• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Nga Konferenca Islamike tek Erdogani

11:35 : 23/10/2018
në BOLD BLOG

 

Nga Agron Gjekmarkaj

 Prej vitesh, marrëdhëniet ndërmjet Rexhep Taip Erdoganit dhe Edi Ramës mund të përkufizohen me këngën shkodrane “Në zaman të asaj furie”! Një “sevda” që s’ka të ndalur, që s’ka dajre t’ia kapë ritmin, që s’ka kadaif e llokum ta barazojë në lezet! Yrrnek i madh për gëzim të dynjasë!

“Kardashleri” i vogël po i ngjet gjithnjë e më shumë atij të madhit!

Me gjasë, të dyve në hojet e xhanit të përflakur nga ëndrra e sundimit, demokracia për të cilën flasin u duket një biçimllëk e zuzari allafrënga, me të cilën janë të shtrënguar çdo ditë, bëjnë hesape si e si t’ia kallin, si e si të librohen prej saj. Rexhepi ia ka dalë, bereqavers. Vend i madh gazep, milet shumë atje në Azi e s’para pyet. Ky i yni bajagi mirë ka ecur në atë rrugë, veçse Uashingtoni, Berlini e Brukseli, qerpiket herë pas herë e shi në atë moment fillon e citon Perikliun, Demostenin, Tukevilin, Linkolnin, Curcillin, De Gasprin, Konicën e Nolin për festa edhe Fishtën për të na mbushur mendjen se oksidentalizma është vetë jeta e tij, tallaz!

Zët e kanë fjalën e lirë të dy. Shpifje, shpifje, shpifje e thërrasin. Njeri ka ëndrra perandorake, tjetri vilajeti. Tanimë udhëheqësi i Turqisë aktuale është identifikuar me “lavdinë” e Perandorisë Osmane dhe në emër të saj dëshiron t’i rindërtojë objektivat e veta diplomatike e strategjike me vendin tonë e të tjera shtete ballkanike. Nuk duhet të lodhemi se përsërituri që pushtimi otoman është fatkeqësia më e madhe, që i ka ndodhur kombit tonë përgjatë gjithë historisë së tij!

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Me të lidhen ikja nga Europa, thyerjet shpirtërore e identitare! Siç e thotë Kadare te një novelë e tij e famshme, ata sollën “eklipsin e syrit”, shumë më i çuditshëm e befasues se ai i hënës dhe diellit, por tejet i dhimbshëm për bukurinë si kult.

Gjatë kësaj periudhe “bashkëjetese”, momentet më të lavdishme janë kryengritjet me qëndresën e shenjtë 25-vjeçare të Gjergjit të madh, Skënderbe, librat shqip, Rilindja dhe Pavarësia Kombëtare që na ndanë nga perandoria, por jo nga otomanët dhe otomanizmi, nga prapashtesa “llëk”, që na la bashkë me një sërë bidatesh, të cilat te politika nuk u shuan kurrë!

Para pak ditësh në një aktivitet kushtuar Mit’hat Frashërit, këtij rilindasi të madh, flitej për sulltan Abdyl Hamitin si garantues dhe sponsorizues i alfabetit të gjuhës shqipe dhe Kongresit të Manastirit kur dihet urrejtja, persekutimi dhe syrgjyni për të gjithë shqipëndërruesit! Gjynah që nuk na ra tavani mbi kokë! E meritonim gjithë sa ishim. Por nuk qe e shkruar!

Qysh nga revolucioni i gjithanshëm i Ataturkut e deri sa u shfaq doktrina e Davatoglusë në fillim të viteve 2000 te një samit i Sarajevës, ish-ministër i Jashtëm i Erdoganit, Turqia ka qenë miqësore dhe pa tendenca ndikimi në punët e brendshme të Shqipërisë. Turqia ka qenë dhe mbetet një vend ku shqiptarët nuk paragjykohen, përkundrazi! Pas rënies së diktaturës Turgut Ozal, Sulejman Demirel, Tansu Ciller, Bulent Ecevit janë parë me respekt nga ne sepse ata na ndihmuan pa u përzier, pa na e cenuar dinjitetin kombëtar dhe koherencën religjioze!

