Këngëtarja tronditet kur mëson se i kanë dhunuar varrin e babait

Lexo edhe:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë para disa ditësh. “Varrezat e fshatit Llapashticë e Poshtme në Podujevë janë dëmtuar pothuajse tërësisht”, kanë raportuar mediat kosovare.

Nga ky rast është prekur edhe një këngëtare e njohur, Beatrix Ramosaj që është tepër e lënduar pasi aty ishin varrezat e babait dhe të afërmve të saj.

Me anë të një postimi në Instagram, Trixa shkruajti:

“Po shkruaj e tronditur..

Ka 1 javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e poshtme dhe unë vetëm sot e mora vesh dhe jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë.

Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve përfshirë dhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi.

Ju lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e kësaj çështje dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës, nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, por ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”.

Kujtojmë se babai i këngëtares është larguar nga jeta para disa vitesh.

 

 

Lajme të lidhura

Para