• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Të gjithë duan të ikin; Shqipëria, me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE, për 1000 banorë (Tabela)

10:55 : 26/09/2018
në Lajmet e Dites

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte të brendshme apo luftëra, shqiptarët duan të largohen më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Në 12 muajt e fundit shqiptarët kanë shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe popujt që po largohen nga lufta.

Bazuar në të dhënat që ka publikuar Eurostat mbi numrin e aplikimeve të reja në 12 muajt e fundit, popullsinë sipas Bankës Botërore dhe llogaritjeve të “Monitor”, për çdo 1000 banorë shqiptarë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Europian.

Në vend të dytë, pas Shqipërisë, për numër të lartë aplikimesh për 1000 banorë renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit, nga ku azilkërkuesit largohen prej luftës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të tretët renditen gjeorgjianët, ku numri i aplikimeve për azil në 12 muajt e fundit llogaritet 3.9, pasuar nga Eritrea, ku numri i azilkërkuesve për herë të parë është 3.6 për 1000 banorë.

Iraku dhe Palestina, vende që kanë gjithashtu një numër të lartë azilkërkuesish, për 1000 Banorë kanë shënuar përkatësisht 1.2 dhe 1.1 aplikime.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

Kryesisht në 30 vendet me numrin më të lartë të aplikuesve bëjnë pjesë shtetet që janë në luftë dhe konflikte, disa vende afrikane dhe shtete që aktualisht po përballen me kriza të forta ekonomike, si Venezuela dhe Turqia.

Ndërsa për sa i përket numrit në vlerë absolute të azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Europian, nga Shqipëria janë regjistruar në vetëm 12 muajt e fundit 18,620 aplikime, duke u renditur të shtatit nga 30 vendet e origjinës që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve. Në vend të parë qëndron Siria me mbi 86 mijë aplikime, Iraku me mbi 43 mijë, Afganistani me mbi 36 mijë, Nigeria mbi 29 mijë, Pakistani mbi 25 mijë dhe Eritrea me mbi 19 mijë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë së këtyre shteteve, numri i aplikimeve nga Shqipëria mbetet shqetësues, edhe pse fluksi i aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, pasi kulmoi në 2015-n, me mbi 60 mijë aplikimeve, ka zbritur në nje mesatare prej rreth 16-20 mijë aplikime në vit.

Në 6 mujorin e parë 8040 aplikime
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040. Sipas statistikave të Eurostat në tremujorin e dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131,400 azilkërkues. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikimi për azil janë ende në pritje.

Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.

Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues. Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.

Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025
BOTA

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025
BOTA

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
BOTA

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
Para
Newborn and Mother in hospital

Tkurrja e popullsisë/ Nga janari 2019 qeveria do shpërblejë çiftet për çdo lindje, dyfish për lindjen e dytë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com