Një person është aksidentuar për vakej dhe është braktisur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Tropojë, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se, në aksin rrugor Cerrnice – Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur Sh. B., 58 vjeç, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia bën të ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 07. 11. 2018, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Cerrnice – Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur shtetasi Sh. B., vjeç 58, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.