Një mësues është turpëruar para gjithë studentëve teksa përpiqej të mbyllte videon pornografike që ishte hapur në ekranin e madh.
Projektori i madh, i cili ishte i lidhur me laptopin e mësuesit duhej të shfaqte një film, por çdo gjë doli jashtë kontrollit.
Shumë prej studentëve mbanin libra para fytyrës për të mos parë personat e zhveshur që kryenin marrëdhënie seksuale. Mësuesi doli nga dhoma pasi filloi klipi dhe kur u kthye mbeti i habitur nga studentët që po qeshnin me imazhet e shfaqura në projektor.
Ai nxitoi që të mbyllte videon. Nuk dihet se ku ka ndodhur ky incident, por pamjet e publikuara janë parë më shumë se 50 mijë herë.