• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Operacioni i RENEA-s në Lushnje, familjarët: E vranë në gjumë

16:40 : 14/09/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 77 vjeçar u plagos në kokë me armë zjarri në fshatin Remas të Lushnjes gjatë një operacioni që Forcat Speciale të RENEA-s po kryenin në zonë.

Sipas familjarëve, RENEA ka qëlluar me armë Haxhi Likën, në kohën që ky i fundit ndodhej në gjumë.

Ndërsa Policia e Shtetit ka një tjetër version për ngjarjen. Sipas saj i moshuari ka dalë me armë në dritare dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë.

Rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta.

Fisi Lika nga fshati Remas i Divjakës u zgjua i terrorizuar. Gjatë një operacioni policor të forcave speciale RENEA, u plagos në kokë Haxhi Lika, 77 vjeç. Pretendimet e familjarëve janë se i moshuari u qëllua me plumb kur ndodhej në gjumë. Bashkëshortja e tij, Rrufe Lika ndodhej me të në dhomë.

Lexo edhe:

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

‘Qemë në gjumë të dy anë dritares aty, ku di unë ça bënë, nuk mbaj as mend, por që na zgjunë, ishte e papritur (qan) nuk e di si qe. Ne në punën tonë’.

Image

Pamjet e marra në dhomën e gjumit tregojnë shenjat e plumbit i cili ka hyrë nga dritarja dhe ka përfunduar në murin e brendshëm të saj. Gjurmë gjaku konstatohen edhe në krevatin e të plagosurit. Një tjetër gjurmë plumbi është poshtë dritares, nga ana e jashtme e banesës.

Familjarë të tjerë të fisit Lika, tregojnë momentet e mësymjes së policisë në banesat e tyre.

Familjar 1: I thashë pse më qëlloni ça kini, jeni policia ça doni, kontrolloni ça keni në shtëpi, ore po nuk kam gjë, kam gruan kam dhe gocën dhe çunin.

Familjar 2: Të vish në 4 të mëngjesit të ngrihesh nga gjumi, Ne thamë ça ishte kjo zhurmë sikur dhe kriminelë të kishim qenë ne, jo ashtu. Shteti është shtet, bjere kartën e identitetit nëse kërkon njeri, shikonte mua çunin, tjetrin.

Familjar 3: Kërkojmë një të shumëkërkuar na thanë që është strehuar këtu te ju, po hajde urdhëroni, hajdeni brenda i thamë ne. Po të sillen si njerëz jo si kafshë. Të vesh ti të vrasësh plakun në gjumë. Plaku 78 vjeç pa u ngritur nga gjumi me armë në rrëzë të veshit.

Familjar 4: Na erdhi policia terror, në orën 5 të mëngjesit terror, qëlluan me armë na plagosi të tërëve, na ktheu me fytyrë pas murit, na vendosi prangat.

Familjar 5: E vranë xhajën në gjumë.

Gazetarja: Ku e kapi plumbi?

Familjar 5: Në ballë i ka dalë prapa kokës.

Gazetarja: Po tani ku e mbajnë.

Familjar 5: Në spital qe, në Lushnje, nuk e mbajtën, tani është në Tiranë.

Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp në lidhje me ngjarjen. Sipas saj gjatë planit operacional për kapjen e dy të dyshuarve për vrasje, të cilët fshiheshin në banesën e 77- vjeçarit, ky i fundit thirrjes së policisë i është përgjigjur me armë. Haxhi Lika sipas policisë ka dalë në dritare me armë gjahu.

Ndërsa policia pas thirrjes për dorëzim ka qëlluar në ajër. Plagosja e 77 vjeçarit mbetet në rrethana të paqarta sipas policisë. Ai ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Pas këtij operacioni policia ka ndaluar dy djemtë e të plagosurit , vëllezërit Martin dhe Arben Lika.

Sipas Policisë së Shtetit është marrë informacion se në banesën e të moshuarit Lika strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025
AKTUALITET

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025
AKTUALITET

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025
AKTUALITET

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

Mziu: Në Shkollën Profesionale Kamëz, regjistrimet po bëhen sipas partisë

TË GJITHA

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj

22:02 : 14/11/2025

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

21:07 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com