• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Humori” i Qeverisë: Nuk u kemi dhënë tendera kriminelëve. Kompanive të tyre, PO

15:49 : 26/10/2018
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeveria tha të Premten se ka vendosur të mos u japë më fonde publike kriminelëve. Ky zhvillim konsiderohet shumë i rëndësishëm për kabinetin qeveritar “Rama”, aq sa angazhoi ministren e Drejtësisë për ta paraqitur para mediave për të deklaruar se “po hartohen ndryshimet e nevojshme ligjore”.

Etilda Gjonaj deklaroi se: “Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri. Nëse deri më sot, në bazë të ligjeve në fuqi, përjashtoheshin nga përfitimi i fondeve publike vetëm subjektet juridikë të dënuar më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët, apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare, të cilat janë, ose kanë qenë të dënuar nën cilësinë e tyre individuale”, u shpreh ajo.

Çfarë do të thotë, në terma më të thjeshtë, ky qëndrim i qeverisë, përcjellë nga zëdhënësja dhe njëkohësisht Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj?

Lexo edhe:

Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Beteja për drejtimin e Matit

“Sulmoi ambasadorin e BE-së, të dënohet/ Berisha-Ballës: Trillim, s’ka njeri që i respekton më shumë se unë

Ligji “Për prokurimet publike”, në nenin 45 të tij, parashikon që nuk mund të marrin pjesë dhe të fitojnë tendera publikë personat e dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, pastrim parash, veprime terroriste apo fallsifikim dokumentash.

Por, siç ka rezultuar tashmë, persona të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, ku më i njohuri deri më tani është miku i Taulant Ballës, Mond Bego, ka fituar miliona euro nga tenderët publikë. Por, nuk është vetëm ai që, gjatë 5 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, ka fituar para publike, pavarësisht ndalimeve ligjore.

Sot, nëpërmjet Etilda Gjonajt, qeveria deklaroi se ka gjetur “levën e Arkimedit”, pikërisht atë që nuk arriti ta zbulonte gjatë këtyre viteve. Qeveria, pasi u dha fonde publike e tendera miqve të saj e miqve të miqve të saj kriminelë, më në fund e kuptoi se problemi qëndron tek ligji. Ose, më saktë, tek mënyra se si dëshiron ta lexojë qeveria ligjin.

Etilda Gjonaj deklaroi se, me ndryshimet e reja ligjore që ka hartuar qeveria, tashmë do u ndalohet pjesëmarrja në tendera jo vetëm individëve, por edhe kompanive ku aksionerë janë individë që janë dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, të përfshirë në korrupsion, pastrim parash, terrorizëm e fallsifikime.

Pra, sipas logjikës së qeverisë, Mond Bego ka fituar tendera publikë pasi kompania në pronësi të tij nuk rezulton të jetë e dënuar për veprat penale të sipërcituara.

Qeveria, e vendosur në siklet për lidhjet e saj të shumëfishta me krimin, ka gjetur një mënyrë humoristike për të tentuar të dalë faqebardhë. Ajo, me deklaratën e Etilda Gjonaj, tregoi sot se, deri më tani, për shkak të vakumit ligjor, nuk ka arritur të ndalojë fitimin e tenderave nga kompani, në të cilat aksionerët janë dënuar për vepra penale që u ndalohet të marrin fonde publike.

Këtu, sipas logjikës qeveritare, përfshihet edhe rasti i Mond Begos. Kompania e tij, edhe pse me pronar të vetëm Mond Begon, edhe pse e krijuar me paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të narkotikëve, nuk rezulton e dënuar. Pronari i saj, Po, por kompania Jo. Ndaj, ajo ka fituar tendera miliona euro dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me miqësinë që pronari Bego ka me Taulant Ballën, përveçse me Aldo Baren.

Shqiptarët kanë një qeveri me sens të lartë humori dhe duhet të ndihen të kënaqur për këtë fakt.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Beteja për drejtimin e Matit

11:17 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Sulmoi ambasadorin e BE-së, të dënohet/ Berisha-Ballës: Trillim, s’ka njeri që i respekton më shumë se unë

11:12 : 06/11/2025
AKTUALITET

Pr.ligji për barazinë gjinore/ Pastori Akil Pano: Nëse miratohet, gjoba dhe burg kush thotë se janë dy gjini

11:05 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha – Gonzatos: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ligji s’ka lidhje me direktivat e BE

11:01 : 06/11/2025
AKTUALITET

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

10:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

FOTO-LAJM/ Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e “Lubi Ballukut”

10:43 : 06/11/2025
Para

Aksident i rëndë, burri në luftë me vdekjen

TË GJITHA

Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Beteja për drejtimin e Matit

11:17 : 06/11/2025

“Sulmoi ambasadorin e BE-së, të dënohet/ Berisha-Ballës: Trillim, s’ka njeri që i respekton më shumë se unë

11:12 : 06/11/2025

Pr.ligji për barazinë gjinore/ Pastori Akil Pano: Nëse miratohet, gjoba dhe burg kush thotë se janë dy gjini

11:05 : 06/11/2025

Berisha – Gonzatos: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ligji s’ka lidhje me direktivat e BE

11:01 : 06/11/2025

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

10:52 : 06/11/2025

FOTO-LAJM/ Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e “Lubi Ballukut”

10:43 : 06/11/2025

Kalendari i projektbuxhetit 2026 miratohet me votat e mazhorancës, opozita kundër

10:43 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com