• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në prag të Vettingut/ Artur Malaj rrëzoi Presidentin për Sandër Lleshin, këshilltarin e Ramës

14:10 : 29/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al
************************
Pak muaj pasi kishte vendosur kandidaturën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe ishte në pritje të Vetingut, Artur Malaj rrëzoi një dekret të Presidentit Bujar Nishani dhe dha një vendim në favor të Sandër Lleshit, këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama dhe tashmë i emëruar prej tij për postin e ministrit të Brendshëm.

Sandër Lleshi, ushatarak prej vitesh, u lirua në vitin 2013 nga presidenti Nishani, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imani. Në atë kohë, Sandër Lleshi ishte zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe mbante gradën “general-brigade” prej vitit 2009. Sandër Lleshi e ankimoi dekretin e Presidentit për lirimin e tij nga detyra.

Procesi gjyqësor vijoi për disa vite, kur, nga gjykata në gjykatë, vendimet ishin herë në favor të dekretit presidencial dhe herë në favor të paditësit Lleshi. Derisa në fund, gjyqtari i Apelit Administrativ, Artur Malaj, vendosi përfundimisht rrëzimin e dekretit të presidentit, me një vendim të Shtatorit 2017.

“Boldnews.al” ka parë vendimet e gjykatave lidhur me rastin e lirimit nga detyra të Sandër Lleshit. Shkaku formal që ka përdorur Presidenti për lirimin nga detyra të Sandër Lleshit ishte fakti që ai nuk kishte arritur të ngrihej në gradë brenda periudhës 3-vjeçare, siç është parashikuar në ligjin “Për gradat”. Por, përtej kësaj, Presidenti Nishani ka deklaruar më shumë se njëherë publikisht se ai kishte informacione që cënonin rëndë figurën e ushtarakut të lartë.

Gjithësesi, dekreti për lirimin nga detyra të Sandër Lleshit është mbështetur në faktin që ai nuk plotësonte kriteret ligjore për të qëndruar në detyrë, për shkak se nuk kishte avancuar në gradë.

Lexo edhe:

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

Sandër Lleshi e ankimon në rrugë gjyqësore dekretin e Presidentit të Republikës. Fillimisht, gjykata e shkallës së parë të Tiranës i jep të drejtë paditësit, duke vendosur që ai duhet të kthehej në detyrën që kishte pasur. Ky vendim ndryshohet tërësisht nga Gjykata e Apelit Administrativ, e cila vendos se Presidenti Nishani ka pasur të drejtë në lirimin e Sandër Lleshit.

Çështja mbërrin në Gjykatën e Lartë, e cila, në vitin 2015 konstaton se gjykimi duhet të rikthehej sërish në shkallën e parë, pasi, si gjykata e Tiranës e cila kishte dhënë vendim në favor të Sandër Lleshit, ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ që ishte shprehur në favor të dekretit të Presidentit, nuk kishin respektuar procedurën.

Në vijim të këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, çështja rishqyrtohet në gjykatën e shkallës së parë Administrative (e cila nuk ekzistonte në kohën kur padia u shqyrtua për herë të parë). Kjo gjykatë vendos që dekreti i Presidentit për lirimin nga detyra të Sandër Lleshit është i ligjshëm.

Sandër Lleshi, i cili në këtë kohë kryente detyrën e këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama për Sigurinë, e ankimon vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Administrative.

Në Apelin Administrativ, padia e Sandër Lleshit shqyrtohet nga gjyqtari Artur Malaj. Me vendimin e Shtatorit 2017, Artur Malaj vendos prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rrëzimin e dekretit të Presidentit, duke i dhënë në këtë mënyrë të drejtë paditësit Sandër Lleshi.

Gjyqtari Artur Malaj tashmë është në pritje të vendimit përfundimtar të institucioneve të Vetingut për karrierën e tij. Malaj ka kandiduar në Janar 2017 për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ai ishte subjekt prioritar për kalimin në procesin e rivlerësimit. Në korrik 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Ky vendim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

ONM ngriti dyshime të forta se një vilë trekatëshe në Vlorë, në të cilën gjyqtari Artur Malaj deklaron se ka jetuar me qera, në fakt është në pronësi të tij, e krijuar me burime të dyshimta financiare. Në bazë të rekomandimit të ONM-së, pak ditë më parë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit në detyrë të Artur Malaj dhe kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tij nga detyra.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025
BOTA

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
BOTA

Plani i Trump për shkurtimin e ndihmave amerikane nëpër botë merr aprovimin final

09:53 : 18/07/2025
RAJONI

Vala e të nxehtit “pushton” Greqinë, temperatura deri në 44 gradë në disa zona

09:51 : 18/07/2025
Para

"Prisni 2-3 ditë se do i dëgjoni", çfarë paralajmëroi Saimir Tahiri nga Krimet e Rënda: Prova deçizive...

TË GJITHA

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025

Plani i Trump për shkurtimin e ndihmave amerikane nëpër botë merr aprovimin final

09:53 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit “pushton” Greqinë, temperatura deri në 44 gradë në disa zona

09:51 : 18/07/2025

SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

09:49 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com