• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për Teatrin/ Mashtrimi i Shalsit dhe urgjenca për miratimin e kullave Rama-Fusha

17:27 : 20/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al
Maxhoranca socialiste, e cila është e vendosur për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe hapjen e rrugës për krijimin e kullave, të dyshuara korruptive në qendër të Tiranës, e justifikon qëndrimin e saj me argumenta kushtetues dhe ligjorë të rremë.

Nëpërmjet një procedure tërësisht antikushtetuese, Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, i drejtuar nga socialisti Eduart Shalsi, miratoi dekretin e Presidentit të Republikës që rrëzonte ligjin e posaçëm “Rama-Fusha” dhe, po në të njëjtën mbledhje miratoi disa amendime të një ligji që nuk ekzistonte tashmë.

Sipas kësaj procedure inekzistente dhe anti-kushtetuese, maxhoranca parlamentare i heq të drejtën Presidentit që të rishqyrtojë përputhjen e ligjit me Kushtetutën. Pasi, sipas ligjit Themeltar të shtetit, Presidenti ka të drejtë të vendosë vetëm një herë veton për ligjin.

Këtë veprim procedurial, Shalsi e konsideroi korrekt dhe konform Kushtetutës e ligjit. Ai argumentoi se Parlamenti, edhe më parë, ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Shalsi solli në vëmendje rastin e dekretit të Presidentit Nishani, i cili në vitin 2016 rrëzoi ligjin për “Kamerat e Sigurisë”. Në atë kohë, Parlamenti pranoi dekretin e Presidentit dhe njëkohësisht amendoi disa nene të ligjit, sipas sugjerimeve të kreut të shtetit.

Por Shalsi, mesa duket analfabet funksional në çështjet kushtetuese, paraqiti ose, me shumë mundësi ia kanë dhënë të gatshme, këtë formulë krahasuese, e cila nuk është aspak e vërtetë.

Lexo edhe:

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Ndërhyrjet në drejtësi cenojnë negociatat e Shqipërisë me BE

Në rastin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” (kamerat e sigurisë), Presidenti Nishani kërkoi shfuqizimin e disa neneve të ligjit, të cilat binin ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Pra, ish-kreu i Shtetit nuk rrëzoi tërësisht ligjin, por vetëm disa nene të tij, të cilat.

Në këto kushte, Parlamenti, pasi mori në shqyrtim dekretin e Nishanit për rrëzimin e disa neneve të atij ligji, vendosi të pranojë sugjerimin e Presidentit dhe ndërhyri menjëherë në ato nene të kundërshtuara prej tij.

Në rastin e ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”, njohur ndryshe si ligji për shkatërrimin e Teatrit, Presidenti Meta ka dekretuar rrëzimin tërësor të tij.

Kreu i shtetit ka argumentuar se ligji, në tërësinë e tij, bie ndesh me Kushtetutën, si edhe me një seri ligjesh të tjera, të cilat janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në dekretin e tij refuzues të ligjit për “Teatrin”, Presidenti Meta nuk ka analizuar asnjë prej neneve të ligjit. Sipas tij, e gjithë fryma e ligjit është antikushtetuese dhe nenet përbërëse të tij, si pjesë e të tërës, janë në kundërshtim me ligjin Themeltar të shtetit.

Pra, kur Komisioni i Shalsit pranoi dekretin e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit për Teatrin, në mënyrë direkte ka pranuar edhe rrëzimin e plotë të tij. Në bazë të vendimmarrjes së tij për të pranuar verdiktin e Presidentit, Komisioni i Shalsit kishte për detyrë për të nisur hartimin dhe miratimin e një ligji të ri e të plotë, në të cilin të reflektoheshin edhe sugjerimet e Presidentit.

Por, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Shalsi, me arrogancën e maxhorancës që përfaqëson, vendosi të vijonte procedurën e amendimit të një ligji që tashmë nuk ekziston. Jo vetëm kaq, por ai, nëpërmjet kanaleve mediatike, u mundua të justifikojë qëndrimin e socialistëve me rrethana të rreme.

Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duhet të kenë një hall shumë të madh, për të cilin nxisin Eduart Shalsin dhe deputetët e tjerë të miratojnë ligje, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Në një kohë që Gjykata Kushtetuese është inekzistente, veprimtaria anti-ligjore e Parlamentit dhe e qeverisë nuk është subjekt i asnjë kontrolli kushtetues.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

08:41 : 23/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Ndërhyrjet në drejtësi cenojnë negociatat e Shqipërisë me BE

08:32 : 23/09/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

08:24 : 23/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:18 : 23/09/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

08:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

08:08 : 23/09/2025
Para

Pecetat higjenike dhe tamponët përmbajnë substanca helmuese

TË GJITHA

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

08:41 : 23/09/2025

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Ndërhyrjet në drejtësi cenojnë negociatat e Shqipërisë me BE

08:32 : 23/09/2025

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

08:24 : 23/09/2025

Këmbimi valutor 23 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:18 : 23/09/2025

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

08:13 : 23/09/2025

Temperatura deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

08:08 : 23/09/2025

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com