• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Komunikimet e fundit, Safet Bajri i zhgënjyer me “shefat e mëdhenj” në Tiranë

16:04 : 23/09/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Safet Bajri (Rustemi) duket se e ka nxitur vetë Policinë për të realizuar arrestimin e tij sa më të shpejtë. Ditët e fundit, ai ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me “shefat e mëdhenj” gjatë komunikimeve telefonike me miq të tij.

I “forti” i Shkodrës nuk e ka pranuar faktin që pak ditë më parë, vëllai i tij, Ilir Rustemi, u arrestua gjatë operacionit policor në Shkodër. Në disa biseda të përgjuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, Bajri flet për “zhgënjim” dhe “prerje në besë” nga ata që ai i konsideron si “shefat e mëdhenj”.

“Boldnews.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive nga grupi hetimor se Safet Bajri ka përmendur emra zyrtarësh të lartë, në Shkodër e Tiranë, për të cilat ai ka bërë “shërbime” të ndryshme.

Lexo edhe:

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

Pikërisht, për t’i mbyllur gojën dhe për të mos lejuar që emrat e përmendur nga Bajri të dëgjoheshin edhe nga grupi hetimor i Prokurorisë për Krime të Rënda, policia ka kërkuar me ngulm që të nxirreshin urdhër-arrestet në Gjykatë. Kjo kërkesë urgjente është “justifikuar” me nevojën për të koordinuar veprimet me autoritetet hollandeze dhe belge.

Në fakt, siç rezulton edhe nga deklarata publike e Policisë së Shtetit dhe e Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të operacionit për arrestimin e klanit “Bajri” janë kryer 11 arrestime në total, të gjitha në Shqipëri. Ndërkohë, autoritetet belge dhe hollandeze kanë dërguar prej disa kohësh informacionet e tyre mbi aktivitetin kriminal të “familjes” Bajri në ato vende. Pra, prezantimi si një operacion i koordinuar me autoritetet e huaja, rezulton që të jetë thjeshtë një mbulesë për “urgjencën” e Policisë Shqiptare për të arrestuar sa më shpejt Safet Bajrin dhe për të zbutur “zhgënjimin e tij” me shefat e mëdhenj në Tiranë.

Gjithashtu, po nga bisedat e përgjuara ditët e fundit, Safet Bajri duket se e ka kuptuar që orët e tij në liri ishin të numëruara. Në një komunikim të përgjuar nga Krimet e Rënda, ai i paraqet dyshimin një familjari të tij se “askush nuk po më hap më telefonin”.

Pas operacionit të para disa javëve në Shkodër, ku u arrestuan 4 persona, mes të cilëve edhe vëllai i Safet Bajrit, ky i fundit u largua nga Shkodra dhe ndryshoi numrin e telefonit. Për shkak të aktivitetit të tij anti-ligjor edhe jashtë Shqipërisë, Safet Bajri tregohej shumë i kujdesshëm me telefonat dhe komunikimin me ta.

Por, mesa duket, siguria e krijuar në bazë të “përvojës” së tij, e ka tradhëtuar. Gjatë dy javëve të fundit, Safet Bajri ka përdorur aparatin telefonik të një miku të tij të largët, për të cilin nuk mendonte se do të ishte në përgjim. Por, në fakt numri i telefonit që kishte qenë në atë aparat, ishte në listën e përgjimeve të grupit hetimor. Ndaj, kur Safet Bajri nisi të përdorte këtë aparat telefonik, pavarësisht se me numër tjetër telefoni, ai kaloi automatikisht në përgjim.

Fillimisht, Bajri duhet të ketë menduar se ka kryer komunikime të sigurta. Por, kur ka dalluar se shumë prej njerëzve me pushtet, të cilët duhet t’i gjendeshin në krah, nuk përgjigjeshin më, atëherë ai e ka kuptuar se diçka nuk shkonte.

Këtu duket se është moment që Bajri e ka kuptuar se është “tradhëtuar” dhe ka nisur të përmend disa emra politikanësh kryesorë. Burimi i “Boldnews.al” nuk preferoi të tregonte emrat e këtyre “shefave të mëdhenj” të përmendur nga Safet Bajri, duke deklaruar se ndoshta ata mund të jenë pjesë e hetimit vijues. Pavarësisht se, edhe burimi, shprehej skeptik për avancimin e hetimeve tek miqtë e mëdhenj të Safet Bajrit.

Sipas tij, ky skepticizëm i vjen nga fakti që Policia kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, pikërisht në kohën kur ishte duke përmendur emra konkretë politikanësh dhe raste konkrete se kur kishte ofruar ndihmesën e bandës së tij.

I njëjti shpjegon edhe fytyrën e mpirë të prokurorit të çështjes, Blerim Tominaj, në konferencën për media të zhvilluar paraditen e së shtunës nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu dhe drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, në përfundim të arrestimit të 11 personave,

Ajo konferencë mediatike, e cila prezantonte sukses, në fakt mbulonte disa çështje shumë më delikate; Së pari, u synua t’i mbyllej goja Safet Bajrit, i cili kishte nisur të fliste më shumë sesa duhet për emra të përveçëm zyrtarësh të lartë; së dyti, të justifikonte Ministrin e Brendshëm dhe zyrtarë e lartë policorë për dështimet e vazhdueshme në luftën kundër kriminalitetit në Shkodër; dhe, së treti, të përmirësonte imazhin e rrënuar të Donika Prelës, e cila së fundmi krijoi një situatë anti-ligjore në radhët e institucionit të saj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
AKTUALITET

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025
Para

VIDEO/ Zëdhënësia e PD publikon videon që demaskon Veliajn për betonizimin e Tiranës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com