• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Mesazhet kontradiktore të Xhafajt/ Disident apo rilindas i bindur?

13:15 : 06/11/2018
në OP-ED, POLITIKE

Në disa nga mediat kritike me qeverinë ka bërë përshtypje fakti se përse shkarkimi i kësaj të marte me 75 vota i Fatmir Xhafës, u bë me urgjencë në një seancë speciale të parlamentit të mbledhur enkas për këtë punë. Kjo është parë si një shenjë tjetër e thyerjes Rama Xhafa, aq më tepër në një kohë kur vendi është pa ministër të ri të Brendëshëm dhe formalisht Xhafaj duhet të qëndrojë në detyrë.

Ai është parë si një nga ato mesazhet e kriptuara që mezi lexohen mes një gjuhe të drunjtë dhe që vërtetojnë një tezë që shumëkush nuk e sheh, atë të thyerjes mes kryeministrit dhe ish ministrit të tij.

Dhe ato nuk kanë munguar.

Ato fillojnë me Twiterrin e thatë me të cilin Rama shpalli dorëheqjen e Xhafës. Më pas me replikat e tyre në distancë kur kryeministri nga Lushnja tha “se kush ndihet i lirë të hedhë gurë mbi shtëpinë tonë të PS, më mirë të iki”.

Të gjithë ata që kërkonin të gjenin gjilpërën e sherrit mes kashtës së socialistëve e panë një batutë tjetër të Xhafës si një kunjë kundërpërgjigjeje ndaj Ramës. Kur ish ministri postoi mesazhin se ai ishte një njeri i lirë dhe vetvetja (poshte) dhe se e neveriste ligësinë, ata bërtitën për rindezje e sherrit.

Lexo edhe:

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

Dhe loja vazhdoi. Njësoj u interpretua edhe shfaqja e ish ministrit në krah të Erion Veliajt dhe shprehja e tij me dy kuptime: se “dikush e do pushtetin për të qëndruar për ambicjet e tij, dhe dikush tjetër për njerëzit”.

Po nga i njëjti kënndvështrim u interpretuan edhe “kunjat” e mesazhit të lamtumirës para policëve të Fatmir Xhafës, të hënën kur ai theksoi se në disa raste shteti ka qenë në anën e krimit dhe ku nuk la pa përsëritur turpin e kanabizimit.

Po a duhen parë këto si sinjale anti Rama?

A nuk janë shenja të qarta të një ndarje me kryeministrin, fakti se ish ministri e quan turp kanabizimin dhe që ai pranon se në disa raste sheti ka qenë në anën e krimit, ndërkohë që Rama i quan “makineri balte” të gjithë ata që mendojnë në këtë mënyrë?

Këto pyetje do të merrnin një përgjigje pozitive, nëse Fatmir Xhafa nuk do të kishte dhënë edhe mesazhe të tjera. Ai mëse njëherë ka theksuar se dorëheqja qe fryt i vullnetit të tij të plotë, ndryshe nga ç’pretendojnë kundërshtarët e Ramës, në më se një rast ai e ka falenderuar kryeministrin për mbështetjen, dhe as nuk i ka cekur hipotezat që gëlojnë në treg se ai u detyrua të largohej pasi donte të arrestonte “peshq të mëdhenj”.

Pra të gjithë ata që duan të shikojnë tek Fatmir Xhafa një disident, apo një socialist tradicional që nuk bie dakord me metodat e rilindjes, vetë ish ministri i ka lënë me gisht në gojë.

Edhe në fund ai tha se do të vazhdojë të mbështesë nga kuvendi punën e policisë së shtetit dhe reformën në drejtësi, që të gjithë ata që projektonin në ëndrrat e tyre një Xhafë tjetër, i konsiderojnë të kapura. Pra në këtë kuptim, ministri i larguar nuk është as një kundërshtar, as një njeri që mund të luftojë kundër Ramës siç po e projektojnë kundërshtarët e këtij të fundit. Në rastin më të mirë ai është thjesht një socialist i pakënaqur që ka humbur vendin e punës./Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

10:46 : 12/08/2025
AKTUALITET

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

10:43 : 12/08/2025
AKTUALITET

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025
AKTUALITET

Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë

10:07 : 12/08/2025
AKTUALITET

Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë

10:07 : 12/08/2025
AKTUALITET

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan

10:03 : 12/08/2025
Para

Profil/ Igli Tare, zotëria 1 milion Euro në sezon

TË GJITHA

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

10:46 : 12/08/2025

50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

10:43 : 12/08/2025

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

10:22 : 12/08/2025

Vijon të digjet “Syri i Kaltër”, evakuohen 500 turistë. Mbyllet qarkullimi në Muzinë–Sarandë

10:07 : 12/08/2025

Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje: Trafikuan tonelata me kokainë

10:07 : 12/08/2025

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, e pësojnë administratorët e 3 exchangeve në Elbasan

10:03 : 12/08/2025

Denoncimi: Mashtrim në Latitude Tirana, karamelet me çmim ndryshe në paketim dhe faturë

09:48 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com