• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Faturat e pambledhura të OSHEE shënojnë rekord historik

16:35 : 05/11/2018
në EKONOMI, KRYESORE

Gjendja Debitore e klientëve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti në 73 miliardë lekë në gusht 2018, nivel ky më i lartë se sa 71.4 miliardë që ishte në dhjetor 2014, kur nisi Reforma e Rimëkëmbjes së sektorit.

Gjendja e detyrimeve të paarkëtuara të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shënoi një rekord të ri historik në gusht të këtij viti, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm të regjistruar në dhjetor 2014, kryesisht si pasojë e shtimit të mospagesave nga ndërmarrjet jobuxhetore, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të sistemit të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

Në fund të gushtit, OSHEE kishte 73 miliardë lekë fatura të paarkëtuara, në krahasim me 68.6 milionë që ishte niveli më i ulët i shënuar në dhjetor 2015 dhe 71.4 miliardë që ishte para fillimit të reformës në këtë sektor nga qeveria aktuale.

Dallimi është që shtimi i detyrimeve të papaguara gjatë viteve të fundit është shkaktuar në masë të madhe nga sektori publik, ndërkohë që borxhet e konsumatorit familjar kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, OSHEE kishte 55.6 miliardë lekë fatura të paarkëtuara nga konsumatorët familjarë në vitin 2014, detyrime që ranë në 49.3 miliardë në vitin 2018. Por ndërsa konsumatorët familjarë po paguajnë, konsumatorët publikë, përfshirë institucionet buxhetore dhe ndërmarrjet jobuxhetore, vetëm sa i kanë shtuar detyrimet e papaguara.

Lexo edhe:

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Ndërmarrjet jobuxhetore, ku peshën më të madhe e kanë ujësjellësit që janë nën administrimin e bashkive, kanë shtuar faturat e papaguara nga 3 miliardë në vitin 2014 në 9 miliardë më 2018.

Borxhet e ndërmarrjeve publike ishin në masën 5 miliardë lekë ose rreth 40 milionë euro në nisjen e reformës, por ato u morën përsipër në masë të gjerë nga buxheti i shtetit, me shpresë se disiplina financiare do të forcohej dhe këto ndërmarrje do të paguanin faturat e veta. Pas shlyerjes së pjesshme nga qeveria, borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE ranë në 3 miliardë lekë. Që nga ajo ditë, faturat e papaguara janë shtuar me mbi 2 miliardë lekë në vit për të arritur në gusht 2018 në një nivel gati dy herë më të lartë nga sa ishin para fillimit të reformës.

Edhe institucionet buxhetore, ndaj të cilave janë ndërmarrë herë pas here masa për të imponuar disiplinë financiare, kanë shtuar në mënyrë konstante faturat e papaguara ndaj OSHEE. Në gusht, totali i detyrimeve të tyre ishte 2.9 miliardë lekë.

Rritja e faturave të papaguara të sektorit publik ka qenë edhe më e lartë se sa rënia e faturave të papaguara të konsumatorëve familjarë.

Nga ana tjetër, borxhet e sektorit privat kanë mbetur në nivel të njëjtë me katër vjet më parë.

Në krahasim me dhjetorin 2015, borxhet e paarkëtuara të OSHEE janë rritur me 34 milionë euro në total, ku familjarët kanë ulur detyrimet me 28 milionë euro ndërsa ndërmarrjet jobuxhetore kanë akumuluar borxhe të reja prej 49 milionë eurosh.

/BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

11:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

11:47 : 26/08/2025
RAJONI

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

U arrestua në Malin e Tomorit, lihet në burg Dorian Beu, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

11:07 : 26/08/2025
Para

Rama: Mosdekretimi shkelje kushtetuese, emëron Sandër Lleshin zv/ministër

TË GJITHA

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

11:57 : 26/08/2025

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

11:47 : 26/08/2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025

U arrestua në Malin e Tomorit, lihet në burg Dorian Beu, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

11:07 : 26/08/2025

Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI

11:02 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com