• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi tronditës: Unë e ekzekutova nipin, por e kam bërë për…

17:22 : 16/10/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

“Unë e ekzekutova nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje”, kështu u shpreh i pandehuri Bujar Kuçi, përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ngjarja ka ndodhur vitin 2017, ndërsa arsyeja është fare banale, sipas prokurorisë, gjithë sherri ka nisur për një qen. Ndërkohë, dje përballë gjykatës, dolën edhe tre dëshmitarë të akuzës, vëllai i të pandehurit, babai i viktimës, Faik Kuçi, vëllai i tjetër i Faikut, Mehmet Kuçi dhe bashkëshortja e tij, Suzana Kuçi. Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes tensionesh, ndërsa babai i viktimës, pësoi një krizë emocionale, duke lënë dëshminë përgjysmë.

Nga ana tjetër, gjatë dëshmisë së tij, i pandehuri, Bujar Kuçi, i ka kërkuar gjykatës të largohet dhe të mos dëgjoj rrëfimin e të vëllait, kërkesë që u pranua nga gjykata. Dëshmia e babait të viktimës së ndjerë, ishte e mbushur me inat, ndërsa thotë para gjykatës, së tashmë e ka armik dhe jo vëlla Bujar Kuçin. Dëshmitari tjetër nuk dha shumë detaje, pasi pretendon se nuk ishte i pranishëm, por tregoi fjalën e parë që i kishte thënë Faiku, pas ngjarjes. Mehmeti tha se kishte qenë në gjumë dhe pasi ka shkuar atje, Faiku i ka thëne “ma vrau pijaneci”.

Mehmeti gjithashtu tha, se vëllai i tij, i pandehuri Bujar Kuçi pinte ndonjëherë. Në dëshminë e dhënë para gjykatës gjatë ditës së djeshme, Bujar Kuçi ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dhunuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. “Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma. Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, tha ia. I pyetur nga prokurori, se si nisi sherri, Kuçi nuk ka nguruar të quaj nipin si jo normal, ndërsa ka treguar se çdo gjë, nisi për një qen. “Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi.

Ky i fundit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë sherr me nipin, ndërsa me vëllain nuk fliste prej vitesh dhe shkak ishin bërë çështje të punës. Më tej, i pandehuri tregon me detaje gjithçka ndodhi, duke thënë se ishte dhunuar rëndë, duke futur në skenë edhe bashkëshorten, që sipas tij, ishte dhunuar nga nipi dhe vëllai. “Po më dhunonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një thikë në kuzhinë, dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojtje, pasi kishte arritur në atë pikë ku “ose ai, ose unë”, ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes, jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke me ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë”, tha Bujar Kuçi. Sipas të pandehurit, bashkëshortja e tij në momentin kur po ndodhte sherri, ka ardhur nga puna, por ajo nuk ka mundur të futet brenda, sepse Faiku e ka goditur me shpullë. Në fund të dëshmisë, Kuçi e pranon se është ai vrasësi, duke iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejt, pyetjes së prokurorit se kush e kishte vrarë Mirsad Kuçin, duke thënë se e kishte bërë ai, por për vetëmbrojtje.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

Prokuroria

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2017, rreth orës 15.00, në qytetin e Shkodrës. Në banesën e tij private, i pandehuri Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me një thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi. Nga këqyrja e kufomës së viktimës Mirsad Kuçi, është vënë re se kishte një plagë poshtë sisës së majtë, dhe një tjetër në supin e majtë. Gjithashtu, atij i janë vënë re edhe tre gërvishtje në dorën e djathtë afër gishtit të madh. Nga deklaratat e dëshmitarëve të marrë në pyetje, u bë e ditur se kjo kishte ardhur si pasojë e një konflikti që kishte nisur në ambientet e brendshme të banesës së Bujar Kuçit, midis tij dhe nipit Mirsad Kuçi, për shkak të një qeni që viktima kishte sjellë kohë më parë në oborr.

Qeni, ngaqë i hynte dhe në banesën e Bujar Kuçit, i ndoste banesën. Mesa dukej, viktima i kishte hyrë në banesë Bujar Kuçit, i cili pas kësaj, kishte marre një thikë në tavolinë, dhe kishte qëlluar Mirsad Kuçin. Sherri mes të dyve ka filluar në ambientet e brendshme të banesës së Bujar Kuçit. I akuzuari deklarohet se i kishte kërkuar nipit të lidhte qenin, ndërsa sipas Prokurorisë, të dhënat tregojnë se mes të viktimës dhe të akuzuarit ka pasur një konflikt me përballje fizike. I akuzuari ka marrë nga tavolina thikën, dhe pas përleshjes mes tyre, e ka qëlluar ndër të tjera dhe në kraharor viktimën

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025
BOTA

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025
SHENDETI

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025
BOTA

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025
AKTUALITET

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
Para

VIDEO/ I ftuar në bisedë, deputeti i PS ngel pa tekst para pyetjes…Ku e merr rrogën gazetari i ERTV?

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com