• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Supermarketet në Shqipëri po ia “rrëmbejnë” tregun dyqaneve të vogla

16:32 : 04/11/2018
në AKTUALITET

Shqipëria është unike në Europë për peshën e lartë të shpenzimeve konsumatore për ushqime, me 44% të totalit, sipas Anketës së fundit të Buxhetit të Familjes, 2017, publikuar nga INSTAT. Në Europë, konsumatorët shpenzojnë mesatarisht 12% për ushqime ndërsa në rajon, kjo peshë është më e ulët se tek ne.

Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm për ushqim, pije dhe duhan, shqiptarët shpenzuan gjatë 2017-s, 64.7 miliardë lekë, ose mbi 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa përfshirë informalitetit aktorët e tregut vlerësojnë se shuma është të paktën 40% më e lartë.

Në total, tregu zyrtar pati rritje vjetore prej 6%. Hapësira për biznes është e lartë, duke filluar nga mijëra dyqane të vogla e deri te zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve që po zgjerohen ndjeshëm vitet e fundit, duke konkurruar të vegjlit.

Ndonëse u zhvilluan vonë në tregun shqiptar dhe hovin e morën pas viteve 2000, rrjetet e supermarketeve janë ndër segmentet që po njohin rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave që kanë publikuar 8 rrjetet më të mëdha të supermarketeve në vend, pesha që zënë në totalin e tregut është 37%, ndërsa aktorët kryesorë të tregut shohin potencial për zgjerim, për shkak të informalitetit. Një pjesë e zgjerimit të tyre në tregun vendas i atribuohet “rrëmbimit” të konsumatorëve të dyqaneve të vogla. Sipas të dhënave nga INSTAT, bizneset që operojnë në tregtinë me pakicë kanë qenë në rënie për të dytin vit radhazi, të cilët për shkak të formatimit të ekonomisë, nuk mund të mbijetonin më në treg.

Konkurrenca me dyqanet e vogla

Lexo edhe:

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

Luli L., hapi një dyqan të vogël në ballkonin e shtëpisë së saj në fund të viteve ’90. Për vite me radhë, puna niste herët në mëngjes dhe përfundonte në mesnatë. Në atë dyqan të vogël lagjeje, ajo tregtonte kryesisht artikujt bazë të shportës së ushqimeve, pije freskuese dhe cigaret, për të cilat thotë se kishte marzhe të larta fitimi, por edhe ecuri të mirë duke qenë se ishte buzë një rruge ku lëvizja ishte e shpeshtë. Megjithatë, në vitin 2015, tregon se mori vendimin e vështirë për të mbyllur aktivitetin.

Ndryshe nga vitet e para të aktivitetit, puna filloi të binte. Klientët e saj kishin nisur t’ia rrëmbenin pikat e mëdha të shitjes me pakicë. Ajo kujton se pika e parë që u hap pranë minimarketit ishte Euromax, i cili do të dilte nga tregu në 2012-n, në rrugën “Abdyl Frashëri”, pranë sheshit “Wilson”. Nuk do të vononin as pikat e tjera të rrjeteve të supermaketeve që kishin filluar të zgjeroheshin në treg si Big Market, Conad, Eco Market, etj.

Ajo nuk e pa më të volitshme të merrej me këtë aktivitet. Zgjerimin nuk e merrte në konsideratë për sa kohë po i afronte mosha e daljes në pension dhe as fëmijët nuk kishin interes për ta mbajtur hapur aktivitetin. Luli shton se në muajt e fundit që e mbajti hapur dyqanin, xhiroja thuajse u përgjysmua dhe paratë nuk i mjaftonin që të bënte në mënyrë të vazhdueshme furnizime. Për më tepër, supermarketet e mëdha po dilnin me çmime më të lira se ajo.

Të njëjtin fat me këtë minimarket vijojnë të kenë shumë biznese të vogla, jo vetëm në kryeqytet. Në një treg të mbipopulluar nga të tilla oferta, është i pritshëm dhe falimentimi. Përveç problemeve të menaxhimit, ky sektor është i ndjeshëm nga rënia e fuqisë blerëse dhe ajo e konsumit.

Situata është e njëjtë edhe për dyqanet ushqimore, që pas një periudhe në të cilën bizneset që ushtronin këtë lloj aktiviteti mbinin si kërpudhat pas shiu, sot është e vështirë të gjesh një market të vogël për të plotësuar një nevojë të momentit.

Zinxhiri i supermarketeve të mëdha ka nxjerrë jashtë loje dyqanet ushqimore të lagjeve. Pjesa më e madhe, duke mos konkurruar dot supermarketet që tregtojnë një gamë të gjerë produktesh, shpesh edhe me çmim më të lirë, kanë falimentuar.

Me një normë të ulët fitimi, 10% mbi xhiron, dyqanet e patën të pamundur të mbijetojnë, duke i shtuar gjithë kësaj situate dhe rënien e fuqisë blerëse, e cila është pranuar nga të gjitha bizneset e kontaktuara nga “Monitor” në sondazhet e zhvilluara me bizneset që kanë pezulluar aktivitet.

Teuta Kosova, e cila tregtonte produkte ushqimore që nga viti 2003, e ka mbyllur aktivitetin në maj të vitit 2016. Ajo pohon se i ra xhiro, për shkak të hapjes së supermarketeve të mëdha.

Durim Rroshi, i cili kishte hapur një aktivitet biznesi ushqimor në vitin 2009, në rrugën ‘Artan Lenja’ dhe funksiononte si biznes i madh, vendosi në shkurt të këtij viti të bënte kërkesën për çregjistrim. Ai pohon se tarifat e larta dhe përndjekja nga tatimorët ndikuan në këtë vendim.

Bledar Kalaja, në rrugën ‘Ferit Xhajko’, është një tjetër mbyllje për shkak të zgjerimit të zinxhirit të supermarketeve të mëdha. (Monitor)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

21:39 : 18/06/2025
BOTA

Trump merr planet nga Komanda, SHBA gati të godasë në Iran

21:28 : 18/06/2025
SPORT

Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës

21:24 : 18/06/2025
BOTA

VIDEO/ Hakerohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër regjimit

21:18 : 18/06/2025
AKTUALITET

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

21:12 : 18/06/2025
Para

Ylli televizoneve vendos të pasmet në plan të parë

TË GJITHA

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

21:39 : 18/06/2025

Trump merr planet nga Komanda, SHBA gati të godasë në Iran

21:28 : 18/06/2025

Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës

21:24 : 18/06/2025

VIDEO/ Hakerohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër regjimit

21:18 : 18/06/2025

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

21:12 : 18/06/2025

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”/ Babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

21:06 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com