• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kryediplomati rus: Ballkani, linjë e re konfrontimi në Europë

13:05 : 01/10/2018
në RAJONI

Kur flet për Ukrainën, ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse i shkon menjëherë mendja tek Ballkani. Dhe pa vonuar kalon aty. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të premten më 28 shtator, Sergei Lavrov shprehu shqetësimin për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.

“Ne jemi të shqetësuar nga dëshira për të hapur një linjë tjetër konfrontimi në Europë, kësaj here në Ballkan. Shteteve të rajonit po u kërkohet me insistim të futen në NATO. Duke përsëritur mantrat për papranueshmërinë e çdo lloj ndërhyrjeje në çështjet e tyre të brendshme, liderët europianë dhe amerikanë janë duke bërë personalisht fushatë për futjen e vendeve të Ballkanit në Aleancën Euroatlantike”, tha Lavrov.

“Në Kosovë, prania ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Komebev të Bashkuara është transformuar në bazë ushtarake amerikane. Forca ushtarake kosovare është krijuar. Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit ndërmjetësuar nga BE nuk është zbatuar,” tha Lavrov që i bëri thirrje palëve”të angazhohen në dialog në përputhje me principet e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Ndryshe nga të gjithë palët e angazhuara në rajon që kërkojnë zgjidhje të pranueshme si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, Lavrov kërkon zgjidhje të pranueshme për Serbinë. “Ne do të mbështesim një vendim që do të jetë i pranueshëm për Serbinë”, tha ai pa përmendur si do të jetë kjo zgjidhje.

Maqedonia
“Në përgjithësi ne inkurajojmë Ballkanin të mos kthehet sërish në arenë konfrontimesh ose të mos deklarohet pronë e dikujt. Njerëzit e vendeve të Ballkanit nuk janë të detyruar të përballen me zgjedhje të gabuara dhe duhet të parandalojnë shfaqjen e linjave të reja ndarëse”, duke patur këtu parasysh Maqedoninë dhe referendumin e atjeshëm, por pa e përmendur emrin e vendit.

Lexo edhe:

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

Këtë e bëri më vonë. Mbas fjalimit që mbajti në Asamble, ai iu prezantua gazetarëve në një konferencë shtypi ku u pyet për pikëpamjet ruse për kriza të ndryshme në botë përfshirë Lindjen e Mesme, Indinë, Koretë, Venezuelën dhe Ukrainën.

Pa u pyetur ai foli për Maqedoninë në konferencën e shtypit, duke e marrë si shembull për ndërhyrjet e huaja. “Shikoni çfarë po ndodh para referendumit në Maqedoni. Liderët e vendeve të BE, personalisht, dalin në publik duke thënë, ju duhet të bëni një zgjidhje në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE, dhe të ndryshoni emrin po ashtu. E njëjta gjë është kërkuar edhe nga liderët amerikanë, së fundmi nga zoti Mattis, ministri amerikan i Mbrojtjes. Përfaqësuesja e lartë e BE, në një deklaratat në fillim të muajit tha se Ballkani është territor i Bashkimit Europian. Pra, aty ku jemi ne, nuk ka vend për të tjerët”, tha Lavrov.

Federata Ruse ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, organin vendimmarrës të OKB-së, dhe ka bllokuar me veto të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët në konfliktin Kosovë Serbi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

21:42 : 19/09/2025
AKTUALITET

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

21:41 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025
BOTA

VIDEO/ Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

21:22 : 19/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

21:17 : 19/09/2025
AKTUALITET

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025
Para

Policia merr në mbrojtje Xhisielën, disa muaj pasi u dhunua barbarisht nga djali i deputetit

TË GJITHA

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

21:42 : 19/09/2025

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

21:41 : 19/09/2025

Tensionet në seancën plenare, Bardhi: Rama u tall me Kuvendin, përvetësoi rolin e kryetarit

21:35 : 19/09/2025

VIDEO/ Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze

21:22 : 19/09/2025

VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

21:17 : 19/09/2025

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025

Dhunohet një efektiv policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori (Detaje)

21:03 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com