Monika Kryemadhi paralajmëroi që “fundi” i kryeministrit Edi Rama, do të vijë përmes “pentotive” (të penduarve).
“Ka pendito, fundi do i vijë nga pendito. Ka pasur të tjerë dhe janë fundosur”, tha Kryemadhi.
Një nga personat që ka bashkëpunëtor me Ramën në vepra kriminale do të flasë për drejtësinë, sqaroi Kryemadhi.
Ajo akuzoi Kryeministrin Rama se ka shantazhuar dhe ka arrestuar anëtarë të LSI-së. “I mbetet vetëm të më fusim plumbin, të gjitha mi ka bërë mua”, tha ajo.