Arabia Saudite ka për herë të parë një spikere femër

Një gazetare në Arabinë Saudite është bërë gruaja e parë që ka drejtuar një buletin kryesor lajmesh në kanalin televiziv shtetëror të vendit.

Weam Al Dakheel ‘bëri histori’ pasi bashkë-prezantoi buletin e lajmeve në Al Saudiya të enjtes, bashkë me një koleg mashkull.

Gazetarja ka marrë lavdërime në mediat sociale, ku përdoruesit e Twitter kanë përshëndetur punën e saj dhe vënë në dukje se pamja e saj shënoi një pikë kthese në mbretërinë thellësisht konservatore.

Zonja Al Dakheel ka punuar më parë si reportere për CNBC arab dhe si prezantuese për Al-Arab News Channel me qendër në Bahrein.

Al Saudiya, i njohur më parë si Kanali televiziv saudit, drejtohet nga shteti dhe administrohet nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here