Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë emisionit “Opinion” është pyetur për mundësinë e një shantazhi nga Edi Rama, për dosjen e lobimit, që PD ka bërë në SHBA gjatë zgjedhjeve të shkuara.
Analisti, Lorenc Vangjeli e ka pyetur Bashën nëse është ai nën shantazhin e Kryeministrit, për këtë dosje me të dhëna “inkandeshente” që ka ardhur nga SHBA-të, por përgjigjja ka qenë e prerë, Basha tha: “S’ka asnjë shans.”
Replikat
Lorenc Vangjeli: A mos ju shantazhon Edi Rama me një dosje amerikane?
Lulzim Basha: Nuk mund të shantazhojë Rama, as PD dhe as Lulzim Bashën. Lulzim Basha nuk është ulur kurrë me kriminel dhe s’ka bërë kurrë pazare me oligarkë. Edi Rama s’ka shanse të shantazhojë Lulzim Bashën dhe PD-në. Ai bën propagandë dhe merret me makinacione dhe shpifje kundër opozitës.
Lorenc Vangjeli: Ke një dosje në prokurorinë e Tiranës që ka të bëj me lobimet?
Lulzim Basha: Ti nga e di e këtë gjë? Ti s’di asgjë.
Lorenc Vangjeli: Keni dijeni për këtë çështje që kanë ardhur të dhëna inkandeshente nga SHBA?
Lulzim Basha: Unë po pres drejtësinë me qetësi. Dhe s’ka njeri që mund të me shantazhojë mua dhe PD-në. Nuk ka shanse. Është çështje që kemi trajtuar 10-tra herë. S’kemi asgjë për të fshehur.