Nën dyshimin se ka ndërhyrë tek një prokuror i Prokurorisë së Tiranës, policia e kryeqytetit ka arrestuar paraditen e së enjtes avokaten Donata Lepenica.
Arrestimi në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku burime kanë bërë me dije se javën e kaluar ky institucion ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Mësohet se nën hetim është edhe Prokurori i Tiranës, me inicialet P.H.