Një makinë e Marilyn Monroe do të dalë në ankand në nëntor dhe mund të arrijë një çmim prej 500 mijë dollarë.
Ford Thunderbird e vitit 1956 në pronësi të yllit të filmave për 6 vite deri pak para vdekjes së saj në vitin 1962 do dalë në ankand për herë të parë.
Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.
Darren Julien, president i Auctions Julien, tha se makina ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood.
Monroe i dhuroi Thunderbird djalit të trajnerit të saj, Lee Strasberg, në vitin 1962.