• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arabia Saudite shpenzon miliona dollarë për të ndikuar në Kongresin Amerikan

00:06 : 01/11/2018
në BOTA

Lobistët amerikanë të paguar nga Arabia Saudite dhanë më shumë se 2.3 milionë dollarë për fushatat politike amerikane në fund të vitit 2016 dhe fillimin e vitit 2017, në kuadër të një operacioni të gjerë ndikimi për të zbutur qëndrimet anti-saudite në Kongres dhe për të nxitur interesat e tjera saudite në Shtetet e Bashkuara, thuhet në një studim të ri, bazuar në regjistrin federal amerikan për lobizmin.

Analizmi i të dhënave nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj për vitin 2017 nga Qendra për Politika Ndërkombëtare, gjeti se ndërsa 25 për qind e fondeve u ishin dhënë Komisioneve për Veprim Politik (PAC – organizata private që grumbullojnë dhe shpenzojnë fonde për fushata elektorale), më shumë se 1.5 milionë dollarë u përdorën për fushata elektorale individuale, me afro 400 mijë dollarë të dhëna për 75 anëtarë të Kongresit, të cilët u kontaktuan nga lobistët në emër të Arabisë Saudite.

Mes ligjvenësve, Kevin McCarthy, udhëheqësi i shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, ishte përfituesi më i madh i donacioneve të fushatës nga lobistët në emërin e sauditëve dhe Senatori Bill Nelson, ishte përfituesi kryesor nga krahu i demokratëve.

Në 12 raste, anëtarë republikanë dhe demokratë, kanë marrë kontribute për fushatat e tyre në të njëjtën ditë, që zyrat e tyre ishin kontaktuar nga lobistë të sauditëve, që në shumë raste kishin lidhje me projekt-ligjin për të lejuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara që të hidhnin në gjyq Arabinë Saudite.

Mes këtyre ligjvënësve janë republikani Bob Corker, Kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë; republikani Richard Burr, që drejton Komisionin e Senatit për Zbulimin; demokrati Cedric Richmond që drejton grupin e ligjvenësve afrikano-amerikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lexo edhe:

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

“Në hulumtimet tona gjetëm se lobistët për sauditët bënë përpjekje të vazhdueshme në vitin 2017…dhe mendja ta do, që ata po bëjnë të njëjtën gjë tani”, tha Ben Freeman, që drejton Nismën për Transparencën e Ndikimit të Huaj dhe njëkohësisht autor i raportit.

Kontributet për fushata elektorale janë të lajuara. Ligjet në Shtetet e Bashkuara lejojnë që amerikanët të lobojnë në emër të qeverive të huaja dhe të japin kontribute financiare për fushatat e ligjvënësve, për sa kohë që aktivitetet e tyre dhe donacionet financiare raportohen pranë Departamentit të Drejtësisë.

Lydia Dennet, eksperte me Projektin për Mbikëqyrjen e Qeverisë në Uashington, thotë se ndërsa raporti të jep përshtypjen e një shkëmbimi të drejtpërdrejt favoresh, mes lobistëve dhe ligjvënësve, ai nuk sugjeron se “ata po veprojnë si përçues të një qeverie të huaj”.

“Shpesh këta njerëz veprojnë në kapacitetet e tyre përsonale ndaj është shumë e vështirë të thuhet nëse janë veçanërisht të motivuar politikisht ose nëse kanë marrëdhënie personale me individin në emër të të cilit dhurojnë para”, tha zonja Dennet.

Zyrtarët në ambasadën e Arabisë Saudite në Uashington ende nuk kanë i janë përgjigjur kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar mbi këtë çështje.

Raporti në fjalë vjen ndërsa janë shtuar zërat që dënojnë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll. Zyrtarët sauditë kanë thënë se vrasje ishte kryer nga disa agjentë që vepruan me kokë të tyre, por kritikët e akuzojnë Arabinë Saudite se po gënjen mbi rolin e saj në vrasjen brutale.

