• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet buxheti i ri 2019, ja sa është fondi për kompensimin e pronarëve, paga e Presidentit rritet me…

16:31 : 26/10/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme projektbuxhetin e vitit 2019.

Sipas të dhënave të qeverisë buxheti për vitin e ardhshëm, arrin vlerën e 486,477 milionë lekësh, ndërkohe që shpenzimet parashikohet të shkojnë në 519,377 milion lekësh.

Në draftin e dërguar në Parlament theksohet se buxheti pritet të ketë një deficit prej 32, 900 milionë lekësh.

BUXHETI DOKUMENT I PLOTË

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Në projektbuxhetin e ri theksohet se: “Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2019 është: Të ardhurat, gjithsej, 5000 milionë lekë; Nga të cilat: të ardhura të tjera 1000 milionë lekë; transferimet nga buxheti i shtetit 4000 milionë lekë; Shpenzimet: 5000 milionë lekë”.

Po ashtu në nëntin 12 flitet dhe për pagën e Presidentit, e cila arrin në vlerën e 257 mijë lekëve të rinj në muaj.

“Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj dhe rritet gjatë vitit, sipas përcaktimeve që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thekson buxheti i ri.

MË POSHTË TË GJITHA NDRYSHIMET NË BUXHET

V E N D I M

Nr.______, datë __________

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR BUXHETIN

E VITIT 2019”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË ARBEN AHMETAJ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

P R O J E K T L I GJ

Nr.______ /2018

PËR BUXHETIN E VITIT 2019

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

KREU I

BUXHETI

Neni l

Buxheti për vitin 2019 është:

Të ardhurat                                                                                   486 477                milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                   519 377                milionë lekë;

Deficiti                                                                                                32 900           milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Neni 2

Buxheti i shtetit  për vitin 2019 është:

Të ardhurat                                                                                                  364 945         milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                                  397 845         milionë lekë;

Deficiti                                                                                                32 900   milionë lekë. 

Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2019 është:

Të ardhurat                                                                                      51 149      milionë lekë;

Nga të cilat:

 

– transferta e pakushtëzuar  e përgjithshme                                 17 527     milionë lekë;

– transferta e pakushtëzuar sektoriale                       7 411     milionë lekë

– Të ardhura të tjera                                                                                   26 211     milionë lekë;

 

Shpenzimet                                                              51 149          milionë lekë.

 

Neni 4

 

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2019 është:

  1. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.

 

Të ardhurat, gjithsej                                                       127 244   milionë lekë;

Nga të cilat:

– kontributet                                                                             82 696    milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit                                           42 238    milionë lekë;

– transferta nga buxheti për indeksimin e pensioneve       2 310   milionë lekë;

 

Shpenzimet                                                                     127 244 milionë lekë.

 

Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe të kategorive të veçanta të personave të vetëpunësuar. Për vitin 2018, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve dhe programeve të sigurimit shoqëror të detyrueshëm e suplementar, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

 

  1. Sigurimi suplementar

 

Të ardhurat, gjithsej                                                               5 844 milionë lekë;

Nga të cilat:

–  kontributet                                                                    1 446 milionë lekë;

–  transferimet nga buxheti i shtetit                                  4 258 milionë lekë;

–  fondi për indeksimin e pensioneve                                  140 milionë lekë;

 

Shpenzimet                                                                            5 844 milionë lekë.

Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 2 450 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në nenin nr.61, të                               ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 618 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.

Neni 5

 

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2019 është:

 

Të ardhurat, gjithsej,                                                                                   41 900     milionë lekë;

Nga të cilat:

 

– kontributet dhe të tjera                                                                        13 729     milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit                        28 171    milionë lekë;

 

Shpenzimet                                                                                             41 900    milionë lekë.

 

Fondi për rimbursimin e medikamenteve nuk tejkalon tavanin prej 10 500 milionë lekësh. Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 6

 

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2019 është:

 

Të ardhurat, gjithsej,                                                                                                            5 000  milionë lekë;

Nga të cilat:

 

– të ardhura të tjera                                                                                                                 1 000  milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit                                                           4 000  milionë lekë;

Shpenzimet                                                                                                                           5 000 milionë lekë.

