• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Zaev: Nuk mund të garantoj asgjë për shqiptarët në Kushtetutë

17:12 : 08/11/2018
në RAJONI

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me shumicë votash, drafti u nis për procedurë të mëtejme parlamentare.

Debati mbi draft-amendamentin për ndryshimin e Preambulës u koncentrua në drejtim të modernizimit të Preambulës. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela kërkoi që karakteri multi-etnik i vendit të reflektojë edhe në Preambulë.

Sela kërkoi edhe largimin e përcaktimit 20 për qind, duke krahasuar kushtetutën aktuale me kushtetutat e ish mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

“Fjalia të nisë me: Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe të fshihet pjesa si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, pra pas popullit maqedonas të vazhdojë populli shqiptar, populli vlleh, turq, romë, serb, boshnjak dhe të tjerët. Kjo do ta bënte më te drejtë Maqedoninë e së ardhmes, kjo do t’i përfaqësonte njësojë të gjithë qytetarët”, tha Sela.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen, por kjo nuk nënkupton se do të pranohen.

Lexo edhe:

Këshilli Bashkiak voton kërkesën e Ramës për shkarkimin e Veliajt/ Pollo: Çfarë duhet të bëjë opozita

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

“Ia vlen të shqyrtohet por formulimi i përgjithshëm nuk është i drejtë pasi siç e thashë ka shtete kombëtare si Shqipëria, Serbia, Turqia, Bosnja, Bullgaria”, tha Yaevi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi që në Preambulë të përfshihen tre dokumente me rëndësi historike, përfshirë këtu edhe Kushtetutën luftarake të vitit 1878.

“Këto tre propozime si: Rregullorja e komitetit të kryengritjes maqedonase nga viti 1878, Kushtetuta e fshehtë e revolucionit maqedonas e shkruar nga Goce Dellçev dhe Gjorçe Petrov dhe Kushtetuta e vitit 1991 si dokumenti i parë juridik për konstituimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, mendoj se meritojnë vendin e tyre në Preambulë përderisa kemi filluar ta zgjerojmë dhe të fusim dokumente si Marrëveshja e Ohrit”, u shpreh Dimovski.

Zaevi premtoi se për këtë propozim do të konsultohet me ekspertët.

“Bëhet fjalë për kryengritje dhe luftëra të cilat populli jonë multi-etnik i ka udhëhequr, Maqedonia ishte gjithmonë multi-entike dhe popujt kanë marr pjesë në kryengritjet tona. Disa çështje do t’i thonë ekspertët me të cilët do të konsultohemi për këto tre propozime”, tha Zaevi.

Draft-amendamenti për Preambulën parashikon që vendimet e KAÇKM-së (Kuvendit Antifashist – ASNOM) të shndërrohen në shpalljet e KAÇKM-së dhe të përfshihet Marrëveshja e Ohrit. Kjo e fundit sipas Qeverisë është aplikative në një pjesë të madhe të Kushtetutës dhe tani sipas tyre shtohet vetëm termi Marrëveshje e Ohrit./Alsat-M/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këshilli Bashkiak voton kërkesën e Ramës për shkarkimin e Veliajt/ Pollo: Çfarë duhet të bëjë opozita

11:50 : 23/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

11:44 : 23/09/2025
AKTUALITET

Shabani zbulon vendimin: Veliaj s’do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:31 : 23/09/2025
AKTUALITET

Seanca për shkarkimin e Veliajt, mblidhet grupi Parlamentar i PD

11:28 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kërcënonte 23-vjeçaren në rrjete sociale me fotot e saj, arrestohet autori/ EMRI

11:25 : 23/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
Para

Këngëtarja del nga psikiatria, tani e tutje do të bëjë një jetë të qetë

TË GJITHA

Këshilli Bashkiak voton kërkesën e Ramës për shkarkimin e Veliajt/ Pollo: Çfarë duhet të bëjë opozita

11:50 : 23/09/2025

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

11:44 : 23/09/2025

Shabani zbulon vendimin: Veliaj s’do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:31 : 23/09/2025

Seanca për shkarkimin e Veliajt, mblidhet grupi Parlamentar i PD

11:28 : 23/09/2025

Kërcënonte 23-vjeçaren në rrjete sociale me fotot e saj, arrestohet autori/ EMRI

11:25 : 23/09/2025

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025

Qëlloi me a*më pas një konflikti, arrestohet 52-vjeçari në Mat

11:17 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com