjithësesi, vendimi i saj që detyronte Olldashin të “takohej” çdo javë me prokurorët, u rrëzua shumë shpejt. Fillimisht, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e vlerësoi shkelje ligjore vendimin e Bakut dhe vendosi që gazetari Olldashi duhet të paraqitet para prokurorëve, sipas kërkesës së vetë këtyre, një herë në dy javë.

Pasi çështja, më në fund, kaloi për kompetencë në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës, kjo e fundit vendosi që gazetari Jetmir Olldashi të paraqitet në prokurori një herë në muaj. Pra, si Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ashtu edhe gjykata e Tiranës, vlerësuan se vendimmarrja e gjyqtares Liljana Baku jo vetëm që ishte anti-ligjore, por, njëkohësisht, edhe absurde.

Pavarësisht këtyre shkeljeve, Liljana Baku vijon detyrën e saj, në pritje të procesit të Vetingut. Me një vendim në favor të Fatmir Xhafajt, ajo duket se rriti kreditet e saj para maxhorancës socialiste, të cilës i kishte “shërbyer” edhe pak muaj më parë.

Liljana Baku ishte gjyqtarja që refuzoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda në maj 2018 për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Zonja Baku gjeti një zgjidhje të mesme, duke caktuar në atë kohë “arrest në shtëpi” për Tahirin, duke i mundësuar këtij të fundit, të akuzuar për bashkëpunim me narko-trafikantët Habilaj, të shijonte rrezet pranverore nga ballkoni i banesës e duke përshëndetur ironikisht shumëkënd që besonte se ai duhet të paguante penalisht për veprimet e tij antiligjore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025
AKTUALITET

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025
AKTUALITET

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025
Para

Kishin mbushur “Benzin” me armë, dy të arrestuar në Durrës (VIDEO)

TË GJITHA

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com