• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Biznesi i vogël në krizë të thellë

19:29 : 09/11/2018
në EKONOMI, KRYESORE

Gjatë vitit 2017, numri i të punësuarve, numri i bizneseve dhe sasia e shitjeve të 95 mijë bizneseve të vogla shqiptare ra ndjeshëm në krahasim me vitin paraardhës, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve. Të dhënat tregojnë edhe për rritje të pabarazisë mes pak ndërmarrjeve të mëdha dhe shumicës së ndërmarrjeve të vogla.

Xhiroja dhe punësimi në bizneset e vogla ra ndjeshëm në Shqipëri gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin paraardhës ndërsa bizneset e mëdha rritën më tej peshën e tyre në ekonominë shqiptare, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve.

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive në vend ra me 0.8% nga të cilat, ndërmarrjet e vogla që kanë deri në 4 punonjës ranë me 1.8%. Xhiroja e ndërmarrjeve të vogla me deri 4 punëtorë ra me 15% gjatë vitit të kaluar ndërsa ajo e ndërmarrjeve me 5-9 punëtorë ra me rreth 10%.

Përkundër rënies së xhiros së biznesit të vogël, biznesi i madh shënoi rritje dyfishrore. Bizneset me 10 deri në 50 të punësuar e rritën xhiron me 18% ndërsa bizneset me mbi 50 të punësuar e rritën me rreth 13%.

Lexo edhe:

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

Pesha e bizneseve të mëdha në skenën ekonomike shqiptare duket se u rrit edhe më tej gjatë vitit të kaluar, nga një nivel sakaq i lartë më 2016. Kështu, afro 5 mijë subjekte me mbi 10 punëtorë në Shqipëri përbëjnë vetëm 5.6% të ndërmarrjeve aktive, por në vitin 2017 ato realizuan 79% të të gjitha shitjeve. Në krah të kundërt, 94.4% e ndërmarrjeve me më pak se 10 punëtorë, ishin përgjegjëse për vetëm 21% të të gjitha shitjeve.

Ndërmarrjet e vogla të kartakterit individual, të cilat në statistika raportohen si ndërmarrje me 1 deri në 4 punonjës janë përgjegjëse për një të tretën e të gjithë të punësuarve të cilët jetojnë me vetëm 12% të shitjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kishte afro 95 mijë ndërmarrje të tilla. Ndonëse për llogari statistikore këto ndërmarrje klasifikohen në grupimin 1 deri në 4 punonjës, në fakt, shifrat e Instat sugjerojnë se shumica e tyre ka vetëm një të vetëpunësuar. Më konkretisht, të 95 mijë ndërmarrjet e vogla kanë bashkërisht 150 mijë të punësuar me një mesatare prej 1.5 të punësuarish për ndërmarrje.

Vitin e kaluar në Shqipëri kishte edhe 6,700 ndërmarrje me 5-9 punëtorë, xhiroja e të cilëve ra gjithashtu me 10%.

Shitjet mesatare për çdo të punësuar gjatë vitit 2017 ishin rreth 4 milionë lekë për të gjithë ekonominë, me një rritje në masën 2.7% në krahasim me vitin paraardhës. Kjo rritje e ngadaltë e volumit të shitjeve ka qenë e pabarabartë. Ndërmarrjet me vetëpunësim pësuan rënie me 14% ndërsa ndërmarrjet e mëdha pësuan rritje.

Kështu, 95 mijë bizneset e vogla me 150 mijë të punësuarit patën shitje mesatare për të punësuar në masën 1.6 milionë lekë, me rënie 14% në krahasim me vitin 2016.Rreth 6,700 biznese që kanë 5 deri në 9 të punësuar për një total prej 43 mijë të punësuarish patën shitje mesatare për të punësuar prej 4.1 milionë lekësh me rënie 17%. Ndërmarrjet me mbi 10 të punësuar patën rritje. Rreth 4,800 ndërmarrje të klasifikuara në grupin 10-49 të punësuar patën njëvolum total shitjesh prej 665 miliardë lekësh, shifër që nëse pjesëtohet me 95 mijë të punësuarit e këtij segmenti flet për volum mesatar shitjeje për të punësuar prej afto 7 milionë lekësh.

Me rritje por në masë më të vogël ishin shitjet për të punësuar për ndërmarrjet e mëdha me mbi 50 punëtorë. Në këtë segment vitin e kaluar operuan gjithsej 1,242 ndërmarrje me 204 mijë të punësuar në total. Volumi mesatar i shitjeve për të punësuar këtu ishte 4.6 milionë lekë me një rritje prej 3.4% në krahasim me vitin paraardhës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025
AKTUALITET

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025
Para

3 shtyllat kryesore të planit ekonomik të PD

TË GJITHA

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025

Piramidat online/ Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë…

11:06 : 15/09/2025

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com