 

 

Neni 7

 

Përdorimi dhe investimi i fondit rezervë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

 

 

KREU II

BURIMET PËR MBËSHTETJEN E SHPENZIMEVE

TË BUXHETIT TË SHTETIT

 

Neni 8

 

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

 

Grantet                                                                                                                                  15 500       milionë lekë;

Të ardhurat tatimore                                                                                     325 604      milionë lekë;

Të ardhurat jotatimore                                                                          23 840      milionë lekë.

 

Neni 9

 

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit prej 32 900 mijë lekësh, nëpërmjet huamarrjes totale neto nga burime të brendshme dhe të huaja është              7 203  milionë lekë. Pjesa tjetër prej 25 697 milionë lekësh financohet nga përdorimi i fondeve të akumuluara në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.

 

Të ardhurat nga privatizimi, që mund të krijohen gjatë vitit 2019, përdoren jo më pak se 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila, automatikisht, rrit me të njëjtën masë kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2, të këtij ligji.

 

KREU III

SHPENZIMET E BUXHETIT TË SHTETIT

 

Neni 10

 

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

 

  • Shpenzime të buxhetit qendror                                 388 545  milionë lekë;
  • Fondi për rritjen e pagave 2 000  milionë lekë;
  • Fondi rezervë                                                                                   1 500  milionë lekë;
  • Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë 1 500  milionë lekë;
  • Kontingjencë për risqet e borxhit                 4 300  milionë lekë.

Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, për shpenzime korrente dhe kapitale, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Kufiri i shpenzimeve korrente dhe kapitale për institucionet e sistemit të drejtësisë paraqitet në nënndarjen përkatëse, pjesë e tabelës nr.1.

 

Në tabelat 1/1 dhe 1/2, janë kufijtë e shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, për shpenzime korrente dhe kapitale, përkatësisht për vitet 2020 dhe 2021. Transferta e pakushtëzuar për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore miratohet vetëm për vitin 2019.

 

Të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit, sipas zërave kryesorë, për dy vitet e mëparshme fiskale dhe tri vitet e ardhshme janë sipas tabelës 4.

 

 

Neni 11

 

Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 82 022 veta. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rishpërndajë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja.

 

Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror.

 

Për vitin 2019 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë.

 

Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.

 

Numri i punonjësve të institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë dhe numri rezervë për këtë sistem paraqitet në nënndarjen përkatëse në tabelën nr.2. Detajimi i numrit të punonjësve të institucioneve ekzistuese të sistemit, deri në momentin e riorganizimit, detajohet nga vetë institucionet. Rishpërndarja e numrit të punonjësve të institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe e numrit rezervë të tyre bëhet nga Këshilli i Ministrave, pas miratimit paraprak nga  Kuvendi.

 

Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 500 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Shumat e shpërndara nga ky fond shtojnë kufijtë e miratuar në tabelën 1, që përmendet në nenin 10, të këtij ligji.

 

Neni 12

 

Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj dhe rritet gjatë vitit, sipas përcaktimeve që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 13

 

Fondi rezervë i buxhetit prej 1 500 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme.

Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë, përdoret:

 

  • deri në 1 miliardë lekë, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për financimin e pagave të reja të magjistratëve.
  • deri në 500 milionë lekë, nga Këshilli i Ministrave për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, pas miratimit paraprak nga

 

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 300 milionë lekësh përdoret  nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Shumat e shpërndara nga fondi rezervë i buxhetit, fondi rezervë i sistemit të drejtesisë dhe kontingjenca për risqet e borxhit, shtojnë kufijtë e miratuar në tabelat 1 dhe 4, që përmenden në nenin 10, të këtij ligji.

 

Neni 14

 

Fondi për rritjen e pagave prej 2 000 milionë lekësh shpërndahet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi bazën e nivelit të pagave që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Shumat e shpërndara nga ky fond shtojnë kufijtë e miratuar në nenet 3 e 5, si dhe në tabelat 1 dhe 4, që përmenden në nenin 10, të këtij ligji.

