Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është kërcënuar me një sërë mesazhesh nga grekët, pas vrasjes së ekstremistit një ditë më parë. Hoxha zbulon mesazhet kërcënuese në rrjetet sociale, të cilët i shkruajnë se e ‘dinë kush është, ku është’.
Më tej, gazetari kujton 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasësve të organizatës terroriste antishqiptare ‘Mavi’, me emrin ‘Pirro i parë’, e armatosur deri në dhëmbë, që hyri në brendësi të atdheut tonë dhe vrau pabesisht disa persona.
Postimi:
“Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale: “Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”…. Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim… στο καλο….
Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme….”, shkruan Hoxha.