Një qytetare ka nxjerrë “bllof” Kryeministrin Edi Rama. Në një nga statuset propagandistike të Kryeministrit në rrjetet sociale, qytetarja i shkruan:
“Përshëndetje komandant! Flet bukur ndërsa drejtori ZA në Has, sapo i mori shoqes time 500 euro për punë!”.
Komenti në fjalë është postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar denoncimin si: “Një përshëndetje live per Kallam Dështakun!”.