• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Desir për DW: Sulmet ndaj gazetarëve sjellin klimë kërcënimi e vetëcensure

14:20 : 24/09/2018
në BOTA

Deutsche Welle: Mediat në vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në presion të shumanshëm, lidhur me lirinë e shtypit dhe mendimit ka ende shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet. Cilat janë shkaqet sipas jush?

Harlem Desir: Problemi më i madh i medias në Ballkanin Perëndimor është (rrezikimi) i sigurisë së gazetarëve. Kemi parë shumë sulme dhe kërcënime në të shkuarën. Ende autorët mund t’i shpëtojnë dënimit ose nuk marrin dënimin e merituar. Për shembull në Malin e Zi u qëllua gazetarja Olivera Lakiq dhe autorët nuk janë kapur ende. Kjo gjë krijon një klimë kërcënimi dhe madje edhe vetëcenzure.

Por është edhe një çështje e respektit nga ana e politikës. Shtypi duhet të respektohet, edhe nëse është kritik. Gazetaria nga natyra e saj është kritike. Ajo është një aktore e rëndësishme e demokracisë, sepse u kërkon llogari atyre që janë në pushtet. Dhe ajo e ndihmon opinionin publik me informacione të pavarura duke lejuar kështu një debat pluralist. Prandaj është një detyrë shumë e rëndësishme që në media të mundësohet pluralizmi dhe shumëllojshmëria e mendimit. Në shumë vende mediat janë nën presion ekonomik dhe nën presionin e interesave politike, që i përdorin mediat për të vulosur mendimin publik, për ose kundër qeverisë.

Prandaj është i rëndësishëm krijimi i mediave të pavarura, që kanë si motivim gazetarinë profesionale. Ne duam ta mbështesim gazetarinë cilësore dhe pluralitetin e mendimeve. Për këtë kemi nevojë për rregulla të ndershme, shtetin ligjor dhe respektimin natyrisht të lirisë së mendimit. Dhe natyrisht duhet që të mos ketë përpjekje përmes reklamave të komanduara politikisht të ushtrohet ndikim tek media, që të blihen ato apo të ushtrosh presion mbi gazetat që përfaqësojnë një mendim tjetër.

Lexo edhe:

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

Pas kësaj analize – çfarë bëni ju kundër këtyre zhvillimeve si i ngarkuar për mediat i OSBE?

Harlem Desir: Vitin e kaluar kam ndërhyrë më shumë se 40 herë tek qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë anëtare të OSBE-së dhe kanë marrë përsipër detyrimin të respektojnë lirinë e shtypit dhe mendimit. Pra, ato më kanë dhënë një mandat si përfaqësues i lirisë së mediave të ankohem publikisht apo me rrugë diplomatike, sa herë që ka pasur kërcënime ndaj gazetarëve, moskrijimin e kushteve të punës për median apo kur ka pasur kërcënime ndaj pluralitetit të medias. Pra ne punojmë me ta.

Kam dhënë disa herë rekomandime ligjore për qeveritë për reforma të reja. Ne angazhohemi që për shembull financimi i televizioneve e radiove publike të jetë i qëndrueshëm dhe i pavarur nga politika redaksionale. Ky është një proces i vështirë, që mendoj se do të zgjasë gjatë. Por mendoj se urgjenca për të është e madhe. Sepse këto vende janë në proces të afrimit me BE. Dhe është e qartë, që nuk ka për të pasur demokratizim, nëse nuk ka media të lira, të pavarura dhe pluraliste.

Pas një viti në post, si i shikoni zhvillimet në mediat e Ballkanit Perëndimor? Po shkon tendenca drejt përmirësimit apo përkeqësimit?

Harlem Desir:  Ka dallime nga vendi në vend. Mund të them, se në Maqedoni kemi parë ndryshimet më të mëdha në vitin e kaluar. Klima e mediave është tërësisht ndryshe, dhe legjislacioni për to është përmirësuar. Por ajo që shohim në të gjithë rajonin është se ka shumë kërcënime ndaj gazetarëve. Ka një boshllëk në mes të ligjeve, që në shumë raste janë të mira, dhe zbatimit të tyre, që nuk reflekton respektin e vërtetë për pluralizmiin dhe pavarësinë e medias.

Natyrisht edhe presioni financiar është shumë i madh ndaj mediave, si kudo në botë. Por situata është më e vështirë në këtë rajon, sepse tregjet janë të vogla. Mendoj se është e nevojshme të mbështetet digjitalizimi dhe se si përshtaten mediat me të. Vetëm kështu mund të garantojmë që edhe në të ardhmen të ekzistojë një peizazh mediatik pluralist e gjallërues si edhe një gazetari cilësore. Prandaj ne mbështesim edhe mirërregullimin e mediave, ngritjen e këshillit të medias dhe respektimin e të drejtave të punës së gazetarëve, për të pasur gazetarë të fortë që janë në gjendje të lirohen nga presioni politik.

Harlem Desir është një politikan francez, sekretar shteti për çështjet europiane në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe nga viti 2017 i ngarkuar i OSBE-së për lirinë e medias.

/Bisedën me të e zhvilloi Adelheid Feilcke. U publikua ne DW/

Lajme të lidhura

SPORT

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

19:13 : 04/07/2025
NDRYSHE

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025
AKTUALITET

48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur në Delvinë, kolegu i tij çoban denoncon në Polici

19:08 : 04/07/2025
AKTUALITET

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Ja cilat do të jenë qytetet më të nxehta

18:53 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

18:51 : 04/07/2025
SPORT

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

18:49 : 04/07/2025
Para

FOTO/ Aktorja Olta Gixhari vjen me pamjen e saj të re, nuk do ta njihni

TË GJITHA

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

19:13 : 04/07/2025

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025

48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur në Delvinë, kolegu i tij çoban denoncon në Polici

19:08 : 04/07/2025

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Ja cilat do të jenë qytetet më të nxehta

18:53 : 04/07/2025

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

18:51 : 04/07/2025

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

18:49 : 04/07/2025

EMRAT/ Kryen një sërë vjedhjesh në Angli, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptar

18:33 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com