• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Unaza e Madhe” do të shembë 317 objekte, cili është projekti dhe procedura që do ndiqet

14:20 : 06/11/2018
në AKTUALITET, SOCIALE

Pesë institucione: Drejtoria e Autoritetit Rrugor, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Hipoteka, Agjencia e Legalizimeve dhe Bashkia e Tiranës, në një dalje publike të përbashkët, kanë sqaruar projektin e Unazës së Madhe dhe çfarë do të ndodhë me banesat e bizneset që rrezikohen.

Sipas tyre, zgjerimi i Unazës së Madhe prek 317 objekte në tri njësi administrative, 6, 7 dhe 11, shumica e të cilave janë dyqëllimshe, për strehim e biznes. Segmenti rrugor nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” do të jetë me tri korsi dhe me një gjatësi prej 2.34 kilometrash. Fatura financiare vetëm për rrugën (pa shpronësimet), sipas projektit të shpallur fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik, për ndërtimin e tri loteve të para është 5.98 miliardë lekë. Institucionet janë të mendimit se projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm për 100 vitet e ardhshme të këtij qyteti, pasi rregullon trafikun në një prej nyjeve më të rëndësishme.

FATI I BANESAVE
Autoriteti i Rrugëve thotë se bëhet fjalë për 242 objekte që preken në tri lotet e para të punimeve për zgjerimin e Unazës së Madhe në pjesën perëndimore të saj. Lajmin e keq për shembjen e tyre e përforcon institucioni përgjegjës, IKMT, duke thënë se derimë tani vetëm sa i ka identifikuar, ndërsa prishja e tyre do të nisë ditët në vijim. “Jemi në fazën fillestare, në fazën e identifikimit dhe së bashku me grupin e punës, në ditët në vijim do të jemi në fillim të procedurave ligjore deri në vendimmarrje”, tha drejtoresha, Dallëndyshe Bici.

Edhe Hipoteka ka bërë punën e saj, duke parë objektet që janë me leje, të cilat rezultojnë në total 123, më pak se gjysma e atyre që janë parashikuar t’u vihet ruspa. Nga ana tjetër, ALUIZNI, përmes nëndrejtoreshës Ingrid Konomi, shoi çdo shpresë të banesave që janë në proces legalizimi, duke i cilësuar të skualifikuara nga procesi. “Në momentin që shfaqet një plan i tillë, të gjithë subjektet, të cilat kanë aplikuar për leje legalizimi, janë verifikuar dhe sigurisht ato subjekte që ndodhen në gjurmën e këtij plani, janë në proces të skualifikimit”. Për këtë kategori, Bashkia e Tiranës ofron zgjidhje të parë bonusin e qirasë me afat 1-vjeçar, periudhë kjo, sipas tyre, e mjaftueshme deri në një zgjidhje përfundimtare.

Më me fat janë ata që disponojnë një certifikatë pronësie. Ata do të dalin në rrugë, por në një moment të dytë do të shpronësohen me një çmim të caktuar me vendim qeverie. “Çdo person, i cili ka një dokument hipotekor për banesën ose biznesin e tij që preket nga projekti, do të marrë dëmshpërblim sipas ligjit. Të gjithë ato familje, të cilat janë në proces legalizimi dhe do të duhen të skualifikohen si rrjedhojë e këtij projekti nga legalizimi, Bashkia e Tiranës do t’i trajtojë me një nga programet e mbështetjes për banesë. Do t’i trajtojmë me një procedurë të posaçme për bonusin e qirasë, në mënyrë që të kemi mundësi t’i kalojmë me procedurë më të shpejtë”, deklaroi nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku. Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i gjithë projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe pritet të përfundojë pas tre vitesh.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Kundër shembjes së shtëpive, banorët dalin në protestë pa afat: S’pranojmë bonus qiraje. Edhe kompensimi qesharak

Banorët e shtëpive që janë parashikuar të shemben me qëllim zgjerimin e Unazës së Madhe, kanë dalë dje sërish në protestë, duke bllokuar një nga akset kryesore rrugore në qytet për një orë. Me thirrjen “Duam shtëpitë tona”, ata shprehen të palëkundur në vijimin e protestave si të vetmen mënyrë për të shmangur daljen në rrugë të madhe. “Jam vetë i teti në familje. Pa punë, pa asgjë. S’kam ku shkoj. Vetëm pasi të na vrasin ne, mund të bëjnë ç’të duan. Nuk tërhiqemi”, pohojnë banorët. Shumica prej tyre i qëndrojnë bindjes se qeveria nuk i ka legalizuar ato qëllimisht, pasi ka të tjera plane ndërtimi për zonën ku ata kanë banuar për gati dy dekada.

E për më tepër, sipas tyre, zgjerimi po bëhet përtej planit fillestar. “Vija e kuqe është zhvendosur mbi 20 metra nga rruga kryesore. Përse duhet të vijë deri këtu?!”. Të njohur me alternativën e bashkisë për bonus qiraje të propozuar një ditë më parë, ata nuk pranojnë kurrsesi, pasi për ta nuk është zgjidhje afatgjatë. Edhe ata që konsiderohen më me fat, banorët me hipotekë, janë zë i pakënaqur e protestues. “Të vijë të na shpronësojë nga fillimi deri në fund. Jam me hipotekë, ata japin një shifër qesharake. Asnjë lloj kompensimi nuk na kanë dhënë. Mirë një vit po vuajmë nëpër dyer të huaja me bonus qiraje, po pastaj ku të shkojmë?!”, shprehet një banore e një prej shtëpive buzë rruge, nga të parat që pritet të shemben. Dje ishte dita e tretë e daljes dhe bllokimit të rrugës, duke shkaktuar kaos e panik në mes të rrugës.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

E rëndë/ 26-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në magazinën pranë shtëpisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com