• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ambasadorja Haley: Administrata amerikane flet me një zë për Kosovën

10:30 : 21/09/2018
në RAJONI

Ambasadorja amerikanë në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha të enjten se “pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe ajo mbetet vend mik i Shteteve të Bashkuara”.

E pyetur nga gazetarët për qëndrimin amerikan në dritën e deklarimit të mëhershëm të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton që “nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë rregullimin territorial”, ajo tha “nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, tha ajo.

Që nga deklarata e zotit Bolton, zyrtarë amerikan kanë ritheksuar se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, senatori Ron Johnson tha më herët gjatë këtij muaji se “pas çdo marrëveshjeje të arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do ta shohim atë për të parë nëse ka ndonjë shqetësim”.

Lexo edhe:

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

Deklarimet e tilla pasuan qëndrimet e shprehura nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç, për një marrëveshje që nuk përjashton ndryshimin e kufijve.

Presidenti serb, e ka shpallur politikë të tij për kufizimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti i Kosovës po vazhdon të mbrojë idenë e tij për korrigjimin e kufirit me Serbinë, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idetë e tilla janë nxitur edhe kundërshtime në një pjesë të vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermanisë e Britanisë, që druajnë për pasoja në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

Në Kosovë, presidenti Thaçi përballet me kundërshtimin e një pjesë të partive në pushtet dhe partitë opozitare. Lëvizja Vetëvendosje madje ka paralajmëruar protesta.

Mediet vendëse në Kosovë shkruan të enjten se presidenti i Kosovës, i përballur me pamundësinë për të siguruar mbështetje për një marrëveshje të mundshme i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ky nen i kushtetutës thotë se:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

2.Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

3.Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.

4.Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njëjtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

5.Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj./VOA

Lajme të lidhura

SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025
AKTUALITET

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
SPORT

Autobusi përfundon në kanal, shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg

21:02 : 05/09/2025
HOROSKOPI

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

20:57 : 05/09/2025
Para

Basha: “Shërbëtorja” e Ramës po liron Shullazin

TË GJITHA

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025

Autobusi përfundon në kanal, shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg

21:02 : 05/09/2025

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

20:57 : 05/09/2025

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com