• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Edi, ti Shqipërinë e ke kthyer në kantier krimi, droge e korrupsioni

11:37 : 14/10/2018
në OP-ED, POLITIKE

NGA ARTUR ÇANI
S’kemi mëri personale me ty. I bëjmë nga ajo që na peshon në ndergjegje. Na vjen shumë keq dhe ju kërkojmë të falur shqiptarëve, pasi, që fillimisht i besuan dhe e mbështetën këtë personazh.

Larg njohjeve “të rëndësishme” dhe shitblerjes tek politika, ne kemi zgjedhur t’i rrimë besnikë linjës tonë të transparencës, kundër politikës pirate.

E kemi mbështetur Edi Ramën, sepse besonim se meritonte të vinte në pushtet dhe se dispononte aq maturi e vullnet sa për t’i prirë zhvillimit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Ne ishim dhe jemi të bindur se Shqipërisë i nevojitet një lider i zgjuar, jo mashtrues, koshient për atë cfarë bën, që s’ka frikën e delirin si tutor, për politikat e shëndetshme europiane.

Një lider që ka jetuar e aspiruar në perëndim dhe që nuk e sheh pushtetin si formë për të mbajtur nën kontroll sëmundjet e veta mendore, por si mjet në shërbim të një vizioni të qartë për qytetarët e tij.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

Fatkeqësisht dhe me përgjegjësi të lartë deklarojmë se me ty Edi Rama jemi gabuar rëndë.

Edhe ti vetë e di që ajo çfarë aspirojmë ne dhe shumica e shqiptarëve s’ka kurrëfarë lidhje më me ty. Ti je vetëm një vegël në duart e krimit sot dhe s’ke për t’u çliruar kurrë më prej tij.

Çdo gjë ishte dhe mbeti një ëndërr me fund dramatik.

Keqpërdore të gjitha mundësitë dhe besimin, që te dhamë.

Të ndoqëm, të promovuam të gjithë bashkë dhe na zhgënjeve përtej të imagjinueshmes.

Me pamjen, gjestikulacionin dhe batutat gjithmonë e më patetike, prej aktori të lodhur, ti je vertetimi i asaj se gjërat shpesh nuk janë ato që duken.

Me megallomaninë, që s’vlen më dy grosh, jo shumë vite më parë ndizje shpresat e shqiptarëve të zakonshëm, atyre shqiptarëve ku bëjmë pjesë edhe ne.

Na mbysje me premtime, fjalë të bukura e rrahje shpatullash. Na bëje të besonim të pabesueshmen… Po sot, sot ku janë të gjithë këto premtime? Po ne shqiptarët e zakonshëm, ku jemi? Ne që s’kemi nga dy tre armë tek shtëpia, që skemi fis belaçurësh e s’i biem kujt në qafë. Ne që nuk trafikojmë drogë e s’bëhemi miq me ministra të korruptuar për tu mbajtur me lekë te pista krimi. Ne që duam arsim, shëndetësi e qetësi publike. Fundja ne që duam një jetë e shtet normal, ku jemi ne?

E zoti Kryeministër! A ka momente që kthjellohesh sadopak zotrote sa per t’i drejtuar këto pyetje vetes, apo si gjithë të devijuarit rëndë, e eviton me fanatizëm përballjen me të vërtetën?!

Ta themi ne te vërtetën edhe pse ti po përgatit paketen “pro shpifje” për të na mbyllur gojën, por për makthin tënd më të keq, ne nuk do të rreshtim së thirruri te vërtetën, edhe në kushtet më të pamundura.

Ne të njohim mirë dhe e dimë sa i rrezikshëm je. Shqipërinë e ke kthyer në kantier krimi, droge e korrupsioni dhe do ta zbrazësh nga shqiptarët normal. Kujt s’ia mban t’i rrijë lojës, bën mirë t’ia mbathë sa më shpejt, ndryshe do t’i duhet të përballet me shokët e tu, që të bëjnë gjëmën.

Edi Rama ti do të mbahesh mend gjatë në histori si varrmihësi i fundit i shpresës së shqiptarëve!

Sajove lloj lloj marifetesh për të na marrë votën. Monologjet e tua shumë orëshe me fraza e figura të studiuara, rrëmbyen edhe zemrat e shqiptarëve më mosbesues. Na nxorre në rrugë, të mbushim sheshet, të vritemi për ty. E për çfare? Që të rrethoheshe me tëpaaftë, hajdutë, mashtrues, kriminelë, banda, përdhunues, drogëmenë, grabitës minierash e akcizave të duhanit, naftës e pijeve, që u dhe tendera deri dhe për kurimin e popullatës. U rrethove nga këta për të bërë shtet! Cfarë la pa bërë injoranti Zog me pistoletë në brez, idioti Hoxha me luftën e klasave e dallkauku Berisha me urrejtje në zemër, e kompensove ti dhjetë fish!

I je futur Shqipërisë në themele si urith dhe vetëm e gërryen. Lëshon tërmete përditë. Je kthyer në rregjisor filmash horror për ne shqipëtarët. Veç varfëri, vrasje, perdhunim, drogë, shkolla që bien brenda, policë që s’guxojnë t’i afrohen gangstereve, mjekë e farmacistë që të vdesin, njerëz ordinerë që vishen me pushtet, horra që të pushtojnë shtëpinë, të përdhunojnë e të vrasin familjen dhe shteti bën sehir.

Marrëzia nuk ka limit. Më e dhunshme bëhet situata, më shumë fërkon barkun ti.

Nga mosreagimi jonë, fiton kohë e siguri. Vrave e preve cdo shpresë në Partinë Socialiste. Shtype, njollose dhe eleminove këdo që kishte personalitet e grintë politike. U rrethove vetëm nga kriminelë e memecë politikë sepse vetëm me ta ke besim ta ndash pushtetin. Kënaqesh për cdo eksod masiv shqiptarësh, pasi në çdo shqiptar që ikën, shikon një armik. Kjo të bën të ndjehesh më i fortë, më i sigurtë. Ti pa pushtetin ndjehesh xhuxh dhe tërë zhvillimi e aveniri i Shqipërisë duhet të sillet rreth kësaj. Dhe ti e beson këtë. E si mund të jetë robi më i keq se kaq?.

P. S. Lexojeni, shperndajeni ne se e gjeni veten te perfaqesuar edhe ju. Autori eshte anonim, ose jemi te gjithe ne qe e gjejme veten ne keto radhe.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025
BOTA

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025
BOTA

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
BOTA

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
Para

Të burgosurit me iPhone dhe drogë, policia surprizohet nga kontrollet në qeli

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com