• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama-Meta/ Premtuan “shah”, por luajtën “mos u nxeh”

18:24 : 06/11/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ilir Meta e kuptoi se gabimin që bëri, duke dalë nga llogoret e politikës aktive, nuk mund ta zëvendësojë me lojërat politike, si kjo e fundjavës së kaluar, kur stisi një konflikt shterpë me kryeministrin Edi Rama.

Për tre ditë me radhë, aq sa zgjasin edhe çuditë, u duk se Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit do të përfshiheshin në një konflikt institucional dhe politik, të përmasave të tilla, që mund të shkaktonin edhe ngërçe shtetërore. Por në fund, ajo që kryeministri e shpalli si lojë “shahu”, u katandis në një lojë “mos u nxeh” ndërmjet dy njerëzve që drejtojnë institucionet kryesore shqiptare.

I pari që e nisi këtë lojë ishte Presidenti Ilir Meta, i cili vonoi për shumë ditë dhe më tej refuzoi dekretimin e Sandër Lleshajt, emrit të zgjedhur nga kryeministri Rama për të zëvendësuar të dorëhequrin Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm. Meta argumentoi, pa argumenta, se emri i Sandër Lleshajt nuk e bindi Presidentin e Republikës se do të ishte i duhuri për të drejtuar Ministrinë e Brendshme.

Lexo edhe:

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

Thuajse i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama. Pasi Lleshaj u refuzua nga Meta, kreu i qeverisë iu adresua Presidentit se “po niste një lojë shahu”. Në një skakierë shahu, lojtarët nxjerrin ushtritë e tyre. Por, në këtë “shahun” e pretenduar Rama-Meta, nuk kishte as ushtri, as oficerë dhe, natyrisht, as kalorës. Ishin vetëm disa gurë të lehtë, të cilët i shkojnë më për shtat lojës së fëmijëve “mos u nxeh”.

Kryeministri Rama nuk është shquar asnjëherë për “lojtar shahu”. Madje, ai mund të përfshihet tek ato raste tipike, për të cilët ka folur gjysëm shekulli më parë piktori i njohur, njëkohësisht edhe shahisti francez, Marcel Duschamp, i cili thoshte: “Kam arritur në përfundimin se jo të gjithë artistët janë shahistë të mirë. Por, shahistët e mirë, janë të gjithë artistë”.

Rama hyn tek të parët, tek ata artistë që nuk janë shahistë. Por, edhe oponenti i tij i këtyre ditëve, Meta, nuk rezultoi shahist i mirëfilltë. Presidenti, me ato pak kompetenca që ka në dorë, tentoi t’i hidhte benzinë zjarrit të shpërthyer brenda maxhorancës, ndërmjet Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

As Presidenti dhe as ish-partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk kanë shprehur asnjë kritikë ndaj Ministrit të Brendshëm të sapo “dorëhequr”. Xhafaj, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kishin nisur prej kohësh të mendonin për një pol autonom Brenda Partisë Socialiste, me shpresën që të mblidhnin sa më shumë pushtet për të rrëzuar Edi Ramën nga posti i kryetarit.

Në këtë sherrnajë brenda socialistëve, Ilir Meta shpresoi që të nxiste më shumë debatet, duke i dhënë mbështetje Fatmir Xhafajt. Gjithësesi, fuqitë e tij politike nga karrigia e kreut të Shtetit janë shumë të vogla për të përballuar pushtetin e kryeministrit.

Ilir Meta refuzoi Sandër Lleshajn për Ministër të Brendshëm, por u përball me vendosmërinë e kryeministrit për t’i dhënë gjeneralit dikasterin e Rendit, nëpërmjet një artifice ligjore-zv.ministër me kompetenca të plota vendimmarrëse.

Presidenti Meta doli i humbur nga beteja për ministrin e Brendshëm dhe, më së fundi, iu rikthye lojës së tij të preferuar-pazareve me Edi Ramën. Ai firmosi dekretin për emërimin përfundimtar të Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke pranuar pas më shumë se një viti kandidaturën e propozuar nga Edi Rama.

Në të njëjtën ditë, Meta firmosi edhe dekretin për kandidaturën e Vitore Tushës për postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili lirohet në Dhjetor nga Bujar Leskaj. Meta, nëpërmjet dekretimit të shefit të SHISH, shpreson që Rama dhe maxhoranca e tij të pranojnë kandidaturën e Vitore Tushës, aktualisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe një njeri i lobuar nga ai që quhet “grupi i Gjirit të Lalëzit”.

Në të gjithë këtë “sherrnajë” 3-ditore Rama-Meta, duket se më të humburit janë Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj, të cilët shpresonin për një ndihmesë nga LSI për lëvizjen e Ramës nga posti i kreut të Partisë Socialiste. I humbur është gjithashtu edhe këshilltari i Metës, Bahri Shaqiri, i cili prej kohësh shpresonte që të ishte ai zëvendësuesi i Bujar Leskaj në KLSH.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

10:46 : 12/08/2025
AKTUALITET

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

10:43 : 12/08/2025
AKTUALITET

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë

10:07 : 12/08/2025
AKTUALITET

Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë

10:07 : 12/08/2025
AKTUALITET

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan

10:03 : 12/08/2025
Para

Pse burrat shkojnë me prostituat? Studimi tregon sekretet që çdo grua duhet ti dijë

TË GJITHA

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

10:46 : 12/08/2025

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

10:43 : 12/08/2025

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025

Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë

10:07 : 12/08/2025

Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë

10:07 : 12/08/2025

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan

10:03 : 12/08/2025

Denoncimi: Mashtrim në Latitude Tirana, karamelet me çmim ndryshe në paketim dhe faturë

09:48 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com