PARASHIKIMI I YJEVE SIPAS PAOLO FOX PËR DATA 8-14 TETOR
Dashi: Keni ndjesinë se kjo është një periudhë kalimtare për ju, dhe nuk gaboheni. Edhe pse mund të duket se nuk po ndodh asgjë në veçanti, shfrytëzojeni këtë kohë për të gjetur ekuilibrin e brendshëm. Deri më datë 9 do t’ju duhet të duroni ndikimin negativ të Mërkurit, dukuri e cila do t’ju shkaktojë vështirësi sidomos në aspektin profesional. Kjo mund të mos jetë një javë dhe aq e mbarë, por ngushëllohuni me faktin se gjithçka është e përkohshme.
Demi: Ju pret një javë e vështirë, gjatë së cilës mund të hasni mjaft pengesa. Por, falë vendosmërisë që ju karakterizon do të jeni në gjendje t’ia dilni mbanë, mjafton të bëni pak durim. Venusin, edhe për këtë javë do ta keni kundër. Do të vihen në provë edhe lidhjet më të vështira. Të martën edhe Mërkuri do të kalojë në pozicion të pafavorshëm dhe mund t’ju dalin probleme në aspektin profesional.
Binjakët: Kjo do të jetë një javë pozitive për ju, gjatë së cilës do t’ju ofrohen mundësi të shumta që duhet t’i kapni fluturimthi. Falë pozicionimit të favorshëm të Mërkurit do të merrni kënaqësi të shumta në çdo aspekt të jetës suaj. Për beqarët parashikohen takime interesante. Marsi ju ndihmon që të ndiheni në formë të shkëlqyer fizike. Duket se projektet tuaja do të marrin udhë.
Gaforrja: Vështirësive që keni kaluar gjatë ditëve të para të muajit po u vjen fundi. Deri ditën e martë Mërkuri do të ndikojë për keq në shenjën tuaj, por të mërkurën më datë 10, situata do të fillojë të ndryshojë për mirë. Ju presin lajme të mira. Duket se gjithçka shkon mirë në marrëdhënien tuaj, duke qenë se Venusin e keni aleat.
Luani: Për fat të keq, gjatë kësaj jave do të ndiheni disi të lodhur e të stresuar. Marsi i kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj duket sikur jua shteron të gjitha energjitë. Duke filluar që nga dita e martë edhe Mërkurin dhe Venusin do t’i keni kundër. Do të krijohen tensione dhe do të lindin debate. Përpiquni që deri më datë 10 t’u keni dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve të mbetura pezull.
Virgjëresha: Më në fund do të përjetoni një javë të qetë, që për hir të së vërtetës e keni merituar plotësisht. Venusi do të ndikojë për mirë në marrëdhënien tuaj. Mund të krijoni një lidhje të re ose të rindizen pasionet e vjetra. Më datë 9 Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj, duke ju favorizuar në aspektin profesional. Mos harroni që do të keni edhe mbështetjen e Jupiterit. Do të keni sukses në çfarëdo projekti që mund të filloni.
Peshorja: Do ta nisni javën me vrull të madh. Deri ditën e martë, Mërkuri do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe do të jeni të favorizuar në aspektin profesional. Do të keni kontakt me personat e duhur për të pasur sukses. Marsin do ta keni mbështetje për shenjën tuaj. Situata nuk do të jetë po kaq e mirë në aspektin sentimental. Nuk do të përjetoni tensione të forta, por as rrahje të forta zemre, siç shpresonit ju.
Akrepi: Këtë javë do të jeni të favorizuar prej planetëve. Ditën e martë Jupiteri, Venusi dhe Mërkuri do të kthehen nga shenja juaj dhe do të sjellin ndryshime në çdo aspekt të jetës suaj. Në aspektin profesional do të arrini t’i realizoni objektivat që do t’i vini vetes. Edhe në jetën sentimentale situata do të ndryshojë për mirë dhe do të përjetoni emocione të forta.
Shigjetari: Java do të rrjedhë e qetë dhe nuk priten ndryshime të mëdha. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të reflektuar. Marsi do të ushtrojë ndikim pozitiv dhe do të keni mundësinë të qartësoni shumë gjëra. Ditën e martë Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju presin takime të rëndësishme. Në aspektin sentimental duket se do të përjetoni një gjendje statike.
Bricjapi: Këtë javë do të mund ta merrni veten dhe do të ndiheni të ripërtërirë. Ditën e martë, Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj, duke ju ndihmuar në realizimin e projekteve që kishit bërë dhe do të dalin në pah cilësitë tuaja. Edhe për këtë javë Venusi do t’ju favorizojë dhe do të mund të gjeni te partneri mbështetjen dhe mirëkuptimin për të cilin keni nevojë.
Ujori: Kjo ka për të qenë një javë e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Edhe Venusin, edhe Mërkurin do t’i keni kundër. Diku nga fillimi i javës bëni kujdes të veçantë dhe tregohuni të rezervuar me ata që keni pranë. Mund të ndodhë që t’ju shohin me zili. Me Venusin kundër, disa prej jush mund të vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre. Për fat, Marsin do ta keni aleat, duke ju dhuruar forcën e nevojshme për t’ia dalë mbanë.
Peshqit: Planetët janë rreshtuar në anën tuaj, duke ju favorizuar në çdo aspekt të jetës. Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj dhe do t’ju dhurojë shumë dashuri dhe pasion. Do të keni mbështetjen e Mërkurit dhe do t’ju ofrohen mundësi që as nuk i prisnit. Marsi aleat ju ndihmon të keni një formë fizike më të mirë. Ata që kanë pasur probleme me shëndetin do të përmirësohen dhe do të rifitojnë energjinë.