Çiljeta Xhilaga ka disa kohë që shijon lidhjen e dashurisë me Alban Hoxhën, por asnjëherë nuk ka zgjedhur ta komentojë publikisht.
Një fotografi me partnerin e saj, e publikuar në Instagram ka ngritur shumë pikëpyetje.
Me duar të bashkuara dhe me unazën në gisht, kanë nisur spekulimet se këngëtarja shqiptare është fejuar. Ndër të tjera, ajo ka vendosur veten me Albanin si fotografi profili.
Mbetet për tu parë nëse Çiljeta do të zyrtarizojë lidhjen e dashurisë.