• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kamëz, 172 vetë mungesë personeli në kopshte e shkolla, ministrja Nikolla nuk i përgjigjet kryebashkiakut Xhelal Mziu

11:36 : 17/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Si në të gjithë shkollat e vendit edhe në Kamëz ka nisur sot procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2018-2019.

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu në orët e para të mëngjesit uroi nxënësit dhe mësuesit në statusin e tij FB ku shkruan: – “Sot nis viti i ri shkollor. Si kudo në Shqipëri, edhe në Kamëz me mijëra nxënës u drejtohen shkollave të qytetit për të filluar një vit të ri shkollor, ndërsa nxënësit e klasave të para nisin për herë të parë udhën e shkollës e të dijes. Me këtë rast, një urim për të gjithë nxënësit, mësuesit, por edhe prindërit: Vit sa më i mbarë shkollor për të gjithë, me rezultate të larta dhe arritje të shumta!”.

Më pas kryebashkiaku Xhelal Mziu përshëndeti dhe uroi për fillimin e vitit të ri arsimor nga shkolla “Azem Hajdari” në Babrru-Qendër (Paskuqan) dhe më pas ishte në kopshti në Qendër Kamëz.

Kur viti i ri shkollor erdhi dhe çerdhet, kopshtet dhe shkollat kanë hapur dyert, Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë nuk ka marr as merr asnjë përgjegjësi për t’iu përgjigjur nevojave që kanë këto institucione të edukimit dhe dijes. Shqetësimi është evident dhe për këtë kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, thotë se ka bërë çmos që në Kamëz të mos gjendeshim përballë kësaj situate, e cila ka nevojë për zgjidhje sa më të shpejtë dhe kjo kërkon reagim.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë: “Në Bashkinë Kamëz, e gjashta njësi administrative në vend për nga popullsia, ndër bashkitë e reja e krijuar në vitin 1996, pavarësisht asaj çfarë është bërë deri më tani (veçanërisht nën qeverisjen e PD e konkretisht në vitet 2007-2013), nevojat janë sërish të mëdha”.

Lexo edhe:

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedim penal

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

Sipas Mziu, veç mungesës së ambienteve shtesë si ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve që janë të nevojshme, sërish edhe për ato institucione aktuale të dijes dhe edukimit mungon personeli i duhur. Pavarësisht kërkesave të Bashkisë Kamëz, Ministria e Arsimit dhe qeveria e “Rilindjes” me Ramën Kryeministër as e ka vënë ujin në zjarr për t’iu përgjigjur kërkesave të kryetarit të Bashkisë Kamëz për shtesë personeli.

Në mungesë fondesh nga ana e Bashkisë, nuk janë pak shkresat zyrtare, komunikimi me Ministrinë e Arsimit përmes titullarësh, konkretisht kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe ministres Lindita Nikolla, ku Mziu pas studimit të bërë dhe verifikimit në terren, i ka raportuar Ministrisë nevojën për dyfishimin e numrit të edukatoreve, sepse 50% e fëmijëve nuk shkojnë në kopsht për shkak të mungesës së edukatoreve.

“Nevoja është konkrete, e konstatueshme në terren dhe emergjente për mungesë sanitaresh, rojesh si dhe sekretare shkollash. Plotësimi i këtij personeli nga MASR është i detyrueshëm në kuadër të plotësimit të detyrimeve ligjore bazuar në reformën territoriale me VKM “Për transferuat specifike, për financimin e funksioneve të deleguara, ku në vartësi të pushtetit vendor kalon personeli i kopshteve, çerdheve dhe konvikteve”, – thotë Mziu.

“Ky diskriminim që ministria dhe qeveria i bën Kamzës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm, sepse numri i personelit është i vogël, ku dua të theksoj që një pjesë e mirë e shkollave dhe kopshteve nuk kanë fare ose kanë mungesë personeli. Te numri i punonjësve ndihmës MASR nuk ka planifikuar fare punonjës mirëmbajtës. Nga studimi, ose më saktë nga konstatimi në terren që kemi bërë si Bashki, theksoj që Kamza ka nevojë për personel shtesë; 95 edukatorë kopshtesh, 19 sanitare, shkollash, 33 roje, 25 mirëmbajtës, pra në total 172 personel shtesë”, përfundon prononcimin kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Por, pavarësisht dhjetëra shkresave në drejtim të MASR, përgjigjja ka qenë negative, duke pohuar se është i mjaftueshëm, sipas tyre, numri ekzistues i personelit. Gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër?!

41873155_2461873157164182_6310707185881972736_n
41971051_2038586899532918_4179325889965719552_n
42058935_1925094001117570_8745480595015991296_n
42130631_1932424063725958_4611149422393294848_n

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedim penal

11:35 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

11:19 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

11:05 : 24/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

10:51 : 24/10/2025
Para

Pezullohen nga puna 16 mësues

TË GJITHA

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedim penal

11:35 : 24/10/2025

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

11:19 : 24/10/2025

Vr*sja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar: Dy vite më parë autori qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

11:05 : 24/10/2025

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

10:51 : 24/10/2025

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

10:38 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com