Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut.
Përmes një statusi në “Facebook” Manjani thekson se pavarësisht deklaratave, jetën e 25-vjeçares nga Fushë-Kruja dhe familjes së saj duhet ta mbrojë shteti.
“Nejse, përtej deklarimit politik të Ramës, ajo vajzë dhe familja e saj duhet ti MBROJË SHTETI! Shteti dhe vetëm ai përgjigjet për jetën e tyre!”, shkruan Manjani.