• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ditari i një proteste që po zhgarravit imazhin fallso të Lali Erit

15:54 : 09/11/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Prej rreth një jave, qindar banorë të Unazës së Re në Tiranë janë ngritur në proteste kundër planit të Bashkisë së kryeqytetit për t’u prishur shtëpitë dhe bizneset e tyre, në gjurmën ku është parashikuar ndërtimi i projektit të Unazës së Madhe.

Po prej kaq ditësh, kryebashkiaku Erion Veliaj, njeriu që preferon ta quajnë “njeriu i punës”, “njeriu superman që zgjidhet hallet e njerëzve” dhe të tjera epitete mediokre, i është shmangur protestuesve, duke u shfaqur në media vetëm nëpërmjet kronikave të parafabrikuara në zyrat e tij dhe të transmetuara “me komandë” në të gjithë televizionet.

“Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje të 5-6 ditëve të fundit, ku ka vendosur përballë njëri-tjetrit protestuesit dhe aktivitetin e “Lali Erit”, për të kuptuar qartësisht se sa realisht është niveli i shqetësimit të kryebashkiakut të Tiranës për problemin jetik të qindra familjeve të Unazës së Re.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Për të bërë këtë krahasim, “Boldnews.al” i referohet kronikave të transmetuara nga televizioni Top Channel gjatë kësaj jave, lidhur me aktivitetin e Erion Veliaj. Në fakt, TCH nuk është i vetmi televizion në shërbim të Lalit, por ai rezulton të jetë më besniku. Ndaj, shërben më së miri për t’u marrë si kazus në këtë artikull.

E Shtunë, 3 nëntor 2018

Qindra banorë të Unazës së Re protestojnë, duke bllokuar rrugën kryesore, kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës dhe disa institucioneve të tjerë, për prishjen e shtëpive të tyre. Nuk ka asnjë reagim institucional, përveç Policisë së Shtetit, e cila tenton të zhbllokojë rrugën.

Në të njëjtën ditë, në një kronikë të Top Channel, raporton: “Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin e Qeverisë “Rama” për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra sesa 10 vite, e krijimin e lehtësirave për ata që përdorin mjetet elektrike me zero ndotje në mjedis”. Veliaj nuk ka asnjë mesazh për qytetarët protestues. Ai kujdeset t’I dërgojë mesazh kryeministrit se mbështet nismat e qeverisë.

E Diel, 4 nëntor 2018

Banorët sërish në protestë. Policia kësaj radhe tregohet “më aktive” dhe vendos të shoqërojë disa banorë, përfshirë edhe gra, që bllokuan rrugën.

Në kronikën e asaj dite në Top Channel, Lali Eri shfaqet si mik i librit: “Ka qenë prej kohësh një nga ambiciet tona që të kishim një strehë të tillë për librin në Njësinë 8. Në fakt, kur hyn dhe shikon fotot se si kanë dalë bibliotekat e reja, i ngjajnë shumë kafeve luksoze. Ndjej një entuziazëm shumë të madh kur mendoj se kemi ardhur te dita kur shteti, publiku, bashkia, qyteti, ofron të njëjtin luks për librin siç e ofron kapitalisti për atë që shkon pi kafe në një nga 10 mijë kafet e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

E Hënë, 5 nëntor 2018

Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën dhe sërish policia kryen shoqërime në komisariat të disa prej tyre.

Erion Veliaj i afrohet paksa zonës së protestës. Sërish kronikë e Top Channel: Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi standardet e punimeve, ndërsa theksoi rëndësinë që po i kushton bashkia edukimit të fëmijëve. “Më vjen mirë që projekti që kemi përqafuar për Njësinë 6 të na ecë sa më mbarë edhe në shkollat e tjera. Kemi filluar tek “Betim Muço”, po vijojmë këtu, do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera. Unë e di që ndoshta është pak përtesë të dalin e të sjellin fëmijët në sport, por besoj se nuk ka investim tjetër më të rëndësishëm për karakterin e fëmijëve pas orës së mësimit se sa marrja me sport”, u shpreh Veliaj.

E Martë, 6 nëntor 2018

Protestuesit e Unazës së Re bllokojnë që herët në mëngjes trafikun e automjeteve në aksin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Sërish policia e shtetit, përfshirë shefin e Komisariatit 6 që filmonte në vetë të parë protestuesit, angazhohet për çliruar rrugë.

Lali Eri, në kronikën e Top Channel, e shfaq Tiranës si një qytet culture: “Tirana mund të jetë kryeqyteti europian i kulturës në vitin 2024. Të paktën ky është synimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në konferencën e parë të kryeqyeteve europiane të kulturës që po zhvillohet në Firence të Italisë”, raporton Top Channel.

E Mërkurë, 7 nëntor 2018

Asnjë prej palëve nuk lëviz nga pozicionet e saj. Banorët vijojnë protestën në rrugë, Veliaj vijon shmangien e përballjes me qytetarët.

Top Channel raporton: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar buxhetin e vitit 2019 para banorëve të zonës së Kasharit.Në këtë zonë ka nisur projekti për ndërtimin e bulevardit “Migjeni”, që pritet të transformojë të gjithë zonën. Banorët e Kasharit do të përfitojnë edhe nga projekti i Unazës së Madhe dhe rrethrrotullimi “Shqiponja”, punimet e të cilit nisin së shpejt”. Asnjë fjalë për protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët përfshihen në të njëjtën zonë ku Veliaj organizoi takimin e radhës, në Kashar.

E Enjte, 8 nëntor

Protest e banorëve të Unazës së Re mbush javën. Sërish bllokohet rruga, sërish Lali Eri, nëpërmjet zyrës së tij të propagandës, vendos të shmang vëmendjen nga problemi më i madhe me të cilin duhet të përballet administrata e tij në këto ditë.

Lali Eri, shfaqet sërish në kronikat e Top Channel: Në Bashkinë e Tiranës kemi filluar një seri ndërhyrjesh me kolegët hungarezë, me të cilët kemi një bashkëpunim të shkëlqyer.

Kemi filluar dy ndërhyrje të rëndësishme për qytetin tonë: së pari, për dyfishimin e të gjithë kapacitetit në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin, e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga Sheshi “Shqiponja”, deri te Fabrika e Miellit, tha Veliaj.
Protesta e banorëve të Unazës së Re vijon.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

“Kam abortuar”, Michele Obama rrëfen për herë të parë të shkuarën e saj

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com