• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mziu: Nuk mbajtën asnjë premtim nga 2013-a/ Gjylameti ripremton nga Kamza se si do të bëhet Vora!

19:45 : 22/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

“Rilindja”, përfaqësuesit e saj në Parlament dhe qeveri jo vetëm që në 6 vjet e kanë harruar Kamzën, duke mos i financuar asnjë projekt, por edhe kur bëjnë takim me të vetët nuk dinë se ku janë. Herë thonë në Kamëz dhe pastaj e mbyllin duke përshëndetur banorët e Vorës. Kjo ndodhi në takimin e Asamblesë së PS-së Kamëz, ku duket qartë mosserioziteti dhe mungesa e vëmendjes së kësaj qeverie ndaj Kamzës dhe banorëve të saj. Ishte Blerina Gjylameti, kryetarja e PS Tiranë, – e shoqëruar nga Taulanti i “Toyota Yaris”-it dhe deputeti që ka provuar humbjen dërrmuese në Kamëz Rakip Suli, – e cila nisi të fliste për arritjet imagjinare të “Rilindjes” në Kamëz për ta mbyllur me premtonin që i tillë ka mbetur prej ditës që kanë ardhur në pushtet për të bërë më shumë për Vorën që duan. Pra, duket qartë se këta zyrtarë rilindas kishin ardhur në Kamëz për xhiron e radhës të bindur në dështimin po të radhës që i pret.

I kujtojmë Blerinës, Taulantit dhe Rakipit se më kot mundohen të bëjnë propagandë në Kamëz, pasi veprimet konkrete të kësaj qeverie si dhe mosveprimet, kur është dashur, e kanë diskriminuar Kamzën dhe banoret e saj. Me këtë rast u kujtojmë atyre dhe shefit të tyre Edi Rama faktet konkrete se si e kanë diskriminuar Kamzën, duke mos iu përgjigjur nevojave të saj. Asnjë status në Facebook, as takimet me të vetët, madje as ndjesa nuk vlen që ata të kenë sy dhe faqe të dalin para banorëve dhe premtojnë paturpësisht përsëri. I është kërkuar qeverisë të financojë ndërtimin e 6 shkollave, 7 kopshteve, si dhe financimin e rikonstruksionit të 9 shkollave dhe mbi 6 kopshteve, por asnjë financim nuk ka ardhur nga kjo qeveri.

Në fakt, jo vetëm që nuk kanë bërë shumë, por nuk kanë bërë as pak, sepse Kamza nuk ka përfituar asnjë financim në asnjë fushë: as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as nuk është rritur numri i të punësuarve. E kundërta ka ndodhur në këto gjashtë vite: rritje të papunësisë, madje edhe një zyrë pune që ishte në Kamëz e hoqën jo vetëm nga sportelet e One Stop shop-it në Bashki, por edhe nga qyteti.

Janë varfëruar familjet e Kamzës deri në ekstrem, janë bërë arrestime dhe burgosje për fatura të energjisë elektrike, për ndërtime pa leje dhe për tjegullat e çative etj. Edi Rama vetëm është tallur me Kamzën dhe qytetarët e saj, pasi ka rikonstruktuar vetëm një qendër shëndetësore, për të cilën Bashkia Kamëz ka të gatshëm projektin për ndërtimin e një të reje, me të gjitha standardet bashkëkohore, por që nuk financohet nga qeveria, ashtu siç janë lënë të harruar mbi 135 projekte me të cilat kjo Bashki ka aplikuar për gjashtë vite. Ka pasur mungesë totale të investimeve në arsim, në një kohë kur Bashkia dhe qeveria e Partisë Demokratike për gjashtë vjet ndërtoi 18 shkolla të reja.

Lexo edhe:

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Nga ana tjetër, për sa i përket infrastrukturës, Bashkia Kamëz ka ndërtuar me qindra  kilometra rrugë me të ardhurat e veta, duke qenë se qeveria diskriminuese nuk ia ka haberin as se ku ndodhet Kamza dhe këtë e vërteton edhe znj. Gjylameti.

Në këtë mënyrë vijon nëpërkëmbja dhe diskriminimi nga qeveria i qytetarëve të Kamzës. Kamza nuk e ka pasur asnjë moment vëmendjen e qeverisë, por mashtrimin e tyre duan ta shesin përsëri, me propagandë, ashtu si në 2013-ën vetë Kryeministri mashtrues e diskriminues.

Lajme të lidhura

BOTA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025
AKTUALITET

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025
SHOW BIZ

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025
Para

IMoto sjell markën Honda në Shqipëri, supermotorët prezantohen në eventin madhështor ( Foto-Video)

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com