Astmer Bilali i cili dyshohet se është lidhje e afërt dhe pjesë e grupit kriminal të Safet Bajrit në Shkodër, përmendet në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila në bashkëpunim me policinë finalizoi operacionin e koduar ” Volvo 4″.
Në një pjesë të përgjimeve dhe provave që prokuroria i ka paraqitur gjykatës ndaj dy sportistëve Astmer Bilalit dhe Elis Gurit (kampion mundje) dëshmohet roli dhe veprimtaria në sigurimin e kokainës për shitje në tregun e brendshëm. Sosnews sjellë zbardhjen e përgjimeve dhe një sërë provash që prokuroria i ka përfshirë tek fashikulli hetimor i dosjes 339/1.
Si rezultat i përgjimeve telefonike të Astmer Bilalit në dy episode të ndryshme policia ka arritur të arrestoi 3 kushërinj nga Bulqiza që janë kapur në të dy rastet vetëm pak orë pasi i blinin kokainën Astmerit.Njohja mes Shkodranëve dhe Bulqizakëve është bërë nëpërmjet sporti të boksit ku Astmer Bilali ka qenë kampion Boksi për ekipin e Vllazninsë ndërsa Florenc Xheleku ka qenë boksier për qytetin e Bulqizës.
Materiali i i Prokurorisë së Krimeve të Rënda i zbardhur:
“I përfshirë në këto veprime por jo vetëm rezulton i dyshuari Astmer Bilali dhe lidhjet e tij shoqërore ndër ta shtetasi Elis Guri. Me datën 11.06.2018 rezulton se Astmer Bilali dhe Elis Guri ti kenë shitur shtetasve Florenc Xheleku dhe Adnand Hupi një sasi lënde narktoike e dyshuar e lllojit kokainë. I dyshuari Astmer Bilali, pasi ka siguruar lëndën narkotike tek lidhjet e tij në Shkodër (me shumë mundësi nga pjestarët e grupit të Safet Bajrit , (por që ngelet ta sqarojnë më tej organet hetimore në vijim), iua ka shitur më pas atë shtetasve Florenc Xheleku dhe Adnand Hupi, të cilët ndodheshin në Shkodër për të marrë lëndën narkotike.
Nga ana e policisë Gjyqësore Lezhë (pas sinjalizimit të tyre nga opgj që po merreshin me hetimet për grupin kriminal) kanë ushtruar kontroll në automjetin me targë AA739RZ me të cilin udhëtonin shtetasit Adnand Hupi dhe Florenc Xheleku në drejtim në kthimin nga Shkodra në hyrje të qytetit të Lezhës.
Gjatë kontrollit, këtyre personave iu është gjendur dhe sekuestruar një sasi prej 11.39gr kokainë si dhe 2.41 gr kanabis sativa . Nga sa më sipër policia gjyësore ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Florenc Xheleku dhe Adnand Hupi si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i kodit penal. Me qëllim që të mos dekonspirohej hetimi dhe ndjekja e grupit të strukturuar kriminal (e drejtuesve të këtij grupi) me veprimatari në lëmin e narkotikëve, rasti në fjalë i është lënë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyësorë Lezhë, e cila rezulton se me datën 13.06.2018 ka regjistruar procedimin penal me nr.600 të vitit 2018 , për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Kështu nga transkriptimi i përgjimeve ndërmjet të dyshuarve Florenc Xheleku i cili kishte në përdorim numrin celular 0694664082 dhe të dyshuarit Astmer Bilali përdorues i numrit 0672886666 datë 11.06.2018 ora 09:41 (sms) rezulton “O shok, a fjete, unë këtu jam , kam pak që kam ardhur” .Ora 09:44 i dyshuari Astmer Bilali me të dyshuarin Elis Guri ky i fundit me numrin e telefonit 0692837478: “Unë tani sa u zgjova, këta shokët jenë këtu”, +478Elisi:Jam në Tiranë ….. e duan atë që ke aty..po,po”. I dyshuari Astmer Bilali komunikon me të dyshuarin Florenc Xheleku : “Mos e vrajë mendjen… këtej ajm… po vij të të takojë”.
Ka rezultuar se ndaj të dyshuarit Florenc Xheleku , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë personale atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Në këto kushte , duke qenë se ky person nuk mund të lëvizte nga banesa e tij, për shkak të masës së sigurimit, ka vijuar tratativa me personat përkatës për të siguruar lëndë narkotike në vijim të veprimtarisë së tij. Ai ka hyrë në kontakt përsëri me të dyshuarin Astmer Bilali, të cilit i ka kërkuar që ti siguronte nga lidhje e tij një sasi lënde narkotike.
I gjendur në këto kushte sa më sipër, me datën 22.06.2018, Florenc Xheleku ka dërguar në Shkodër sipas porosisë së tij, të dyshuarin Luan Boça, ku ky i fundit ka takuar shtetasin Astmer Bilali (sipas porosisë së Florencit) dhe pasi ka marrë lëndën narkotike është nisur për në kthim për në Bulqizë me një mjet transporti furgon pasagjerësh.Policia Gjyqësore që po ndiqte rastin , në kordinim me Policinë vendore Mat ( me qëllim mosdëmtimin e hetimeve për krerët e grupit kriminal në lëmin e narkotikëve , kanë ushtruar kontroll personal ndaj të dyshuarit Luan Boça, në ambjentet e një lokali ku ishte ndaluar për pushim (ai udhëtonte në aksin rrugore Burrel- Bulqizë) me automjetin me targë AA 898JR). Të dyshuari i është gjetur dhe më pas sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë në sasinë prej22.75 gr.
Nga përgjimi i komunikimve telefonike ndërmjet personave të dyshuar Astmer Bilali dhe Luan Boça, ndër të tjera rezulton se me datën 19.06.2018 i dyshuari Astmer Bilali komunikon me të dyshuarin Luan në mënyrë të koduar për një porosi me “30 pëllumba”.
I dyshuari Florenc Xheleku i bën me dije Luanit ku i kërkonte të merrte disa pëllumba tek një shoku i tij në Shkodër . I dyshuari Luan Boça konfirmon rreth marrëveshjes së arritur me Astmer Bilalin ku sipas përgjimeve rezulton ” … thashë i bie kaq, kaq .. në rregulll tha, i bie 1 milion këtij, 800 euro.. po po ..ça tha për nesër direkt me ashtu...”.
Më pas Florenc Xheleku bën bisedë me Astmer Bilalin duke i dërguar sms: ” O shok a e lamë për mbas 3 ditëve se nesër pasdite ngel vonë ky shoku” (datë 19.06.2018 nërmjet numrave 0683243371 dhe 0672886666 (sms): “Çkemi, si kalon, shoku i Florit jam nga Dibra, në çfarë vendi të të pres” (ndërmjet numrave 0672886666 dhe 0699688802 datë 19.06.2018) : “30 minuta vjen aty shok, fola” (ndërmjet numrave 067288666 dhe 0698617833 datë 20.06.2018 : Mas më kurit me njerëz ma arush se mi kanë dhan lekët.”
Florenc Xheleku 23 vjeç- Dushaj Bulqizë
Adnand Hupi 24 vjeç – Dushaj Bulqizë ( djali i dajës së Florenc Xhelekut)
Luan Boça 20 vjeç – Strikçan , Bulqizë (djali i tezes së Florenc Xhelekut)
Astmer Bilali 29 vjeç – Guerilë, Shkodër
Elis Guri 35 vjeç- Partizani, Shkodër

/Sosnews.al/