• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Drejtoresha hoqi mësuesen për arsye politike, pushohet edhe vetë nga puna

23:46 : 14/09/2018
në AKTUALITET

Mësuese Fatbardha Alushaj rrëfeu për emisionin “Stop” si e larguan padrejtësisht nga shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh, me pretendimin se nuk kishte marrë pjesë në portal. Por kur është punësuar si mësuese në këtë institucion, portali nuk ekzistonte.

“Jam mësuese në shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” prej 4 vjetësh. Dy vitet e para kam qenë mësuese në lëndën e edukimit fizik me kontratë të përcaktuar. Në vitin 2016 emërohem si mësuese ndihmëse me afat të papërcaktuar, pra me kontratë definitive. Kam punuar me një fëmijë që ka probleme dhe pas një farë kohe më vjen një shkresë nga Zyra Arsimore dhe Drejtoria Arsimore, ku thuhet se duhet të më zgjidhet kjo kontratë, pasi unë nuk kam marrë pjesë në asnjë nga portalet ‘Mësues për Shqipërinë’.

Një udhëzim i tillë nuk ka dalë në vitin që unë kam dalë si mësuese ndihmëse, por në vitin 2017-2018. Unë nuk kam pranuar të firmos, por zgjidhja e kontratës u bë në mënyrë të njëanshme nga ana e drejtorisë së shkollës”, shpjegoi mësuese Fatbardha.

Marrëdhëniet e punës së Fatbardha Alushajt me shkollën “Ismail Klosi” janë ndërprerë në fundin e muajit Qershor dhe aktualisht është e papunë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

“Unë besoj se ky është një akt politik sepse deri diku ma kanë komunikuar. Vetë drejtoresha më tha që të mos bëja përpjekje më tej sepse ata kështu e urdhëronin”,theksoi denoncuesja.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë të Fatbardha Alushajt, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua shkollës “Ismail Klosi” për të komunikuar me drejtoreshën Loreta Zeqaj, e cila çuditërisht u shkarkua në po të njëjtën ditë.

Gazetarja – Përshëndetje!

Drejtoresha – Përshëndetje!

Gazetarja – Si jeni? Si kalon?

Drejtoresha – Si ke kaluar?

Gazetarja – Gena Haxhiu, gazetarja e emisionit “Stop”. Ju jeni drejtoresha?

Drejtoresha – Uufff…  Unë sapo u shkarkova nga detyra. Kolektivi është në mbledhje, bënë prezantimin e drejtoreshës së re.

Gazetarja – Sapo u shkarkove?

Drejtoresha – Po!

Gazetarja – Doja të dija, si qëndron e vërteta e këtij largimi?

Drejtoresha – Uufff Fatbardha… Në lidhje me Fatbardhën nuk është bërë asnjë shkelje ligjore. Absolutisht! Kam kaluar gjithë ato kontrolle, gjithë ato ekipe në lidhje me të gjithë problematikën e Fatbardhës dhe konstatimi është se nuk është gjetur asnjë lloj shkelje ligjore. Më besoni!

Gazetarja – Po pse është larguar pra?

Drejtoresha – Nuk… ajo është me kontratë. Është punonjëse me kontratë.

Gazetarja – Kontratë?

Drejtoresha – Me kontratë të përcaktuar.

Gazetarja – Më jep pak kontratën e përcaktuar dhe nga kush është firmosur sepse unë kam në dorë një kontratë tjetër që thuhet se është definitive.

Drejtoresha – Të lutem! Ato janë bërë gabimisht dhe janë gjetur shkelje nga Ministria.

Gazetarja – Kush i ka bërë gabimisht?

Drejtoresha – Në raport janë nga Zyra Arsimore, janë miratuar atje.

Gazetarja – Domethënë ju për këtë arsye bëni përgjegjëse Zyrën Arsimore?

Drejtoresha – Normale sepse atje është bërë miratimi. Miratimi i kontratave.

Gazetarja – Më fal që po pyes, po motivi jot i largimit nga puna, meqenëse me një gur po vrasim dy zogj?

Drejtoresha – Dihet, është politike. Absolutisht, përderisa në këtë moment rolin politika e luan tek drejtuesit, unë nuk kam se çfarë shtoj tjetër.

Gazetarja – Faleminderit dhe suksese në jetë! Nuk ta them në konotacionin e keq.

Drejtoresha – Absolutisht dhe unë të falënderoj dhe shpresoj të kesh marrë përgjigjen e duhur nga unë!

Pra, drejtoresha u shpreh se është shkarkuar për arsye politike, ndërsa për mësuesen Fatbardha Alushaj tha se përgjegjësia e kontratës i takon Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier. Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua DAR-it për të zbuluar arsyen e largimit nga puna të mësuese Fatbardhës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Yllba Beci tha se kontrata me afat të papërcaktuar që ka lidhur Fatbardha Alushaj me shkollën “Ismail Klosi” bie ndesh me të gjitha udhëzimet që ka në fuqi arsimi parauniversitar.

“Nuk i plotësonte kriteret përkatëse dhe për këtë arsye kjo kontratë është zhbërë. Pasi është kapur me një shkelje prej një kontrolli të kryer  nga institucionet në varësi”,shpjegoi drejtoresha Beci.

Ndërsa juristja Këze Hyskaj tha se DAR Fier i është drejtuar Zyrës Arsimore në Mallakastër për verifikimin dhe marrjen e masave përkatëse për drejtorinë e shkollës, që ka bërë lidhjen e kontratës.

Si përfundim, nuk ka rëndësi nëse Fatbardha Alushaj është larguar nga puna për arsye politike apo jo, por që tanimë është e papunë, ashtu si dhe drejtoresha Loreta Zeqaj. /TVKlan.al

  • FOTO/ Drejtoresha hoqi mësuesen për arsye politike, pushohet edhe vetë nga puna

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
Para

Braktisën Belgjikën për të jetuar në ishull: Jemi më të lumtur, më të ri dhe hamë vetëm fruta

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com