 

Neni 15

 

Buxheti i pushtetit gjyqësor administrohet nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në mbështetje të ligjit nr.8363, datë 1.7.1998, “Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”. Bordi i kësaj zyre bën shpërndarjen e fondeve buxhetore nga programi i buxhetit gjyqësor, sipas tri niveleve të këtij pushteti, deri në momentin e  krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

          Neni 16

 

Transferta e pakushtëzuar, që buxheti qendror ia transferon pushtetit vendor, përfshin fondet për përballimin e veprimtarive dhe të funksioneve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Transferta e pakushtëzuar  e përgjithshme shpërndahet ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas formulës së paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Shuma e transfertës së pakushtëzuar për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore paraqitet në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Fondi rezervë nga totali i transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme përdoret nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe programi për infrastrukturën vendore dhe rajonale përdoren sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Transferta e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja të transferuara në bashki shpërndahet sipas anekseve 1 dhe 4, që i bashkëlidhen këtij ligji.

Personeli administrativ i këshillit të qarkut nuk mund të jetë më shumë se 10 veta.

 

 

Neni 17

 

Fondet e buxhetit të shtetit për institucionet e arsimit të lartë shpërndahen në formën e grantit. Ky fond shpërndahet sipas kategorive:

 

  1. a) Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë;
  2. b) Granti i mësimdhënies;
  3. c) Granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese. Modeli i financimit për instutitucionet e arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret për përdorimin e granteve të politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë dhe granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese, janë përcaktuar në nenet 111 dhe 113, të ligjit  nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Neni 18

 

Kufiri i shpenzimeve, sipas tabelës l, që i bashkëlidhet këtij ligji, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave, deri në masën 10 për qind të shumës së përgjithshme të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve të përgjithshme kapitale, duke ruajtur totalin e shpenzimeve korrente dhe kapitale. Bëjnë përjashtim nga ky rregull shpenzimet për institucionet e sistemit të drejtësisë, të cilat mund të transferohen nga një program në tjetrin pa kufizim.      Të drejtat e përcaktuara në ligjin nr.9636, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në nenin 44, për rishpërndarjen e fondeve buxhetore, përcaktojnë treguesit e faktit në tabelat nr.1 dhe 4, të cituara në këtë ligj.

 

Neni 19

 

Tavani për vlerën totale të kontratave në përqindje të PBB-së për të gjitha projektet koncesionare/PPP-të ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi për vitin 2018, në përputhje me të dhënat e regjistrit të koncesioneve është 46% e PBB-së. Këshilli i Ministrave (Ministria e Financave dhe Ekonomisë) raporton në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për çdo kontratë të re të koncesioneve dhe partneriteteve publike private, që nënshkruhet dhe i shtrin efektet brenda vitit buxhetor, në funksion të ruajtjes së tavanit për vlerën totale të kontratave në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto.

 

Neni 20

 

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2019, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 9 203 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:

 

  • Për huamarrjen totale neto vjetore, përfshirë huamarrjen e brendshme dhe atë të huaj deri në 7 203 milionë lekë;
  • Për rritjen vjetore të garancive të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 2 000 milionë lekë.

 

Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë  në 1 147 922 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:

 

  • Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 091 684 milionë lekë;
  • Stoku i borxhit të garantur nga qeverisja qendrore 55 085 milionë lekë;
  • Stoku i borxhit të qeverisjes vendore 1 153 milionë lekë.

 

 

Neni 21

 

Në rast të emetimit të një eurobondi të ri, si dhe në rast të disbursimit të ndonjë kredie shtesë në formën e “mbështetjes buxhetore” nga institucionet financiare ndërkombëtare, kufiri për huamarrjen totale neto,  rritjen vjetore të stokut të borxhit dhe nivelin e vlerësuar të stokut të borxhit të përcaktuara në nenet 9 dhe 20, mund të tejkalohen me vlerën totale të eurobondit të emetuar dhe mbështetjes buxhetore të disbursuar. Ndërkohë niveli i deficitit të buxhetit të vitit 2019 mbetet i pandryshuar sipas përcaktimit në nenin 1.

 

Qeveria mund të akumulojë dhe mund të mbajë në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë çdo gjendje shtesë të likuiditetit që mund të krijohet dhe mbartet për të financuar buxhetet e viteve fiskale pasardhëse, por pa kaluar kufirin prej dy muajsh të shpenzimeve buxhetore.

 

Neni 22

 

Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji.

 

Neni 23

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2019.

 

 

K R Y E T A R I

 

 

GRAMOZ RUÇI

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025
AKTUALITET

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025
BOTA

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025
Para

Prokuroria ping-pong me dosjen e përgjimit të Xhafajt për të shpëtuar vëllanë e ministrit

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com