Ngjitet në çatinë e qendrës tregtare për selfie dhe bie, vdes 15-vjeçari

Lexo edhe:

Selfie-mania shkakton një tjetër viktimë. Një djalë 15-vjeçar ka gjetur vdekjen,  pasi ka rënë poshtë një kanali ajrimi në qendrën tregtare Sarca, në Milano.

Adoleshenti italian  ishte ngjitur me një grup miqsh në çatinë e strukturës  për të bërë një selfie dhe kur është zbuluar nga forcat e sigurisë është përpjekur të largohet, por ka rënë në tubin e ventilimit duke fluturuar nga 25 metra lartësi.

“Donim të bënim një selfie për të treguar që ishim ngjitur në majë të kinemasë Skyline’, kanë treguar miqtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 të së shtunës. Në momentin që djali nga Cusano Milanino po përpiqej të largohej ka rënë në një hapësirë shumë të ngushtë dhe forcave të zjarrfikëseve u është dashur një manovër shumë e komplikuar për ta nxjerrë që atje.

15-vjeçari u transportua në spital por si pasojë e plagëve të marrë nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

 

 

Lajme të lidhura

Para