• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Loja “Xhafaj-Marku”, ja si po i japin amnisti djalit dhunues të deputetit Rraja

12:55 : 02/10/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al
Mesditën e së dielës, Policia deklaroi me nota gati triumfuese se ishte arrestuar Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili trazoi jo pak maxhorancën ditët e fundit.

Djali “gangster” i deputetit kishte keqtrajtuar fizikisht ish-të dashurën Xh.M, e kishte djegur me cigare, e kishte kërcënuar me pistoletë rreth dy muaj më parë, por asnjë institucion ligjzbatuese nuk kishte reaguar.

Vetëm kur nënkomisar Emiljano Nuhu denoncoi publikisht mbi kërcënimet që kishte marrë nga familjarët e deputetit për shkak të hetimit të këtij rasti dhe vetëm pas reagimit të fortë qytetar dhe opozitar, Policia dhe Prokuroria vendosën të vepronin. Nën këtë presion, Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku vendosi t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj djalit të deputetit socialist të Krujës.

Gjykata, natyrisht, po për shkak të të njëjtit presion publik, vendosi që Rexhep Rraja të arrestohet, vendim që u zbatua menjëherë nga Policia, e cila, në fakt mund ta kishte arrestuar në flagrancë që ditën kur ka bërë kallëzimin e dhunuara.

Arrestimi i Rexhep Rrajës lehtëson Edi Ramën dhe maxhorancën e tij, të cilët janë akuzuar për mbrojtje politike që i kanë dhënë djalit të deputetit të tyre. Gjithashtu, çliron edhe Policinë e Prokurorinë, të gjendura nën akuzë publike se nuk kanë reaguar ndaj këtij rasti flagrant.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

Por, si përherë, “djalli fshihet në detaje”, sidomos kur dhunues apo shkelës të ligjit janë familjarë të pushtetarëve socialisë.

Policia, në njoftimin e saj zyrtar për rastin konkret, deklaron se “ka zbatuar vendimin e gjykatës për arrestimin e Rexhep Rraja, i dyshua për veprën penale “Përndjekja”. Për këtë vepër e ka referuar policia e Fatmir Xhafaj në Prokurori dhe për këtë vepër e ka dërguar çështjen edhe Prokuroria e Arta Markut në Gjykatë.

Pra, nuk ka akuzë as për dhunë fizike, përfshirë edhe djegien me cigare e hematoma të shumta. Nuk ka akuzë as për armëmbajtje pa leje, pasi denoncuesja deklaron se dhunuesi i saj e ka kërcënuar me pistoletë si jashtë, ashtu edhe në ambjentet e Postës Policore të Fushë-Krujës.

Natyrisht, për veprën penale të armëmbajtjes, askush nuk mund ta akuzojë sot, pasi nuk mund të provohet që Rexhep Rraja ka pasur në dorë armë para dy muajsh. Për këtë vepër aim und të arrestohej në flagrancë, nëse do të kishte pasur vullnet policor që në momentet e para.

Gjithësesi, duke u rikthyer tek vepra për të cilën akuzohet zyrtarisht Rexhep Rraja, “Përndjekja”, Kodi Penal parashikon një dënim gjashtë muaj deri në 4 vjet burgim. Pra, ekzistojnë të gjitha mundësitë që Rexhep Rraja të marrë dënimin edhe 6-mujor, për shkak të “sjelljeve të mira” dhe pranimit të autorësisë së veprës penale. Nëse e pranon “përndjekjen” para gjykatës, ai mund të përfitojë edhe uljen me 1/3 e dënimit, pra të qëndrojë përfundimisht pas hekurave 4 muaj. Por, nëse mbahet parasysh se një ditë në paraburgim konsiderohet 1 ditë e gjysëm burgim, atëherë, me llogari të thjeshtë, Rexhep Rraja mund të jetë pranë familjes shumë kohë para festës së Vitit të Ri.

Këto janë parashikimet e thjeshta, për sa kohë institucionet e drejtuara nga Xhafaj-Marku kanë vendosur ta akuzojnë vetëm për një vepër penale, “Përndjekjen”. Publiku tashmë e ka të qartë për dhunën që ka pësuar shtetasja Xh.M. nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Por ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e akuzojnë vetëm për “Përndjekja”, e parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal, i cili parashikon se: “Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet”.

Ky nen nuk flet në asnjë moment për ushtrim dhune, për djegie me cigare, për kërcënim me armë. Pra, duket qartë se Xhafaj-Marku i kanë ofruar “amnisti” të plotë djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
Para

Këngëtari shqiptar:Aq alkol sa kam pirë kam mbushur tre autobotë, heq dorë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com