Katër firma amerikane lobimi tashmë kanë ndërprerë punën për Arabinë Saudite, ndërsa një kompani tjetër e ka shtuar këtë vend si klint të saj. Në tërësi, më shumë se 20 kompani amerikane lobimi, apo të marrëdhënieve me publikun aktualisht e kanë Arabinë Saudite si kliente. Vitin e kaluar, mbretëria saudite shpenzoi më shumë se 27 milionë dollarë në përpjekjet për lobim në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse gjetjet në këtë raport shërbejnë si tregues, lobistët për Arabinë Saudite në Uashington ka gjasa që janë duke kontaktuar me ngulm zyrat e kongresit për të penguar miraitmin e ligjeve që do të ndëshkonin Arabinë Saudite për veprimet e tyre dhe ndoshta ata po japin kontribute për fushatat e të njëjtëve ligjvënës”,thuhet në raport.

Sipas raportit, vitin e kaluar29 firma dhe individë u regjistruan në bazë të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj, (FARA) për të përfaqësuar Arabinë Saudite duke listuar më shumë se 2,500 kontakte politike në vend. Aktivitet, që nga kontaktimi i ligjvënësve amerikanë e deri tek lidhjet me median për të ndikuar për një frymë pozitive pro-saudite, u ndërmorrën nga më shumë se 100 individë që punonin për këto firma, thuhet në raport.

Senati ishte institucioni më i kontaktuar, pasur nga mediat, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Dega Ekzekutive. Zyrat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve u kontaktuan gjithsej 1,409 herë, afro tre herë për çdo anëtar. Përpjekjet e lobizmit në Kongres u drejtuan kryesisht ndaj udhëheqësve partiakë dhe pjestarëve në komisione të rëndësishme si Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, thuhet në raport.

Senatori republikan Lindsey Graham, i cili shërben në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura dhe ka dalë si kritik i vendosur ndaj Arabisë Saudite pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, ishte ndër ligjvënësit më të kontaktuar. Raporti thotë se zyra e tij ishte kontaktuar 36 herë. Mes demokratëve, Chris Coons, anëtar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ishte më i kontaktuari nga lobistët. Zyra e tij ishte kontaktuar 33 herë.

Përmes fushatës së jashtëzakonshme të lobimit dhe marrëdhënieve me publikun, Arabia Saudite është përpjekur të bllokojë Aktin Drejtësi Kundër Mbështetësve të Terrorizmit (JASTA) dhe i është kundërvënë kritikave ndaj luftës që po zhvillon në Jemen, bllokadës ndaj Katarit,goditjes së diskutueshme ndaj korrupsionit dhe përpjekjeve për të bllokuar shitjen e raketave amerikanë për Riadin.

Raporti thekson se arsyet më të cituara për kontaktimin e zyrave të kongresit ishin JASTA, Jemeni, Katari dhe shitja e armëve./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025
Lajmet e Dites

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025
AKTUALITET

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

12:35 : 13/06/2025
AKTUALITET

Mori pjesë në një varrim, humb 78-vjeçari nga Lezha! Familja bën apel për gjetjen e tij

12:21 : 13/06/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Asgjësohen mbi 12 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, policia dështon në arrestimin e autorëve

12:19 : 13/06/2025
AKTUALITET

Skandal/ Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

12:05 : 13/06/2025
Para

Talenti shqiptar shndërrohet për 6 minuta në një “anormal”

TË GJITHA

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

12:35 : 13/06/2025

Mori pjesë në një varrim, humb 78-vjeçari nga Lezha! Familja bën apel për gjetjen e tij

12:21 : 13/06/2025

Shkodër/ Asgjësohen mbi 12 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, policia dështon në arrestimin e autorëve

12:19 : 13/06/2025

Skandal/ Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

12:05 : 13/06/2025

Kosova pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik

12:04 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com