• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvend, mazhoranca nis shqyrtimin e dekretit të Metës për Teatrin

12:29 : 20/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ka nisur në Kuvend, shqyrtimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta, që e ka kthyer mbrapsht në Kuvend për rishqyrtim, ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në foltoren e Kuvendit kanë dalë me radhë, për të mbështetur kauzën e shembjes së godinës, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila në fund i ka ftuar deputetët që të ndjekin një komedi. Më pas e ka marrë fjalën, kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që akuzoi kreun e PD Lulzim Basha se ishte gënjeshtar në gjithçka që  pretendonte: “O Lulzim, o jurist’, u shpreh Balla nga foltorja.

Pas tij e ka marrë fjalën Rama, që iu drejtua edhe atyre që “sot mungojnë këtu”, duke iu drejtuar me ironi opozitës së mbledhur në Vlorë.

Në vijim, Relacioni i paraqitur nga mazhoranca në Kuvend, shpjegimi për ligjin në fjalë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””

I. QËLLIMI I PROJEKTLIGJIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN Projektligji ka për qëllim përcaktimin e një procedure të veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës për projektimin dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe realizimin e projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës, me partner privat.

II. VLERËSIMI I PROJEKTLIGJIT NË RAPORT ME PROGRAMIN POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTE TË TJERA POLITIKE. Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e qeverisë shqiptare.

III. ARGUMENTIMI I PROJEKTLIGJIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT DHE EFEKTET E PRITSHME.

1. Në lidhje me shprehjen e interesit për zhvillimin e zonës Nga Bashkia Tiranë është paraqitur kërkesa me nr.6848/1, datë 23.2.2018, pranë Ministrisë së Kulturës, për shprehje interesi për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha”, sh.p.k. Në përbërje të kësaj kërkese, subjekti privat angazhohet që, përveç zhvillimit të pronës në pronësi të tij, të realizojë edhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, konform një projekti që do të miratohet nga të gjitha strukturat përkatëse. Pas shqyrtimit të kërkesës, Ministria e Kulturës, me shkresën e datës 29.3.2018, i ka kthyer përgjigje Bashkisë Tiranë ku i parashton pengesat për të realizuar vetë investimin, lidhur me fondet në dispozicion, dhe i kërkon asaj informacion më të plotë lidhur me projektin e propozuar nga subjekti privat. Me shkresën nr.6848/6, datë 14.5.2018, të Bashkisë Tiranë, kjo e fundit i ka përcjellë Ministrisë së Kulturës të gjithë informacionin që disponon lidhur me investimin, pronën dhe orientimin ligjor për realizimin e investimit. 2 Po kështu, në lidhje me objektin e Teatrit Kombëtar, vet institucioni i është drejtuar Institutit të Ndërtimit, me shkresën nr.186/1, datë 9.3.2018, ku i ka kërkuar vlerësimin e gjendjes së godinës. Me shkresën nr.75/1, datë 23.3.2018, Instituti i Ndërtimit i ka kthyer përgjigje Teatrit Kombëtar, duke i bashkëlidhur raportin mbi vlerësimin teknik të godinës.

Në vijim, Ministria e Kulturës, me urdhrin nr.315, datë 16.5.2018, ngre grupin e punës për shqyrtimin dhe vlerësimin e propozimit të Bashkisë Tiranë lidhur me kërkesën për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar. Grupi i punës, me shkresën nr.3427/1, datë 16.5.2018, ka shqyrtuar propozimin dhe ka dalë në konkluzionin se: Për ecurinë e mëtejshme të kësaj procedure, duke parë kompleksitetin e çështjes në fjalë, në procesin e shqyrtimit të kësaj praktike duhen përfshirë, sipas ligjit, edhe institucionet, të cilat prekin fushat përkatëse, jo vetëm Ministria e Kulturës, e cila mbulon fushë e politikave në kulturë, por edhe:

? Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet së cilës do vendoset angazhimi i Avokaturës së Shtetit për kontratat dhe veprimet juridike që parashikojnë detyrime me shtetin, ku ineteresi publik është i lartë, bazuar në VKM-në nr.867, datë 10.12.2014, “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtertërore”, si dhe për të vlerësuar mbi formën juridike që do të ndiqet për zgjidhjen e propozimit në fjalë;

? Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në rolin e përfaqësuesit të pronaritshtet, bazuar edhe në pikën 16, të VKM-së nr.503, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, për vlerësimin e aspektit financiar të investimit dhe vlerësimin e projektit të propozuar;

? Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në VKM-në nr.504, datë 13.9.2017, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, për hartimin dhe zbatimin e politikave në zhvillimin urban dhe të infrastrukturës. Në vijim, sa më sipër, Ministria e Kulturës, me shkresën nr.3466, datë 17.5.2018, i është drejtuar Kryeministrisë, duke e vënë në dijeni të të gjitha procedurave të hartuara nga ana e saj lidhur me këtë kërkesëpropozim si dhe opinionin e grupit të punës të ngritur me urdhër të Ministrisë së Kulturës. Kryeministria vendosi të marrë parasysh kërkesën e Ministrisë së Kulturës, duke i dërguar shkresë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nevojshmërinë e 3 përfshirjes së këtij institucioni si bashkëpropozues në hartimin e projektligjit, në cilësinë e përfaqësuesit të pronës shtetërore.

Projektligji, si bashkëpropozim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës u botua, për konsultim publik, në faqet zyrtare të të dy institucioneve, nëpërmjet AKSHI-t.

2. Baza ligjore Pas shqyrtimit të propozimit, grupi i punës së Ministrisë së Kulturës ka vlerësuar se baza ligjore e nevojshme për të vlerësuar të gjithë procesin është, si më poshtë:

– Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 41 1.

E drejta e pronës private është e garantuar.

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil. 3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë. 4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës, që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë. 5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.

Neni 78 1. Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.

2. Mbledhjet e deputetëve, që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë. Neni 83 1. Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi.

2. Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. – Kodi Civil i RSH (Kreu II); – Ligji nr.10 018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
BOTA

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025
SPORT

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
Para

Ja kush janë vrasësit e baterisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com