• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-deputetët e shndërruar në gazetarë, a do të hapin portal edhe Arben Ndoka e Arben Çuko

11:10 : 30/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm dhe ish-deputet ka vendosur të rikthehet në skenën publike nëpërmjet “rilindjes” së gazetës “Zëri i Popullit”. Ndryshe nga viti 1943, kur kjo gazetë shtypej nëpërmjet shaptilografik nga njësitet guerrile komuniste, Tahiri do e rikthejë në formatin më të preferuar të kohës, atë on-line.

Gazeta “Zëri i Popullit”, një prej më jetëgjatave në tregun mediatik shqiptar, u mbyll para pak vitesh, pasi kryetarit të socialistëve, Edi Rama, nuk i interesonte më një media e partisë. Ai, nëpërmjet pushtetit të tij fillimisht në Bashki dhe më tej si Kryeministër, mund të kishte çdo media nën shërbimin e tij.

Atë që mbylli Rama, vendosi ta rihapë Tahiri, me të njëjtën logo tradicionale, por në formën e portalit informativ. Pasi dha dorëheqjen si deputet dhe prej më shumë se një viti nën hetim për bashkëpunim me narkotrafikantët Habilaj, Saimir Tahiri, mesa duket ka nxjerrë nga sirtari ëndrrën për t’u bërë kryeredaktor lajmesh.

Gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm, Tahiri, diku me presion e diku me joshje, kishte nën kontrollin e tij një pjesë shumë të madhe të medias aktive në Shqipëri. Por, pas largimit nga jeta aktive politike, mesa duket Tahiri po e ndjen mungesën e reklamës. Situata aktuale e Tahirit mund të krahasohet me një ndeshje futolli. Ai, duke qenë lojtar rezervë tashmë, nuk mund të shënoje “gol”. Për këtë arsye, ai ka vendosur të ndërtojë një “fushë futbolli” të vetën, ku të shënojë sa gola të dojë.

Lexo edhe:

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

Në fakt, Tahiri nuk është i pari ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili gjatë periudhës që është nën hetim, mendon të krijojë një media. Para tij, ish-deputeti me biografi gazetareske, Alfred Peza, vendosi të hapë një portal informativ gjatë kohës që ishte nën hetim.

Ish-deputeti i Peqinit humbi të drejtën e kandidimit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 për faktin se ishte nën hetim për veprat penale të “pastrimit të parave”, deklarimit të rremë të pasurisë” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Gjatë periudhës që ishte nën hetim dhe pa një aktivitet politik, Alfred Peza vendosi të krijonte portalin “alpenews.al”, të cilin vijon ta ketë ende nën administrim, edhe pse iu rikthye në një formë jetës aktive të Partisë Socialiste, duke u zgjedhur si Sekretar për Median në këtë formacion politik.

Duket si një trend i ish-deputetëve të Partisë Socialiste që, gjatë kohës që janë nën hetim penal, të krijojnë portale informative, duke u shndërruar në gazetarë. Nuk do të jetë çudi që, nën këtë shembull, pak kohë më vonë të hapin portale informative edhe ish-deputetët e tjerë të Partisë Socialiste, që janë nën hetim, si Arben Ndoka e Arben Çuko.

Ndoka dhe Çuko tashmë janë të arrestuar, në vijim të “megaoperacionit” ku u godit banda e Avdulajve të Shijakut. Ish-deputeti i Lezhës, Arben Ndoka dyshohet se është përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Ranës së Hedhun, së bashku me disa familjarë dhe miq të tij. Ish-deputeti i Lushnjes, Arben Çuko dyshohet se është përfshirë në korrupsion, gjatë kohë që ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Të dy ish-deputetët, ashtu si edhe pjesa tjetër e të arrestuarve në “megaoperacionin” e para disa ditëve, kanë apeluar vendimin e arrestimit. Nëse Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendos lirimin e tyre dhe vijimin e hetimit në gjendje të lirë, si Çuko, ashtu edhe Ndoka mund të mendojnë për krijimin e një portali informativ, nëpërmjet të cilit, ashtu si edhe ish-kolegët Saimir Tahiri e Alfred Peza, të tregojnë variantin e tyre të të vërtetës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

18:49 : 13/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin njësinë administrative të Plashnikut në Poliçan, banorët refuzojnë evakuuimin

18:29 : 13/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025
SPORT

Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet

18:16 : 13/08/2025
RAJONI

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025
Para

FOTO/ A është sopranja e njohur greke sozia e Emina Çunmulajt

TË GJITHA

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

18:49 : 13/08/2025

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025

Zjarri përfshin njësinë administrative të Plashnikut në Poliçan, banorët refuzojnë evakuuimin

18:29 : 13/08/2025

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025

Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet

18:16 : 13/08/2025

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

18:04 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com