Beteja për kastin më të madh dhe më të mirë të modeleve vazhdon për koleksionin pranverë 2019.
Dhe Domenico Dolce e Stefano Gabbana gjithmonë kanë qëlluar me zgjedhjet e tyre.
Në pasarelë për Dolce & Gabbana u ngjitën disa prej emrave më të mëdhenj në botën e modës si supermodelet e viteve ’80-’90 Monica Bellucci dhe Carla Bruni.
Ikona italiane e modës, aktorja Bellucci hapi koleksionin e shtëpisë së famshme të modës, e ndjekur nga Eva Herzigova, Carla Bruni e Isabella Rossellini.
Supermodelet punuan Dolce & Gabbana gjatë fillimit të artë të viteve ’80 dhe ’90.
Në pasarelë u shfaq edhe supermodelja Emily Ratajkowski dhe këngëyarja e modelja britanike Karen Elson.