Fatos Nano u tentua i pari nga sherbeti dhe jaseminët e Stambollit. Sali Berisha i dytë pas shihareteve, që dha gjatë segmentit ‘92-‘97 më shumë botës arabe sesa vetë Turqisë, i shpëtoi atij tentacioni dhe nuk e futi “anijen” në Dardanele në vitet 2005-2013, duke ruajtur bashkëpunim të mirë me këtë vend mik. Ai i ndenji linjës strategjike SHBA-Europë, paçka se në politikën e privatizimeve privilegjoi turqit. Por Berisha në mandatin e tij të parë, në mënyrë të njëanshme, konsakroi atë që filloi Ramiz Alia, anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, pa referendum, megjithëse jemi një vend me katër e më tepër besime, të gjitha të barabarta para Kushtetutës. Personalisht e kam parë dhe e shoh si një veprim enigmatik, të dëmshëm, por edhe një njollë të rëndë për vendin tonë këtë pjesëmarrje, duke gjykuar karakterin fetar, raportin e kësaj organizate me standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Ndërsa prej disa vitesh nga Turqia e Erdoganit na ofrohet miqësi me spektër vasaliteti. Kosova është Turqi, vikati Presidenti turk dikur në Prizren me Ramën e Thaçin në krah! Folën ata? Aq sa flasin të vdekurit. Rrasën kokën mes veshëve dhe u ulën këmbëkryq si në kohë të “Babës”!

Në fillim, pasi u bëmë anëtarë të Konferencës Islamike, u “pushtuam” nga shkollat e Gylenit, megjithëse e donim Shqipërinë si gjithë Europa, ato shkolla (të Europës) nuk po vinin. Nuk dihet në i thirri njeri! Pakkush pipëtiu. Tani na kërkohet që ata t’i zbojmë dhe t’i zëvendësojmë me shkolla të licencuara nga Ministria e Arsimit të Ankarasë. Përsëri lind një pyetje etike për orientimin mendor e kulturor! Me patjetër duhet të zgjedhim mes Gylenit dhe Erdoganit? Mund të kishim dilema nëse Turqia sot do të ishte kampione demokracie e laiciteti, ose do t’i kemi kur të jetë, por tani nuk duket moment i përshtatshëm për dyzim. Ne kemi nevojë për shkolla europiane. Pikërisht ato lloj shkollash ndërtuan edhe vetë Turqinë moderne dikur.

Fëmijët shqiptarë do të edukohen me shkollë perëndimore apo lindore? Kujtoni pak kohën e “satrapit”, Mbretit Zog, me dy lice francezë, me shkollë teknike e bujqësore amerikane, me shkollë tregtare italiane e shumë të tjera, kur ishim nja 1 milion kokë! A vazhdon ende dielli të lindë nga perëndon, siç mëtonte e mëkonte Naim Frashëri, mbetet një pyetje kjo për Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Nikolla?! Çfarë mësojnë fëmijët sot, do të jetë Shqipëria nesër ta dini! Të premten, një fakt pozitiv është konsumuar. Nuk dihet në është linjë e re diplomatike e qeverisë shqiptare apo një shkëndijë krenarie e ministrit Ditmir Bushati, për të cilin thuhet se nuk shihet me sy të mirë nga paria turke. Bushati, kërkesës së ministrit të Jashtëm turk, Mehmet Çavasoglu, për të mbyllur shkollat gyleniste dhe për të dorëzuar personelin e tyre dhe të tjerë ndjekës të klerikut në azil për “kletatje” e “marifet” në Turqi, iu përgjigj duke iu referuar standardeve dhe konventave europiane. Ky ishte një refuzim de fakto! Një vendosje e një kufiri të ri ngjau, një pozicionim për t’u përshëndetur. Me shpresën se gjaku nuk bëhet hirrë, i sugjerojmë Ditmir Bushatit të lexojë herë pas here epopenë e Kara Mahmut Bushatliut, i cili nga luftëtarët që mbronin Rozafatin thirrej “Karagega”, kur në tavolinë i vendosin fermane vasaliteti, do të jetë më i qetë, më i qartë edhe më shqiptar në të ardhmen

Por kjo vlen edhe për Kryeministrin, të cilin e inkurajojmë për miqësi të mirë me turqit dhe udhëheqësit e tyre, qoftë edhe me Erdoganin. Por jo vasalitet dhe marrje modeli. Na dhimbset qerratai, kur shfaqet në haremin politik të Rexhepit, se na dergjet xhani për vatanin, të cilin ende e duam si gjithë Europa me një Kryeministër, i cili ideologjinë iluministe të kontinentit nuk e përtyp si çamçakëz propagandë, teksa pi me nargjile eliksire totalitarizmi. Ani, se gjykojmë për shallvaret në trup Edi Ramën, madje as për fes që mund t’i rrijë mirë mbi krye, le t’i gëzojë, nëse i pëlqejnë, por do të mërziteshim qamet, nëse ato nuk i nxjerr nga koka ku i ka futur tash 6 vjet për t’u ndier rehat në “Anadoll”!

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Shtyhet gjyqi ndaj Shullazit, avokatët kërkojnë përsëri kohë

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com