• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria do paguajë 100 mln euro për koncesionet

16:32 : 27/10/2018
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Konçesionet po rëndojnë gjithnjë e më shumë faturën, që duhet të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Për vitin 2019, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, buxheti i shtetit do do të paguajë 12.7 miliardë lekë ose plot 100 milionë euro për kompanitë koncesionare. Krahasuar me këtë vit fatura që buxheti paguan për koncesionet do të rritet me 50 për qind, duke bërë që gjithmonë e më shumë taksat e qytetarëve të shkojnë në kontot e koncesionarëve privat dhe jo për rrugë, spitale apo shkolla të reja.

Aktualisht qeveria shqiptare paguan 8 kontrata koncesionare nga buxheti i shtetit, me një vlerë totale prej 8.5 miliardë lekësh ose 67 milionë euro. Shtimi i disa kontratave të reja të kushtueshme gjatë vitit të ardhshëm do të bëjë që fatura totale e koncesioneve të rritet edhe me 4.2 miliardë lekë të tjera duke arritur në 12.7 miliardë lekë.

Kontratat e reja

Sipas relacionit të projektbuxhetit, për vitin e ardhshëm do të nisë pagesa për tre kontrata të reja. Ato janë rruga e Arbrit, koncesioni i laboratorëve dhe mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

Sipas Ministrisë së Financave, për rrugën e Arbrit, qeveria do të paguajë 2.6 miliardë lekë gjatë vitit e ardhshëm. Ky koncesion, i cili ka dhe faturën më të lartë për buxhetin e shtetit, do të paguhet për 13 vjet rresht për një shumë totale prej 33.4 miliardë lekësh.

Lexo edhe:

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

Koncesioni i dytë për të cilin pritet të nisë pagesa gjatë vitit të ardhshëm është ai i laboratorëvëe. Për këtë kontratë, buxheti i shtetit do të paguajë 886 milionë lekë në vitit 2019. Koncesioni i laboratorëve ka një faturë totale prej 13.2 miliardë lekësh dhe do të paguhet nga buxheti për 15 vjet rresht me nga 886 milionë lekë në vit.

Kontrata e tretë që nis rishtaz në 2019-ën është Koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, për rrugën Durrës-Kukës, buxheti do të japë 681 milionë lekë gjatë vitit të ardhshëm ose 5.4 milionë euro. Kjo shifër është pjesa që paguhet nga buxheti si kompesim për trafikun minimal të automjeteve që qeveria i ka garantuar koncesionarit privat në rrugën durrës kukës.

Tre kontratat e reja që nisin të paguhen vitin e ardhshëm u shtohen 8 kontratave që paguhen sakaq si tre koncesionet e shëndetësisë, ato të inceneratorëve, skanimi dhe kontrata e Devollit. Kjo bën që numri total i koncesioneve që paguhen nga buxheti i shtetit të arrijë në 11 kontrata, ndërsa fatura e tyre shkon në 12.7 miliardë lekë.

Kjo shifër është e barabartë me  3 për qind të të ardhurave totale të buxhetit, ndërkohë që në ligj, parlamenti I ka dhënë të drejtë qeverisë të shpenzojë për koncesionet deri në 5 për qind të të ardhurave totale buxhetore. Megjithatë pagesat për koncesionet pritet të rriten sërish pas vitit të ardhshëm, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja nga programi 1 miliardë euro, si rruga Thumanë-Vorë, ajo Milot-Balldren, aksi Orikum-Dukat si dhe koncesioni i shkollave të Tiranës.

Image

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
AKTUALITET

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025
AKTUALITET

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025
Para

Lajmi për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt qarkullon me shpejtësi në mediat e huaja

TË GJITHA

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com