• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Problemi më i madh i gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, siguria e tyre”

09:41 : 23/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Zhvillimi i mediave të pavarura në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet si edhe më parë një temë qendrore e vendeve të Ballkanit Perëndimor, thotë Harlem Desir, i ngarkuari i OSBE për lirinë e medias.

Deutsche Welle: Mediat në vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në presion të shumanshëm, lidhur me lirinë e shtypit dhe mendimit ka ende shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet. Cilat janë shkaqet sipas jush?

Harlem Desir: Problemi më i madh i medias në Ballkanin Perëndimor është (rrezikimi) i sigurisë së gazetarëve. Kemi parë shumë sulme dhe kërcënime në të shkuarën. Ende autorët mund t’i shpëtojnë dënimit ose nuk marrin dënimin e merituar. Për shembull në Malin e Zi u qëllua gazetarja Olivera Lakiq dhe autorët nuk janë kapur ende. Kjo gjë krijon një klimë kërcënimi dhe madje edhe vetëcenzure. Por është edhe një çështje e respektit nga ana e politikës. Shtypi duhet të respektohet, edhe nëse është kritik. Gazetaria nga natyra e saj është kritike. Ajo është një aktore e rëndësishme e demokracisë, sepse u kërkon llogari atyre që janë në pushtet. Dhe ajo e ndihmon opinionin publik me informacione të pavarura duke lejuar kështu një debat pluralist. Prandaj është një detyrë shumë e rëndësishme që në media të mundësohet pluralizmi dhe shumëllojshmëria e mendimit. Në shumë vende mediat janë nën presion ekonomik dhe nën presionin e interesave politike, që i përdorin mediat për të vulosur mendimin publik, për ose kundër qeverisë.

Prandaj është i rëndësishëm krijimi i mediave të pavarura, që kanë si motivim gazetarinë profesionale. Ne duam ta mbështesim gazetarinë cilësore dhe pluralitetin e mendimeve. Për këtë kemi nevojë për rregulla të ndershme, shtetin ligjor dhe respektimin natyrisht të lirisë së mendimit. Dhe natyrisht duhet që të mos ketë përpjekje përmes reklamave të komanduara politikisht të ushtrohet ndikim tek media, që të blihen ato apo të ushtrosh presion mbi gazetat që përfaqësojnë një mendim tjetër.

Pas kësaj analize – çfarë bëni ju kundër këtyre zhvillimeve si i ngarkuar për mediat i OSBE?

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

Vitin e kaluar kam ndërhyrë më shumë se 40 herë tek qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë anëtare të OSBE-së dhe kanë marrë përsipër detyrimin të respektojnë lirinë e shtypit dhe mendimit. Pra, ato më kanë dhënë një mandat si përfaqësues i lirisë së mediave të ankohem publikisht apo me rrugë diplomatike, sa herë që ka pasur kërcënime ndaj gazetarëve, moskrijimin e kushteve të punës për median apo kur ka pasur kërcënime ndaj pluralitetit të medias. Pra ne punojmë me ta. Kam dhënë disa herë rekomandime ligjore për qeveritë për reforma të reja. Ne angazhohemi që për shembull financimi i televizioneve e radiove publike të jetë i qëndrueshëm dhe i pavarur nga politika redaksionale. Ky është një proces i vështirë, që mendoj se do të zgjasë gjatë. Por mendoj se urgjenca për të është e madhe. Sepse këto vende janë në proces të afrimit me BE. Dhe është e qartë, që nuk ka për të pasur demokratizim, nëse nuk ka media të lira, të pavarura dhe pluraliste.

Pas një viti në post, si i shikoni zhvillimet në mediat e Ballkanit Perëndimor? Po shkon tendenca drejt përmirësimit apo përkeqësimit?

Ka dallime nga vendi në vend. Mund të them, se në Maqedoni kemi parë ndryshimet më të mëdha në vitin e kaluar. Klima e mediave është tërësisht ndryshe, dhe legjislacioni për to është përmirësuar. Por ajo që shohim në të gjithë rajonin është se ka shumë kërcënime ndaj gazetarëve. Ka një boshllëk në mes të ligjeve, që në shumë raste janë të mira, dhe zbatimit të tyre, që nuk reflekton respektin e vërtetë për pluralizmiin dhe pavarësinë e medias.

Natyrisht edhe presioni financiar është shumë i madh ndaj mediave, si kudo në botë. Por situata është më e vështirë në këtë rajon, sepse tregjet janë të vogla. Mendoj se është e nevojshme të mbështetet digjitalizimi dhe se si përshtaten mediat me të. Vetëm kështu mund të garantojmë që edhe në të ardhmen të ekzistojë një peizazh mediatik pluralist e gjallërues si edhe një gazetari cilësore. Prandaj ne mbështesim edhe mirërregullimin e mediave, ngritjen e këshillit të medias dhe respektimin e të drejtave të punës së gazetarëve, për të pasur gazetarë të fortë që janë në gjendje të lirohen nga presioni politik.

Harlem Desir është një politikan francez, sekretar shteti për çështjet europiane në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe nga viti 2017 i ngarkuar i OSBE-së për lirinë e medias./Bisedën me të e zhvilloi Adelheid Feilcke

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025
AKTUALITET

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025
Para

Dialogu Kosovë-Serbi, nga tetori përfshihet dhe SHBA

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com