• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët “grisin” përfundimisht Kushtetutën për ligjin që shkatërron Teatrin

10:02 : 19/09/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Maxhoranca socialiste në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese realizoi një shkelje flagrante të Kushtetutës, kur, pasi pranoi dekretin e Presidentit që rrëzonte tërësisht ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, miratoi disa amendime të të njëjtit ligj, i cili nuk ekzistonte më juridikisht.

Ligji që lejon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen në të njëjtin territor të një kompleksi kullash u miratua në Korrik 2018 vetëm me votat e socialistëve në Parlament. Por ligji nuk hyri në fuqi, për shkak se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vuri veton mbi të, pasi, në vlerësim e kreut të shtetit, ai akt binte ndesh me Kushtetutën, legjislacionin vendas dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Në dekretin që kundërshtonte ligjin, institucioni i Presidentit kërkonte nga Parlamenti rrëzimin tërësor të tij dhe miratimin e një ligji tjetër, duke marrë në konsideratë vërejtjet e tij.

Lexo edhe:

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Nga ana tjetër, edhe Komisioni Europian, i investuar nga një kërkesë e opozitës, i tërhoqi vëmendjen maxhorancës socialiste se ligji i miratuar duhet të rishikoheh, pasi binte ndesh me disa prej parimeve të gjithëpranuara në Bashkimin Europian.

Mesditën e së martës, Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit, i drejtuar nga deputeti Eduart Shalsi, mori në shqyrtim dekretin e Presidentit që vendoste veton. Në një seancë të shoqëruar me debat, maxhoranca votoi pro dekretit të Presidentit. Pra, praktikisht, rrëzoi në tërësi ligjin e miratuar vetëm me votat e saj.

Por, pas këtij akti, deputeti socialist, Ilir Beqja, paraqiti propozimet për amendimin e ligjit, tashmë të rrëzuar. Ky veprim shkaktoi reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e konsideruan shqyrtimin e amendimeve të një ligji të rrëzuar përfundimisht si një atentat ndaj Kushtetutës.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, maxhoranca, vetëm me votat e saj, miratoi disa amendime të një ligji që nuk ekziston më, përsa kohë që u pranua dekreti i Presidentit të Republikës për rrëzimin e tij.

Në një lexim të Kushtetutës, duket qartë se maxhoranca e ka shkelur hapur atë, duke ndjekur një procedurë të panjohur dhe të panormuar në asnjë vend.

Neni 85 i Kushtetutës parashikon të drejtën e Presidentit për të kthyer për shqyrtim vetëm një herë ligjet e miratuara nga Parlamenti. I njëjti nen parashikon se, dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Në rastin konkret, socialistët në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese pranuan dekretin e Presidentit, i cili kërkonte rrëzimin në tërësi të ligjit që i hap rrugën shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pra, neni 85 i Kushtetutës u ezaurua plotësisht.

Por, nëpërmjet një manovre aspak proceduriale dhe ligjore, socialistët në këtë Komision miratuan edhe disa amendime të ligjit për rrëzimin e Teatrit. Ky veprim është një shkelje e plotë kushtetuese dhe ligjore, pasi deputetët e maxhorancës miratuan amendime të një ligji, i cili nuk ekziston.

Kjo manovër, në fakt, nuk është aspak një “lajthitje”. Me pranimin e dekretit të Presidentit për rrëzimin e ligjit, deputetët socialistë, si rregull, i hapin rrugë miratimit të një ligji të ri. Pas miratimit të ligjit të ri, ashtu siç parashikon Kushtetuta, Parlamenti duhet ta dërgojë për dekretim tek Presidenti, si për çdo ligj.

Por, të bindur se edhe ligji i ri do të jetë në të njëjtën frymë me atë që rrëzoi Presidenti, maxhoranca parlamentare synon të përjashtojë kreun e shtetit nga kontrolli i kushtetuetshmërisë së ligjit të ri.

Dhe si ndodh kjo? Socialistët vendosën të marrin ligjin e vjetër, të cilin vetë e rrëzuan tërësisht dhe ta amendojnë. Në këtë mënyrë, duke e konsideruar si një ligj “të vjetër”, për të cilin Presidenti është shprehur njëherë, deputetët e maxhorancës synojnë që, me procedurën e ndjekur në Komisionin e Shalsit, të përjashtojnë filtrin e Presidentit.

Duke shmangur kontrollin e Presidentit dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, socialistët e kanë shumë të thjeshtë që të miratojnë sërish ligjin e ri (amendimet e ligjit të vjetër), duke i hapur rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kompleksit në kullave në qendër të Tiranës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
BOTA

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
Para

Votimi i ligjit për Teatrin, Rama takim me Ruçin, Veliaj dhe Agaçin

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com