• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kushtrimi” i Edi Ramës: Saimir Tahiri të shpallet i pafajshëm!

12:42 : 10/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama i drejtoi “ultamatumin” Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për të shpallur të pafajshëm ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Saimir Tahiri.

Nga studio e “Real Story” të Sokol Ballës, shefi i qeverisë u kërkoi kundërshtarëve të tij politikë e mediatikë që “t’i kërkojnë falje Tahirit për baltën që kanë hedhur mbi të”. Këtë thirrje, Rama e mbështeti tek vendimi i Gjykatës së Katanias, e cila arkivoi hetimet e nisura për Saimir Tahirin, si person i dyshuar për bashkëpunimin me narko-trafikantët Habilaj.

Duke iu referuar vendimit italian, Kryeministri i vendit kërkoi që të njëjtin shembull të marrë edhe prokuroria shqiptare, e cila e ka nën hetim ish-ministrin e Brendshëm prej më shumë se një viti.

Lexo edhe:

Diella në dritë të Diellit

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari/ EMRI

Qartësisht, Edi Rama po luan një lojë politike me hetimet e prokurorisë së Katanias. Është fakt se prokurorët italianë nuk siguruan prova në ngarkim të Tahirit. Por, shumë më ndryshe është situata e hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda. Gjatë këtyre muajve, prokurorët shqiptarë kanë siguruar të dhëna që e lidhin ngushtë Saimir Tahirin me Habilajt, gjatë kohës që ata ishin nën hetim dhe kryenin trafikun e tonelatave të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Por, Edi Rama ka vendosur që ligjërimin e tij publik në mbrojtje të Tahirit ta mbështesë vetëm tek hetimet e prokurorisë së Katanias, e cila nuk ka asnjë kompetencë për të kryer veprime mbi shkeljet penale të ndodhura në Shqipëri.

Saimir Tahiri është nën hetim nga prokurorët e Krimeve të Rënda, si person i dyshuar që u ka krijuar lehtësi Habilajve për të trafikuar narkotikët nga Shqipëria në drejtim të fqinjit tonë përtej detit. Pra, veprat penale për të cilan dyshohet Tahiri janë kryer në territorin shqiptar.

Edi Rama po përpiqet të shumëzojë me zero hetimet e prokurorëve shqiptarë, me qëllimin që të nxjerrë të pafajshëm Tahirin. Në këtë mënyrë, ai “shpëton” edhe imazhin e vetes, si kryeministri që bashkëpunoi me ministra trafikantë.

Për të arritur qëllimin e tij, kryeministri shfrytëzoi hapësirën mediatike të Sokol Ballës, nëpërmjet të cilit i përcolli mesazh publik edhe Arta Markut për të pushuar hetimet për Tahirin.

Momenti për këtë “ultimatum” duket i përshtatshmi. Kryeprokurorja e Përkohshme, e cila u caktuar në atë detyrë vetëm me 69 votat e socialistëve të Edi Ramës, krijoi raporte të ngushta bashkëpunimi me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Madje, siç u konstatua edhe nga shumë analistë e politikanë, dyshja Xhafaj-Marku krijuan një pol autonom prej pushtetit të njeriut që i kishte zgjedhur-Edi Ramës.

“Dorëheqja” e Fatmir Xhafaj e la të vetme dhe pa aleat të fortë politik Arta Markun. Ndaj, ajo tashmë duhet t’i bindet vullnetit të Edi Ramës, nëse do të dëshirojë të mos penalizohet me largimin nga detyra, por jo vetëm aq.

Kryeministri Rama e dha “porosinë” e tij për Saimir Tahirin. Tashmë është radha e Arta Markut për të vepruar sipas “porosisë”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari/ EMRI

09:24 : 15/09/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një person në Shkodër

09:18 : 15/09/2025
AKTUALITET

Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

09:13 : 15/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

09:10 : 15/09/2025
BOTA

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

08:56 : 15/09/2025
Para

Protestoi me megafon tek Unaza e Re, ndalohet nga policia, deputetët e PD në komisariat

TË GJITHA

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari/ EMRI

09:24 : 15/09/2025

Gjendet i pajetë një person në Shkodër

09:18 : 15/09/2025

Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

09:13 : 15/09/2025

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

09:10 : 15/09/2025

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

08:56 : 15/09/2025

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

08:56 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com